LIVE UPDATES

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i ri-Opozita bojkoton seancën

♦Kuvendi i Kosovës ka votuar këtë të dielë, 13 shtator, Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. ♦Qeveria e re mori 62 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, nga deputetët e pranishëm në seancë. ♦Gjatë seancës, para votimit, kryeministri Albin Kurti prezantoi programin qeverisës në Kuvend dhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. ♦Kuvendi u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme. ♦Në sallën plenare ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe, ndërsa munguan deputetët e PDK-së. ♦Më herët, gjatë ditës, u konstituua Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjes së nënkryetarëve. ♦Menjëherë më pas, ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formin e Qeverisë së re.

5 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

"Në ankth për vendimin"/ Kurti për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Asnjë gjykatë s'mund ta njollosë UÇK-në (VIDEO)

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i
ish-kreret e uck-albin kurti

KOSOVË- Gjatë seancës së sotme të jashtëzkonshme në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti e nisi fjalën e tij me gjyqin e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Nga foltorja e Kuvendit, pak para se të prezantonte emrat e kabinetit të ri qeveritar, Kurti u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë, pasi Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar për lirinë e vendit. Ai deklaroi se qëndrimi i qeverisë që drejton mbetet i pandryshuar dhe i qartë për këtë çështje, ndërsa shtoi se asnjë gjykatë nuk mund ta njollisë UÇK-në.

"Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë dhe e pabesueshme, sepse është në shpërputhje të vërtetës historike të popullit tonë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë që unë e drejtoj është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile. Ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në", tha Kurti.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ndërsa Prokuroria i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar. Sipas aktakuzës, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi edhe për veprimet e personave nën komandën e tyre. Gjatë procesit gjyqësor janë shqyrtuar qindra prova dhe janë dëgjuar dëshmitarë nga të dyja palët./ZËRI

 

2 ORE ME PARE

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës në Kuvend, Kurti për herë të katërt kryeministër

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti. Në seancën e jashtëzakonshme të mbledhur këtë të dielë, Qeveria 'Kurti 4' mori mbështetjen e shumicës së deputetëve në parlament, duke marrë 62 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkohë, para votimit, Kurti prezantoi në Kuvend emrat e kabinetit të ri qeveritar. Kurti u mandatua për formimin e Qeverisë së ri, paraditen e sotme, nga ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.

Në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e PDK-së, ndërsa morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe. Ndërsa, po paraditen e sotme, Kuvendi i Kosovës u konstituua pas zgjedhjes së nënkryetarëve.

Me votimin e sotëm, Qeveria e re e Kosovës nis zyrtarisht punën, ndërsa Kurti do të jetë për herë të katërt kryeministër i vendit./ZËRI

2 ORE ME PARE

U mandatua për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti prezanton EMRATpër kabinetin e ri (VIDEO)

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i
albin kurtin

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, mandatari për Qeverinë e re, ka prezantuar programin dhe kabinetin qeveritar. 

Kabineti i ri do të ketë në krye të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën, i cili po u ashtu u propozua edhe zëvendëskryeministër i parë. Donika Gërvalla zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ndërsa Arben Vitia u rikthye në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Lista e kabinetit të propozuar nga Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka

Ministër i Financave- Hekuran Murati

Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla

Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi

Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha

Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri./ZËRI

3 ORE ME PARE

Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së Kosovës, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i
Kuvendi i Kosovës-albin kurti

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe, ndërsa nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së.

Seanca vjen pasi Kuvendi u konstitua gjatë paradites së sotme pas zgjedhjeve të nënkryetarëve të Kuvendit. 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re, ndërsa lajmin e bëri të ditur në një postimn në rrjetin e saj social "Facebook".

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kurtit i uroj sukses në ushtrimin e përgjegjësive që burojnë nga besimi i qytetarëve, si dhe në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Haxhiu.

Kurti duhet të paraqesë programin qeverisësë dhe përbërjen e kabinetit para Kuvendit. Më pas, do t'i nënshtrohen votimit të deputetëve në Kuvend. /ZËRI

6 ORE ME PARE

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët

Me 62 vota pro, Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Prezantohet kabineti i
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, duke i dhënë fund ngërçit politik prej javësh. Procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve u mbyll sot pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe heqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 75 vota pro. Emilia Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joserbe.

Nga radhët e komunitetit serb, nënkryetare është zgjedhur Tanja Vujoviç. Ndërkohë, kandidatët e tjerë nga komuniteti serb nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

PDK kishte njoftuar paraprakisht që nuk do të merrte pjesë në seancën e kësaj të diele. Ndërsa, gjatë seancës, PDK i dërgoi edhe një shkresë zyrtare Albulena Haxhiut, me të cilën pezulloi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Me konstituimin e Kuvendit hapet rruga për hapat e ardhshëm institucionalë. Ndërkohë që sdida e radhës mbetet procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB