Mbetën të plagosur nga atentati i djeshëm/ Dy vëllezërit e mitur në gjendje të rëndë, dërgohen për trajtim mjekësor në Itali

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gjendjen shëndetësore të 11 vjeçarit, i cili mbeti i plagosur nga atentati që ekzekutua mbrëmjen e djeshme. Mësohet se i mituri, Dior Demiraj së bashku me vëllanë e tij 17-vjeccar do të dërgohen për mjekim jashtë vendit. Bëhet me dije se ata do të dërgohen në spitalin “Bambin Xhezu në Romë, Itali për mjekim. Të dy vëllezërit do të transportohen me avion sanitar.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Shoferi ka rrëfyer se për rreth 1.5 kilometra janë qëlluar me breshëri plumash. Ata po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit 'G Class', po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar./ZËRI
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, Policia merr në pyetje edhe një biznesmene (DETAJET)

TIRANË- Vazhdojnë hetimet për të zbardhur atentatin e djeshëm në Lundër, shënjestër e të cilës ishte gruaja e Roan Brahimit. Por në fakt nga të shtënat me armë zjarri u qëlluan fëmijarët dhe fëmijët e pronarit të ‘Pelikani Security’.
Për ngjarjen, sipas "VNA", është marrë në pyetje edhe një biznesmene, e cila është identifikuar me inicialet A.M. Por ende nuk dihet se cili është roli i saj dhe në çfarë cilësie është kërkuar që të paraqitet para uniformave blu.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit 'G Class', po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar./ZËRI
Në shënjestër për t'u vrarë, gruaja e Roan Brahimit: Nuk kisha armiq, mund të ketë ardhur nga problemet e burrit

TIRANË- Gruaja e Roan Brahimit ka dhënë deklarimet e para për ngjarjen e ndodhur dje në Tiranë dhe në Lezhë. Pasi u ekzekutua vjehërri i saj, Gjovalin Prendi, dyshohet se ajo ishte shënjestra e radhës për t'u ekzekutuar në Lundër. Kështu që gjatë marrjes në pyetje është shprehur para hetuesve se nuk ka probleme me askënd. Por nuk e përjashton mundësinë që mund të jetë në shënjestër për shkak të problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj me persona të tjerë.
"Unë nuk kam probleme me askënd. Nuk e përjashtoj mundësinë që jam në shënjestër prej konflikteve të bashkëshortit tim. Por nuk e kam idenë se kush mund të jenë autorët. Gjatë kohës së atentatit kam qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë. Nuk i kam marrëdhëniet e mira me familjarët e Roanit,"-mësohet se është shprehur ajo para uniformave blu.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit 'G Class', po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar./ZËRI
‘Për një shkronjë’! Targa ngatërron autorët e atentatit në Tiranë, gruaja e Roan Brahimit lëvizte po ashtu me 'G Class'

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class".
Mësohet se plumbat në drejtim të mjetit 'G Class', ku udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç ishin 'nisur' për gruan e Roan Brahimit. Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një gërmë ndryshe nga targa e mjetit ku ndodheshin të rinjtë. Mjeti ndaj të cilit u qëllua kishte targën "AA 002 MD".
Disa orë para atentatit të ndodhur në Tiranë, në Pllanë të Lezhës u ekzekutua me breshëri automatiku, 64-vjeçari Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024 në Greqi./ZËRI
Lidhja mes atentateve? GABIMI i autorëve! Plumbat u zbrazën drejt katër të rinjve, por shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit

TIRANË-Vendi një ditë më parë (17 prill) u trondit nga dy atentate mafioze, me bilacin një viktimë dhe katër të rinj të plagosur. I pari u regjistrua në Lezhë, ku Gjovalin Prendi, 64 vjeç u vra me armë zjarri në Pllanë të Lezhës. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024 në Greqi.
Rreth 45 minuta më vonë në Tiranë do të qëllohej me breshëri plumbash drejt familjarëve të pronarit të “Pelikan Security”, ku 4 të rinj mbetën të plagosur.Si pasojë të plagosur mbetën Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.Por atentat lidhen në një pikë.
Autorët në Tiranë dyshohet se ngatërruan "G-Class"-in e të rinjve me makinën e gruas së Roan Brahimit.
Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
Kush është Roan Brahimi?
Roan Brahimaj u vra më 9 maj të 2024 në Greqi, teksa ishte në mjet me të shoqen, e cila po ashtu mbeti e plagosur. 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për botën e krimit në Shqipëri pasi konsiderohet si rivali i të zhdukurit Ervis Martinaj. Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi. Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku./ZËRI
Atentati mafioz në Tiranë, dyshohet për dy autorë me motor! Qëlluan me breshëri ndaj “G Class”, një i tretë i priste

