Rama nxorri letrën e UÇK, del shkresa tjetër: Dritan Goxhaj në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (FOTO)
TIRANË- Në ditën e 23-të të protestës së qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec, një nga figurat që mori vëmendje ishte Dritan Goxhaj. Ai ishte personi që mbajti fjalim para protestuesve dhe paraqiti pesë pika kryesore drejtuar qeverisë.
Pas këtij episodi, vëmendja publike është zhvendosur tërësisht te figura e tij, kryesisht pasi kryeministri Edi Rama, në një reagim të ashpër ndaj tij, publikoi një dokument ku pretendohej se Goxhaj kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama publikoi një dokument që, sipas tij, i përket UÇK-së dhe hedh dritë mbi një episod të vitit 1999. Ai e ka quajtur Goxhajn manipulator, pasi sipas tij, Goxhaj gjatë gjithë kësaj kohë ka pretenduar se ka qenë luftëtar i UÇK në Kosovë dhe Preshevë.
Në dokumentin e UÇK-së të tregohet se si më 14 prill 1999, në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan mbërritën si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku. Sipas dokumentit, kur është pyetur nëse do të qëndrojë në luftën e Kosovës, Goxhaj është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.”
Rama për Dritan Goxhajn:
Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah.
Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet.
Dokumenti i mësipërm është i firmosur nga një prej ish drejtuesve të UÇK, Xheladin Gashi i njohur si komandant Plaku. Xheladin Gashi, ishte njëri nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së, si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm që nga themelimi i UÇK-së. Komandant Plaku ka vdekur në vitin 2005 ku në atë kohë ka qenë në krye të Shoqatës “Miqtë e TMK-së”.
Publikimi i këtij dokumenti ka nxitur një debat të gjerë në opinionin publik, politik dhe mediatik, ndërsa reagimet nga figura të ndryshme vijojnë...
Së fundmi, është publikuar edhe një tjetër dokument, i cili, rrëzon pretendimet e kryeministrit Rama lidhur me rolin e Goxhajt gjatë luftës në Kosovë. Në materialin e publikuar thuhet se Goxhaj ka mbajtur detyrën e komandantit të një batalioni gjatë periudhës së konfliktit, duke u paraqitur si dëshmi e përfshirjes së tij aktive në luftën e Kosovës.
Megjithatë, klima e debatit mbetet e ngarkuar, ndërsa pritet të shihet nëse palët do të sjellin reagime të mëtejshme apo dokumentacion shtesë për të sqaruar plotësisht pretendimet dhe kundërpretendimet e ngritura./ZËRI
Përplasja mes protestuesve, Rama: Po ti o hoxhë, për llogari të kujt je futur në protestë, mos bëj punën e shejtanit
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që tashmë kanë hyrë në ditën e 24-të të tyre. Rama ka publikuar së fundi, statusin e hoxhë Mustafa Terniqit, i cili shkruan se Arben Kola nuk është organizator i protestës dhe nuk mund të flasë në emër të saj. Rama thekson se vendi i Terniqit është në xhami dhe jo të bëjë 'punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve'.
Edi Rama: Ah, pra unë e paskam ditur diçka kur ia tregova shqiptarëve këtë “hero” të flamingove
Po pyetja ime tani është, po ti o hoxhë për llogari të kujt je futur në protestë se vendi yt është në xhami dhe për ty që duhet të drejtosh lutjet, Kurani thotë se mbi kurrizin tënd rëndon një përgjegjësi e madhe, për të paqtuar shpirtrat, për të predikuar të vërtetën dhe për të mos e fshehur dijen?¿ Pra shkurt llafi, të mos luash kukamçefthi hoxhë, e të mos bësh punën e shejtanit duke futur xixa mes shqiptarëve, se nuk ia ka borxh askujt ky vend ndezjen e zjarreve të dasive fetare, as mesveti, as me botën . Dhe merr shembull nga urtësia e Komunitetit Musliman, paçka se nuk je as pjesë e tij, se s’po të them gjë për si e qysh u ndërtua asokohe xhamia jote.
