LIVE UPDATES

Tronditet Tirana/ Atentat familjes së pronarit të Pelikani Security, plagosen 4 persona, fëmija 11 vjeç në gjendje të rëndë

➤Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës. Nga atentati i mbrëmjes së sotme në Lundër kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. ➤Të plagosur me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit në gjendje të rëndë. ➤Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security". ➤Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.

4 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

VD- Atentati ndaj familjes së drejtorit të "Pelican Security", autorët ishin tre, gjenden 30 gëzhoja në vendngjarje

Tronditet Tirana/ Atentat familjes së pronarit të Pelikani Security,
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me 4 të plagosur në zonën e Lundrës, Tiranë. Mësohet se në vendngjarje Policia ka gjetur mbi 30 gëzhoja plumbash. Ndërsa, raportohet se autorët kanë qenë tre, një preje tyre po drejtonte makinën dhe dy ishin qitës.

Të plagosur me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit në gjendje të rëndë. Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security".

 

Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. Makina një tip "Benz G-class", rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Atentati me 4 të plagosur, autorët ndoqën makinën, 2 të mitur në gjendje të rëndë

Tronditet Tirana/ Atentat familjes së pronarit të Pelikani Security,
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Nga atentati i mbrëmjes së sotme në Lundër kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosur me armë zjarri janë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallë të operacionit në gjendje të rëndë. Mësohet se të plagosurit, janë fëmijët e drejtorit të kompanisë private të sigurimit "Pelican Security".

Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri drejt makinës së tyre nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër. Makina një tip "Benz G-class", rezulton se është në pronësi të një vajze 23-vjeçare.

"Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit", njofton Policia./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Tiranë/ Atentat në zonën e Lundrës, 4 persona mbeten të plagosur

Tronditet Tirana/ Atentat familjes së pronarit të Pelikani Security,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës.
Burime për ZËRI, bëjnë me dije se gjatë një shkëmbimi zjarri janë plagosur katër persona.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, ndërkohë që hetimet janë në vijim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB