LIVE UPDATES

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do të ekspozohet në sheshin e Shën Pjetrit

➤ Papa Françesku, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, është vajtuar në mbarë botën nga miliona besimtarë e qytetarë të të gjitha feve. ➤ Për nëntë ditë me radhë do të kremtohen mesha në përkujtim të shpirtit të Papës.➤ Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën, më 26 prill në orën lokale 10:00. Ai vdiq nga goditje në tru.➤ Vdekja e Françeskut ka vënë në lëvizje procesin politik që Kisha të zgjedhë një udhëheqës të ri në javët e ardhshme. ➤ Deri në zgjedhjen e Papës së ri, në krye të Vatikanit është kardinali Kevin Farrell.

6 artikuj për këtë temë.
1 MUAJ ME PARE

Hemorragjia pas zgjimit/ Papa Françesku ishte gjithnjë i lodhur, faktorët që mund të kenë shkaktuar goditjen në tru

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Foto ilustruese

VATIKAN- Shkaku i vdekjes së Papa Françeskut i atribuohet "infarktit cerebral, komës dhe kolapsit të pakthyeshëm kardiocirkulativ". Në orën 7 të mëngjesit, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, Papa Françesku u ndje papritur keq. Disa orë më vonë, ai vdiq. Ditën e djeshme, sipas "Corriere della Sera", Françesku u zgjua në 6 të mëngjesit, më pas në orën 7 u ndje keq. Menjëherë u mendua se ishte një goditje në tru. Por hipotezat që çuan në këtë goditje në tru, janë të shumta. Dhe për këtë gjë kanë folur mjekë italianë, të njohur me kartelën mjekësore të Papës. 

“Është dëmtim i vazhdueshëm i trurit, për shkak të problemeve vaskulare,”- shpjegon Francesca Romana Pezzella, neurologe në Njësinë e Strokeve të Spitalit San Camillo në Romë dhe kryetare e planit evropian për goditjen cerebrale. Një goditje në tru mund të shkaktohet nga bllokimi ose këputja (hemorragjike) e një arterie në tru.

"Në rastin e Papës hipoteza jonë është se ka pasur  një goditje hemorragjike (ose hemorragji cerebrale), e cila në orën e parë shoqërohet me një rrezik të lartë vdekjeje. Indi i trurit është i dëmtuar dhe duhet ndërhyrë menjëherë: sa më shpejt të ndërhyhet, aq më të mëdha janë shanset për shërim”.

Mosha, hipertensioni dhe diabeti

Nga certifikata mjekësore zbulohet se Papa kishte një insuficiencë respiratore akute për shkak të pneumonisë dypalëshe,  kishte hipertension arterial dhe diabeti të tipit II. Të gjitha patologji që sipas ekspertëve rrisin ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru. 

Stresi

Pas 37 ditësh shtrimi në Poliklinikën "Gemelli", Papa Françesku kishte nevojë për një periudhë të gjatë pushimi. Por angazhimet publike gjatë Pashkëve e kishin vendosur atë nën stres të mëtejshëm fizik dhe mendor.

“Dihej se pas momentit të vështirë të sëmundjes, një periudhë pushimi do të ishte e nevojshme për Papën, por angazhimet me të cilat ai u përball për Pashkë mund të kishin shkaktuar lodhje”, vuri në dukje Roberto Tarquini, kreu i Mjekësisë së Brendshme në spitalin e Empolit.

Efekti i mundshëm i barnave

Një hipotezë tjetër vjen nga Stefano Nardini, ish-drejtor i Pneumologjisë në spitalin në Vittorio Veneto.

"Ka mundësi që Papa të ishte nën terapinë anti-agregacion, e cila mund të ketë lehtësuar këtë ngjarje hemorragjike". Një dyshim i bazuar mirë, duke marrë parasysh moshën e shtyrë dhe historinë e gjatë mjekësore të Papës, që përfshin heqjen e një pjese të mushkërisë së tij të djathtë në moshën 21-vjeçare, episodet e shumta të bronkitit kronik dhe përdorimin e vazhdueshëm të karriges me rrota për shkak të vështirësive motorike./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Nga Trump te Zelenskyy, cilët liderë botërorë do të marrin pjesë në funeral e Papa Françeskut, mungon Putin

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku

VATIKAN-Presidenti i SHBA, Donald Trump ishte ndër liderët e parë që njoftoi se do të merrnin pjesë në funeralin e Papa Françeskut. I pranishëm do të jetë edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Konfirmimin e prezencës e ka njoftuar edhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Në të njëjtën kohë, ka shumë të ngjarë që Princi William të marrë pjesë gjithashtu për të përfaqësuar familjen mbretërore. Tajvani do të jetë gjithashtu i pranishëm në funeral me "të dërguar specialë të nivelit të lartë". Presidenti i Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva nuk do të mungojë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Janja. I pari që konfirmoi praninë e tij në Vatikan, të shtunën në orën 10, ishte Javier Milei, presidenti i Argjentinës.

Mes liderëve ajo që vihet re është mungesa e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Pas lajmit për ndarrjen nga jeta të Papë, në një mesazh drejtuar kardinalit Farrell, presidenti Vladimir Putin thekson se Papa Françesku "gëzonte një autoritet të madh ndërkombëtar si shërbëtor besnik i mësimeve të krishterimit, një udhëheqës i urtë fetar dhe një burrë shteti, si dhe një mbrojtës i palëkundur i vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë."