Toleranca e madhe nuk është as dobësi e as mosdije për shumë gjëra të pathëna i dashur hoxhë
***Askush të mos dyshojë se do t’ia lejoja vetes të merresha kështu me këdo protestues që s’ka mizë në vesh kur flet, se po t’ia lejoja s’do respektoja rolin dhe detyrën time ndaj shqiptarëve. Po shqiptarët, në daç në punë, në daç në protestë e në daç në kafe, s’mund të lejojnë që këta të mizave instaluara në vesh, t’i nxisin keq e më keq kundër njëri-tjetrit…
“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një porstimi në rrjet edhe ndaj Dritan Goxhajt, një prej figurave të përmendura si organizator i protestës së fundit. Goxhaj një ditë më parë nga protesta e 23 e mbajtur në Tiranë, parashtroi 5 kërkesat e plota drejtuar qeverisë me në krye kryeministrit Edi Rama, ku mes të cilave kërohet dorëheqja e kryeministrit, krijimi i një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimi i disa ligjeve dhe paketave që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.
Rama duke publikuar një dokument që, sipas tij, i përket UÇK-së dhe hedh dritë mbi një episod të vitit 1999 e ka quajtur Goxhajn manipulator duke theksuar se nuk hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së.
Në dokumentin e UÇK-së të tregohet se si më 14 prill 1999, në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan mbërritën si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku. Sipas dokumentit, kur është pyetur nëse do të qëndrojë në luftën e Kosovës, Goxhaj është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës.”
Rama për Dritan Goxhajn:
Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah.
Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet.
'Unë nuk jam ai që ka pushtetin'! Protestuesi-Ramës: Ti je autori i halleve të mia...dalim në shesh sepse jetojmë realitetin
TIRANË-Protestuesi Erlis Sina, i cili ishte në mesin e disa qytetarëve që qëndruan gjithë natës para Kryeministrisë, i është përgjigjur mesazhit publik që i drejtoi kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi edhe një foto të tij. Rama krahas fotos së ndarë të Sinës, u shpreh se sheh veten dhe i bërti thirrje të mos lejojë që pakënaqësitë e tij të përdoren kundër interesave të vendit dhe e ftoi të dialogojë me institucionet.
Në një përgjigje të publikuar në rrjetet sociale, Sina shprehet se nuk pranon të barazohet me figurën e kreut të qeverisë dhe e konsideron atë përgjegjës për problemet që, sipas tij, i kanë nxjerrë qytetarët në protestë. Qytetari e akuzon Ramën, për nxitjen e emigrimit të të rinjve, padrejtësi sociale dhe mungesë të perspektivës në vend. Ai argumenton se pakënaqësia qytetare nuk buron nga manipulimet politike apo ndikimi i rrjeteve sociale, por nga vështirësitë e përditshme me të cilat përballen qytetarët.
Sina thekson se ata që marrin pjesë në protestë nuk dalin në shesh për shkak të ndikimit të algoritmeve, influencerave apo forcave politike, por sepse përballen çdo ditë me vështirësi reale.
Protestuesi Erlis Sina:
Pergjigje e detyruar per Edi Ramen!
UNË NUK JAM TI!
Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde.
Unë nuk jam ti.
Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.
Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.
Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.
Ti je.
Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.
Ti nuk je viktima e halleve të mia.
Ti je autori i tyre.
Je autori i emigrimit të mijëra të rinjve që nuk panë më të ardhme në Shqipëri.
Je autori i padrejtësive që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre.
Je autori i arrogancës së një pushteti që nuk dëgjon më askënd përveç vetes.
Kur thua se ke frikë nga ata që mund t’i bëjnë keq Shqipërisë, harro një gjë:
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e votës.
