Atentati në Lezhë/ 64-vjeçari u ekzekutua në lokalin e tij, autorët ishin 4, u larguan me “Porsche Cayenne”

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku viktimë mbeti 64-vjeçari Gjovalin Prendi. Dyshohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy automjete dhe të 4 persona, të moshës 30-35 vjeç. Autorët mësohet se kanë lëvizur me një makinë tip “Porsche Cayenne” dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 64-vjeçarit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja së bashku me mjetin tjetër që i shoqëronte.
Mësohet se në momentin e sulmit, viktima ishte në lokalin e tij së bashku me një person tjetër, i cili fatmirësisht nuk është plagosur.
Makinat janë afruar pranë hyrjes kryesore së lokalit dhe kanë hapur zjarr drejt tavolinës, ku ishte ulur viktima. 64-vjeçari kishte hapur lokalin e tij që ndodhet pranë kryqëzimit të Urës së Milotit dhe segmentit të vjetër drejt Rubikut. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai I Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar më 9 maj të 2024 në Athinë, Greqi./ZËRI
I vranë sot babanë! Kush ishte Roan Brahimi, i ekzekutuar në Athinë, i njohur si armiku i Ervis Martinajt

LEZHË- Një atentat me armë zjarri u regjistrua këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës, ku viktimë mbeti 64-vjeçari Gjovalin Prendi. Viktima është babai i 32-vjeçarit të ndjerë, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i cili u ekzekutua më 9 maj të 2024 në Greqi. I riu, ishte në makinë, duke pritur të merrte fëmijën nga parku së bashku me bashkëshorten, ku u ekzekutua me breshëri plumbash. Bashkëshortja e tij u plagos gjithashtu nga ky atentat, ndërsa e gjithë skema u dëshmua edhe nga djali i tij 3-vjeçar.
Kush është Roan Brahimi?
Roan Brahimaj u vra më 9 maj të 2024 në Greqi, teksa ishte në mjet me të shoqen, e cila po ashtu mbeti e plagosur. 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për botën e krimit në Shqipëri pasi konsiderohet si rivali i të zhdukurit Ervis Martinaj.
Por pse viktima konsiderohej rivali i Martinajt?
Roan Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Ai njihej edhe me emrin Sidorel Prendi.
Shkak për atentatin ndaj Ylli Brahimit u bë mosshlyerja e disa borxheve bixhozi. Gjithçka lindi pasi Ylli e dërgoi Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Roan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare.
E gjitha kjo, për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Ibrahimin me fjalë: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!
Ndaj edhe u hakmorr duke i zënë pritë, por plumbat i morën jetën vetëm Klinsman Preçit, i cili vetëm sa ishte ofruar të shoqëronte në banesë Ylli Brahimin.
Përveç atentatit në Kurbin, Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.
Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022. Por pozita e tij lidhur me këtë ngjarje nuk u zbardh, ose të paktën deri më tani. Megjithatë duket se e shkuara dhe hakmarrja për borxhet e bixhozit e kanë ndjekur edhe në Greqi, atje ku bashkë me të shoqen po prisnin të merrnin fëmijën nga parku./ZËRI
Atentat në Lezhë, vritet babai i Roan Brahimit

LEZHË- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës, ku viktimë ka mbetur, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, 32-vjeçarit të ekzekutuar më 9 maj të 2024 në Greqi. Viktima ndërroi jetë, teksa po transportohej në spital, si pasojë e plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e autorit/ve.