LIVE UPDATES

Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK: Nuk e bëra për hesapin tim...

➤ Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot në favor të gazetarit Elton Qyno për ankimimin e tij, për vendimet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. ➤ Në vendimin e Kushtetueses thuhet se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbën një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. ➤ Qyno, e cilësoi këtë vendim pozitiv, teksa u shpreh se këtë betejë nuk e bëri vetëm për veten, por një kauzë që të tilla gjëra të mos ndodhin më me gazetarë që "rrëmbehen" në mes të rrugës. ➤ Gazetari u shpreh se Gjykata Kushtetuese vendosi me unanimitet, 8 me zero, në favorin e medias, jo në favorin e Elton Qynos. ➤ Qyno, kundërshtoi vendimin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pasi Prokuroria e Posaçme nisi një hetim ndaj tij për nxjerrje të sekretit hetimor.

3 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese vendosi “pro” Qynos, gazetari: U vendos në favor të medias, nuk e bëra për hesapet e mia…

Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK:
Elton Qyno pas shpalljes së vendimit nga Kushtetuesja

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka folur për mediat, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ishte “pro” tij. Qyno, e cilësoi këtë vendim pozitiv, teksa u shpreh se këtë betejë nuk e bëri vetëm për veten, por një kauzë që të tilla gjëra të mos ndodhin më me gazetarë që "rrëmbehen" në mes të rrugës. Gazetari u shpreh se Gjykata Kushtetuese vendosi me unanimitet, 8 me zero, në favorin e medias, jo në favorin e Elton Qynos.

“Është një vendim që sjell optimizëm në media, pavarësisht se betejën më ra mua që ta zhvilloja përgjatë dy viteve. Gjykata Kushtetuese u impenjua maksimalisht morën praktikat jo vetëm të Strasburgut, por edhe të Gjykatave angleze dhe vendeve të tjera të BE. Vendosën me unanimitet, 8 me zero, në favorin e medias, jo në favorin e Elton Qynos, se Elton Qyno nuk e bëri për hesapet e veta, por për të mbrojtur një kauzë që të tilla gjëra të mos ndodhin nesër, pasnesër, ku të rrëmbehet gazetari në mes të rrugës apo në mes të kafenesë. Më pas t’i bëhet kontrolli banesës, të kontrollohet fizikisht dhe të trajtohet një gazetar që ka mbuluar për 20 vite kronikën e zezë, të trajtohet si kontingjent krimi”, u shpreh Qyno.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot në favor të gazetarit Elton Qynos për ankimimin e tij, për vendimet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Qyno, kundërshtoi vendimin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pasi Prokuroria e Posaçme nisi një hetim ndaj tij për nxjerrje të sekretit hetimor.

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete" dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtjen e tij gazetari Elton Qyno kërkoi asgjesimin e të gjitha materialeve që SPAK ka mundur të aksesojë nga telefonat dhe kompjuterat e tij. Në padinë e ngritur, Qyno kërkoi shfuqëzimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime të SPAK, duke i konsideruar ato se shkelnin liritë dhe të drejtat e njeriut./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Qyno fitoi betejën me SPAK/ Asociacioni i Gazetarëve: Mbrojtja e burimeve nuk është privilegj

Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK:
Elton Qyno

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi në favor të gazetarit Elton Qyno. Në reagimin e tij, AGSH shprehet se sekuestrimi i tëdhënave kompjuterike të gazetarit përbënte shkelje të lirisë së shprehjes dhe së drejtës themelore të gazetarëve.

AGSH e quajti vendimin e Kushtetueses një sinjal për drejtëinë se mbrojtja e burimeve nuk është privilegj, por e drejtë themelore e garantuar nga nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Elton Qyno Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila me një vendim unanim konfirmoi se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike të gazetarit Elton Qyno ka përbërë shkelje të lirisë së shprehjes dhe të të drejtës themelore të gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm kushtetues dhe një sinjal të qartë për institucionet e drejtësisë që liria e medias dhe mbrojtja e burimeve nuk janë privilegje, por të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. Asociacioni rithekson se në çdo shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga ndërhyrjet shtetërore apo presioni për të zbuluar burimet. AGSH mbetet e angazhuar në mbrojtje të çdo gazetari dhe në promovimin e një ambienti mediatik të lirë, të pavarur dhe të sigurt në Shqipëri”, thuhet në reagim./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Gjykata Kushtetuese pro Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK

Gjykata Kushtetuese "pro" Qynos, gazetari fiton betejën me SPAK:
Elton Qyno pas shpalljes së vendimit nga Kushtetuesja

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot në favor të gazetarit Elton Qyno për ankimimin e tij, për vendimet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Qyno, kundërshtoi vendimin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pasi Prokuroria e Posaçme nisi një hetim ndaj tij për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbën një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

"Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut”, thuhet në vendim.

Po ashtu, në vendim thuhet se urdhri dhe detyrimi i gazetarit për të treguar burimet e tij të informacionit është me natyrë antikushtetuese dhe shkelje e të drejtave që i garantohen nga ligji, duke e quajtur sekuestrimin e sendeve personale të paligjshëm. Por, përsa i përket kontrollit, ende nuk ka një vendim, pasi nuk është bërë ende një objekt shqyrtimi. 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Sot në datën 22.04.2025, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara. Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme.

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Gazetari Elton Qyno u mbajt për rreth 11 orë në ambientet e SPAK në 14 dhjetor, dhe me një urdhër nga GJKKO iu sekuestruan dy telefonat dhe iu kontrollua banesa. Gjatë marrjes në pyetje, gazetarit iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve, të cilat i kishte publikuar në media lidhur me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Sipas SPAK, materialet e publikuara në media, përputheshin me komunikimet e Nuredin Dumanit me persona të tjerë në aplikacionin “Sky” dhe për këtë arsye, Elton Qynos i është kërkuar të tregonte sesi i kishte siguruar materiale të tilla që ishin pjesë e akteve hetimore. Ndaj gazetarit po zhvillohen hetime për 2 vepra penale si “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete" dhe “Ndalimi i dhënies dhe i shpalljes së të dhënave në kundërshtim me ligjin”. Në mbrojtjen e tij gazetari Elton Qyno kërkoi asgjesimin e të gjitha materialeve që SPAK ka mundur të aksesojë nga telefonat dhe kompjuterat e tij. Në padinë e ngritur, Qyno kërkoi shfuqëzimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime të SPAK, duke i konsideruar ato se shkelnin liritë dhe të drejtat e njeriut./ZËRI

Poll

MOS HUMB