Nuk ka humnerë më të thellë se grabitja e pronës.
Nuk ka humnerë më të thellë se shkatërrimi i dinjitetit.
Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e së ardhmes së një brezi të tërë.
Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi.
Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat.
Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita.
Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.
Sepse paguajnë faturat.
Sepse kërkojnë punë.
Sepse presin në spitale.
Sepse shohin fëmijët të largohen.
Sepse ndihen të huaj në vendin e tyre.
Dhe kur ti përpiqesh t’i paraqesësh si turmë të përdorur, nuk po i kupton.
Po i përçmon.
Fotografia ime në murin tënd më bën pis.
Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua.
Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua.
Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar.
Unë nuk jam ti.
Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush.
Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu
Protestat/ Rama për Financial Times: Kush më akuzon se jam “Kumbari” i them “F*ck You”!
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për prestigjiozen The Financial Times ku dhe ka komentuar protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në intervistën e tij, kreu i qeverisë ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë ashtu si protestuesit e cilësojnë dhe deklaron se u takon atyre të provojnë nëse ai është udhëheqësi i gjithë kësaj.
“Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’ ‘(Shkoni q*huni’. Kaq e thjeshtë. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre t’a provojnë se jam ‘Kumbari’”, deklaroi ai për Financial Times.

Rama se nuk ekziston asnjë lidhje mes projektit në Sazan e Zvërnec dhe hetimeve të fundit për pastrim parash e trafik ndërkombëtar droge që kanë çuar në lëshimin e urdhër-arresteve ndaj disa biznesmenëve, përfshirë Artur Shehun. Sipas tij pastrimi i parave nuk është një problem i madh, duke deklaruar se edhe në Londër ka pastrim parash. Rama përsëriti gjithashtu pretendimet e tij se protesta kundër projektit është nxitur edhe nga kundërshtarë të presidentit amerikan Donald Trump.
Artikulli i plotë:
Kryeministri Edi Rama ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë pas javësh protestash kundër korrupsionit, të nxitura nga zhvillimi i një resorti luksoz i lidhur me dhëndrin e Donald Trump.
E ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” u shkaktua nga zemërimi publik për projektin prej 4 miliardë dollarësh të planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe pranë një rezervati natyror të njohur për flamingot. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe ndjekjen e tij penale për atë që ata e konsiderojnë korrupsion sistemik që u lejon investitorëve ndërkombëtarë të ndërtojnë në toka të mbrojtura.
“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them: ‘fuck you’. Kaq e thjeshtë,” tha ai. “Nuk më takon mua të provoj se nuk jam Kumbari, u takon atyre të provojnë se jam Kumbari.”
Prokurorët shqiptarë kanë lëshuar urdhër-arreste për më shumë se një duzinë biznesmenësh për trafik droge dhe pastrim parash, përfshirë një prej tyre që më parë kishte zotëruar tokë në zonën ku do të zhvillohet projekti i Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump. Një zëdhënës i Kushner dhe partnerëve të tij të tjerë në Shqipëri nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Rama këmbënguli se investimet e Kushner janë të rregullta dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në vazhdim ndaj një ish-pronari të tokës.
“Të thuash se ekonomia shqiptare bazohet te pastrimi i parave, kjo është e tmerrshme,”- i tha Rama Financial Times në zyrën e tij, me pamje nga bulevardi ku dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar çdo mbrëmje për më shumë se tre javë.
“Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh. Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuash se ekonomia britanike është në pjesën më të madhe pastrim parash? Jo.”
Prokurorët shqiptarë kundër korrupsionit kanë lëshuar urdhër-arreste për 20 biznesmenë që, sipas tyre, janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Dyshohet se miliarda euro janë kanalizuar drejt projekteve të mëdha të ndërtimit përgjatë bregdetit Adriatik dhe në kryeqytetin shqiptar.