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me katër të plagosur të ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class".
Grupi hetimor, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ka zbuluar së autorët kanë qenë dy persona që udhëtonin me një motor tip Dukati. Ata i kanë zënë pritë të rinjve tek rrethrrotullimi i Shkozës dhe më pas i kanë ndjekur duke i qëlluar me breshëri plumbash në ecje. Hetuesit kanë dyshime se më pas autorët më pas i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar.
Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Pika kulminante ku autorët kanë qëlluar me breshëri drejt 'G Class-it' ka qenë në autostradë pranë AgroPark. Shoferi, Arsen Stafa më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.
Atentati mafioz në Tiranë/ Kush ishte shënjestër? Një person i 5-të dyshohet të ketë qenë në makinë, shoferi: S'kemi konflikte

TIRANË-Pista e hetimit mbetet e paqartë për atentatin me katër të plagosur të ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 prill) në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç.
Pas ngjarjes të plagosurit të tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Shoferi ka rrëfyer se për rreth 1.5 kilometra janë qëlluar me breshëri plumash.
Në bazë të deklaratave paraprake shënjestra e autorëve mbetet enigmë. Dyshimet janë se një person i pestë mund të ketë qenë në automjetin ku udhëtonin familjarët e e pronarit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security". Ndërkohë hetuesit nuk hedhin poshtë mundësinë se autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjtestrën e tyre.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat./ZËRI
DETAJET e trishta nga atentati në Tiranë! Kishin shkuar të festonin ditëlindjen e 11-vjeçarit, në kthim i 'pritën' plumbat

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 4 të plagosur në Tiranë rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të enjtes (17 Prill) ku autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class' ku udhëtonin të rinjtë.
Katër të rinjtë kishin shkuar në Pjezë të Shijakut te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit, Dior Demiraj, djali i pronarit të “Pelikani Security”. Tre të rinjtë, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security", Arens Stafa, me makinën e familjes Demiraj.
Pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë te banesat e tre të rinjvë në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21:30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.
Si pasojë të plagosur mbetën Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe mësohet se i është nënshtruar një operacioni./ZËRI
Atentati me 4 të plagosur në Tiranë! Breshëri plumbash drejt “G Class”-it, të shtënat nisën te rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër

TIRANË-Mbrëmjen e djeshme (17 prill) Tirana u trondit nga një atentat me armë zjarri, ku katër presona, mes tyre dy të mitur mbetën të plagosur. Ngjarja u shënua rreth orës 21:30 në zonën e Lundrës, në periferi të kryeqytetit.
Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Ndjekja ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te Tegu dhe më pas 4 të rinjtë për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Pika kulminante ku autorët kanë qëlluar me breshëri drejt 'G Class-it' ka qenë në autostradë pranë AgroPark. Shoferi, Arsen Stafa më pas për shkak të plagëve që ka marrë ka humbur ndjenjat. Në këtë moment kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ndimuar të plagosurit për t’i dërguar në spitalin e Traumës.
Autorët e atentatit dyshohet se lëviznin me një automjet fuoristradë, ky dyshohet se brenda kanë qenë tre persona, të cilët pas atentatit janë larguar në drejtim të paditur.
Mësohet se të plagosurit, Dior Demiraj, 11 dhe Marko Bardhi Demiraj, 17-vjeç janë nipi dhe djali i drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security". Ndërsa, Arenc Stafa është shoferi i familjes Demiraj që jeton në zonë rezidenciale Rolling Hills në Lundër. Gjendja e të miturëve vijon të mbetet e rëndë.
Në vendngjarje Policia ka gjetur mbi 30 gëzhoja plumbash. Ndërsa, raportohet se autorët kanë qenë tre, një preje tyre po drejtonte makinën dhe dy ishin qitës.Forca të shumta policie dhe pika kontrolli janë ngritur për kapjen e autorëve, ndërsa blutë do të vëzhgojnë edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./ZËRI