Mes biznesmenëve të vënë në shënjestër është Artur Shehu, shtetas me dy nënshtetësi, amerikane dhe shqiptare, që jeton në Miami. Shehu në vitin 2025 shiti tokë pranë rezervatit natyror ku folezojnë flamingot te Albania Land Development, një kompani e lidhur me projektin e Kushner. Kjo marrëveshje u vu nën shqyrtim nga prokurorët antikorrupsion, të cilët ngrinë pagesa me vlerë 128 milionë euro në pritje të hetimit.
Shehu nuk iu përgjigj kërkesave për koment.
Rama argumentoi se qeveria e tij u ka lejuar prokurorëve të ndjekin çështjet në mënyrë më agresive, gjë që ka rritur edhe perceptimin se vendi është i mbushur me korrupsion dhe krim të organizuar. “Në fakt është e kundërta. Shqipëria po lufton si kurrë më parë dhe sot është shumë më pak e korruptuar sesa ka qenë.”
Ai përsëriti pretendimet se protestat janë nxitur nga kundërshtarët e presidentit amerikan, përfshirë Iranin.
“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt... për shkak të Trump,” tha ai. “Po të mos ishte Jared Kushner... askujt nuk do t’i interesonin flamingot, Shqipëria apo asgjë tjetër. Është e gjithë urrejtja kundër Trump që krijon gjithë këtë vëmendje dhe shqyrtim.”
Ai tha se është i bindur se planet për zhvillimin e bregdetit do të ecin përpara pavarësisht protestave.
“Pjesa e rëndësishme është që investitorët nuk janë kriminelë dhe nuk janë të përfshirë në pastrim parash,” tha Rama. “Ata janë investitorë të mëdhenj. Është një mundësi historike për Shqipërinë.”
'Të përdorën ty, për interesat e veta' Rama dedikim protestuesit para zyrës së tij: Shoh veten time! Mbete vetëm, eja tek unë…
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve para kryeministirisë, këtë herë me një letër drejtuar një qytetari i cili shihet i ulur i vetëm para zyrës së tij. Në dedikimin e gjatë Rama shprehet se nuk e sheh protestuesin si humbës, por si një qytetar që ka mbetur vetëm me bindjet dhe shqetësimet e tij.
Kreu i qeverisë shkruan se e kupton zemërimin dhe pakënaqësitë e njerëzve që protestojnë, qoftë për problemet ekonomike, shëndetësore apo padrejtësitë që hasin në jetën e përditshme. Megjithatë Rama akuzon nxitësit e protestave, influencerët se përdorin zemërimin e qytetarëve për interesat e tyre politike dhe personale. Kraha imazhit të qytetarit kreu i qeverisë e cilëson vetminë e tij si një formë tradhtie ndaj qytetarëve që besojnë dhe angazhohen në protesta.
"Ata që në studiot televizive të komentuan mbrëmë me entuziazëm si njeriu i popullit, që më në fund po lan hesapet me qeverinë dhe kryeministrin e korruptuar, ndërkohë që për vete, prej vitesh të gjata paguhen më shumë nën dorë se sa mbi dorë për të shpifur tërë të zezat dhe sharë mua me libër shtëpie, tani po flenë në shtëpitë e bollshme të blera me ulje të forta nga “oligarkët”. Mbi dyshekë të butë të blerë me “lëmoshat” e zeza mijëraeuroshe të këtyre të fundit. Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon.
Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit,"-shkruan Rama në postimin e tij, drejtuar protestuesit.
Ndër rreshta Rama i kërkon proestuesit të shkojë drejt tij dhe të mos lejojë askënd ta përdorë hallin e tij kundër Shqipërisë.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES
Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij.
Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar.
Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet…
Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a me drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty.
Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm. Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, pa hiçasgjë që e cënon harmoninë e një vëllazërie të lumtur, sot nuk janë askund.
Ata që në studiot televizive të komentuan mbrëmë me entuziazëm si njeriu i popullit, që më në fund po lan hesapet me qeverinë dhe kryeministrin e korruptuar, ndërkohë që për vete, prej vitesh të gjata paguhen më shumë nën dorë se sa mbi dorë për të shpifur tërë të zezat dhe sharë mua me libër shtëpie, tani po flenë në shtëpitë e bollshme të blera me ulje të forta nga “oligarkët”. Mbi dyshekë të butë të blerë me “lëmoshat” e zeza mijëraeuroshe të këtyre të fundit. Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon.
Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit.
Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese, mllefe politike sallahanash të pjesëve të tjera të kombit tonë. Kundër qeverisë tënde në Shqipëri, të cilën ti nuk je asfare i detyruar ta duash. Nuk je as i ndaluar ta luftosh. Por nuk ke as të drejtën të lejosh të tjerë të vendosin për të dhe të flasin në emrin tënd; djemtë e axhallarëve dhe cucat e hallave, nuk vijnë dot në shtëpinë tënde për të vendosur.
Ikën sigurisht, edhe ata që algoritmi dhe partitë e partiçkat e gurëve të hedhur e të duarve të fshehura, i mblodhën për të burgosur Ramën duke e kthyer bulevardin e kryeqytetit të Europës së Ballkanit, në një shesh mesjetar ku turmat e inkuizicionit ulërinin në kor për djegien e gjallë të shtrigave. Ikën qorrallapajt. Ikën ballibullistat. Ikën sypuliturat opozitare që të vinin rrotull duke folur me pasqyrën e tualetit digjital para fytyrës së tyre hipokrite. Ikën karikaturat parlamentare që nxirrnin kokën pas shqiponjës mbi kurrizin tënd…
Së bashku me armatat armike të profileve fallco e të raketave digjitale, që hidhen papushim nga Lindja tutje Europës drejt sheshit televiziv të revolucionit të flamingove dhe shpërndajnë në mijëra thërrime lajkesh e follouerash fallco, çdo bombë që gjuan një gënjeshtër, lajm të rremë, video të manipuluar, ikën edhe ata që u dyndën në bulevard nga emigracioni në shtete të huaja, si shqiponja shpëtimtare të mëmëdheut të nxjerrë nga algoritmi në sheshbetejën e kundërshtisë globale, politike, ideologjike me Presidentin e Amerikës.
Ikën të tërë!
Iku madje edhe një sorrë kobzezë, që predikonte hakmarrjen ndaj amerikanëve që vranë “vëllaun tonë”, gjeneralin iranian Kasem Suleimani, kasapin e pamëshirshëm të regjimit terrorist të Teheranit. Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan, shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit, sepse algoritmi nuk ka ndjenja, nuk njeh njerëz, nuk do ideale, nuk pyet kush ka të drejtë. Ai interesohet vetëm për çfarë prodhon më shumë kuriozitet, eksitim, zemërim dhe varësi prej tij. Ti në fakt mbete siç ishe. Ai që ishe kur u nise drejt bulevardit për të ndryshuar botën. I vetëm përballë ditës së gjatë. Me sytë e hapur në boshin që të rrethon, pas kthimit në tokë nga nata në qiellin e iluzioneve revolucionare. Ndërsa ata që u ngjitën lart në vëmendjen e dynjasë falë teje, duke të mbushur mendjen se befas u bëre ai që nuk je, forca e një revolucioni që nuk është, për përmbysjen e realitetit dhe zëvendësimin e tij me një realitet të krijuar vetëm për të të joshur ty, gatuan pa mëshirë në tiganin e pakufishëm të algoritmit, ushqimin e tyre me mishin e me shpirtin tënd.
Dhe u zhdukën.
Ti mbete aty.
Në këtë fotografi të trishtë unë nuk shoh assesi dështimin tënd. Shoh veten time dhe vështirësitë e hallet e tua. Po, sepse luftoj përditë e zemërohem jo pak, me ata që nuk ua ndjen për ato vështirësi dhe jo nuk dinë as të t’i qajnë hallet, po më keq akoma, t’i përçmojnë si ti të ishe një koment anonim në fejsbukun e tyre, jo një rob Zoti me barrën e problemeve të tua në pragun e derës së shtetit tënd.
Por shoh tek kjo fotografi e zgjimit në sheshin e zbrazët edhe shijen e tradhëtisë së gjithkujt që të përdori mbrëmë për interesat e veta. Ji i sigurtë se sado e çuditshme të të duket, më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije. Po njësoj, fotografia është e imja ndërsa tradhëtia është e të tjerëve, herë një bashkëpunëtor, herë një vartës i njohur a të tjera herë vartës të panjohur të vartësve, që për interesat e tyre e përdhunojnë besimin tim në forma të ndryshme. Sillen keq me njerëzit. Përçmojnë meritën. Stimulojnë farefisin. Promovojnë tarafin. Kërkojnë lekë nën dorë. Favore. E mbi të gjitha, harrojnë që ajo karrige është nder, jo uturak. Fatmirësisht, ndryshe nga ti, dita ime vazhdon me punë të pandalur, falë energjisë së mirë të plot e plot të tjerëve, që punojnë bashkë me mua.
Pra siç e sheh, kjo e imja nuk është letra e dikujt që të qan hallin duke të parë nga lart apo nga larg. Eshtë një letër e ndjerë respekti për ty që besove, luftove dhe mbete vetëm. Po njëkohësisht është edhe një shtrirje dore nga dikush që e di ç’domethënë të ndjehesh vetëm, kur besimi që jep shpërdorohet dhe lufta që bën tradhëtohet.
E di që sot mund të më shohësh si kundërshtarin tënd. Ndoshta edhe si shkakun e zemërimit tënd. Kjo letër nuk është një përpjekje që ti të më shohësh ndryshe. As një kërkesë që ta drejtosh gjetkë shigjetën e zemërimit tënd.
Pyete vetë veten nëse armiku yt jam unë, që përpiqem papushim mes njiëmijë vështirësish që Shqipëria të bëhet çdo ditë më e mirë se një ditë më parë, apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes për të të lënë në rrugë, vetëm, si shishe boshe të hedhur tutje pa kokëçarje pas një dehjeje kolektive. Nëse përgjigja jote do të jetë akoma se armiku yt jam unë, patjetër që do ta respektoj. Sepse demokracia jeton edhe nga kjo e drejtë dhe nga respekti për këtë të drejtë. Por nëse një ditë do të kuptosh të vërtetën e thjeshtë, se halli yt nuk është asfare larg hallit tim, atëherë mos i prit aty ata që do të kthehen përsëri në mbrëmje.
Eja tek unë.
Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua. As të më votosh nëse nuk do të të mbushet mendja, se jo thjesht nuk jam unë e keqja e madhe që ata të kanë mbushur mendjen se jam, po unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha, që ata mund t’i bëjnë Shqipërisë po t’u hapet rruga. Eja pra tek unë, qoftë edhe vetëm për të mos lënë askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë dhe as të përdorë hallet e Shqipërisë kundër teje.
Eja, sepse Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht. Shqipëria po bëhet nga çdo shqiptar e shqiptare, që në vend se të mallkojë errësirën ndez përditë qiriun e kontributit të vet, duke shtuar në çdo hap dritën e Shqipërisë Europiane dhe pakësuar errësirën e trashëguar nga kohërat e vjetra e më të reja.
Kush do që drita të shtohet më shumë dhe errësira të tretet më shpejt është i bekuar, sadoqoftë jo dakord me mua. Ndërsa ata që do të rikthehen sonte në mbrëmje për të përdorur trupin e mishin tënd, janë vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë. Unë jam miku, jo armiku yt.