Varrimi i Papa Françeskut do të zhvillohet ditën e shtunë më 27 prill. Kjo do të shënojë gjithashtu edhe ditën e parë të nëntë ditëve të zisë.

Ndërkohë Vatikani ka njoftuar gjithashtu se arkivoli me trupin e Papa Françeskut do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në mëngjes në orën 09:00 me orën lokale. Arkivoli i Papës do të jetë aty deri në varrim, në mënyrë që publiku të bëjë nderimet e tyre./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

'Faleminderit që më ktheve në shesh'/ Këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku

VATIKAN-Faleminderit që më ktheve në shesh,”-këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut. Sipas "Vatican News", këto fjalë Papa ia drejtori infermierit të tij, Massimiliano Strappetti. Ai ishte pranë tij gjatë 38 ditëve që Papa ishte i shtruar në spitalin "Gemelli" në Romë. Po ashtu, Strappetti ishte me Papën të dielën e Pashkëve, gjatë Urbi et Orbi. Një ditë më parë ata kishin shkuar në Bazilikën e Shën Pjetrit për të rishikuar "rrugën" tek e cila besimtarët do të shkelnin për Pashkët. 

Dhe pas atij momenti, dolën bashkë të dielën në mëngjes, në ballkonin në zemër të fasadës së Bazilikës së Vatikanit. Papa donte t'u bënte një surprizë të fundit.

"A mendon se mund ta bëj?,"- e pyeti Strappettin, ndërsa ky i fundit e qetësoi. Nga ballkoni, i lodhur, por i lumtur, Papa falënderoi ndihmësin e tij personalm duke i thënë: Faleminderit që më ktheve në shesh!

Francesco pastaj pushoi pasdite dhe kishte një darkë të qetë. Rreth orës 5.30 të mëngjesit u shfaqën shenjat e para të sëmundjes. Më shumë se një orë më vonë, pasi i bëri një shenjë përshëndetjeje me dorë Strappettit, i cili ishte shtrirë në krevatin ngjitur me të Papës dhe më pas ra në koma.

"Nuk vuajti, gjithçka ndodhi shpejt,"- thotë dikush që ishte pranë tij në ato momentet e fundit.

Një vdekje e matur, gati e papritur, pa pritje të gjata dhe shumë bujë për një Papë që e ka mbajtur gjithmonë shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Publikohen fotot e Papa Françeskut në arkivol të hapur

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku

VATIKAN-Vatikani ka publikuar fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij. Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku mund të shihet edhe nga publiku.

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku
Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku

Data e varrimit do të vendoset nga kardinalët, të cilët  janë takuar në Vatikan për të diskutuar planet e funeralit. Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill një ditë pas Pashkëve. Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës. Për nëntë ditë me radhë do të kremtohen meshë në përkujtim të shpirtit të Françeskut – të ashtuquajturat novendiale./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Amaneti i Papa Françeskut, trupi i tij nuk do të prehet në Vatikan: Varrin e dua të thjeshtë

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Papa Françesku

VATIKAN-Trupi i pajetë i Papa Françeskut ndodhet sot në kapelën ku Papa ka kremtuar meshë gjatë gjithë pontifikatit të tij, dhe që mbrëmë ka nisur një qarkullim i vazhdueshëm kardinalësh dhe bashkëpunëtorësh të kurisë romake për t’i dhënë Atit të Shenjtë lamtumirën e fundit.

Nesër pritet që trupi të transferohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të ekspozohet për nderimin e besimtarëve deri të premten në mbrëmje. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret sot nga vetë kardinalët, të cilët ndodhen tashmë në Romë në pritje të mbërritjes së purpuratëve të tjerë nga e gjithë bota.

Një ditë nga vdekja e Papa Françeksut është zbuluar edhe testamenti, ka lënë edhe amanetin e tij. Papa është shprehur se dëshironte të varrosej në një varr “të thjeshtë” në Bazilikën e Romës.

“Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Francisco”, ka thënë Papa në testamentin e tij, i cili u publikua nga Vatikani.

Ai do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit. Testamenti i tij Papa e shkroi më 29 qershor 2022.

Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill një ditë pas Pashkëve. Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës. Për nëntë ditë me radhë do të kremtohen meshë në përkujtim të shpirtit të Françeskut – të ashtuquajturat novendiale./ZËRI

1 MUAJ ME PARE

Papa Françesku e emëroi në 2019/ Kush është kardinali Kevin Farrell, kreu në detyrë i Vatikanit?

Bota vajton Papa Françeskun! Zbulohet testamenti, trupi i pajetë do
Kevin Farrell

VATIKAN-Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në botën e gjerë, ishte ai që dha lajmin. Pasi njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet e tij më të mëdha deri më tani: “camerlengo”, ose personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një Pape.

Papa Françesku emëroi kardinalin për këtë rol në vitin 2019. Kardinali do të qëndrojë në këtë pozicion gjatë “Apostolica Sedes Vacans”, periudhës midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape deri në zgjedhjen e Papës së ardhshme.

Ai gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm në ceremonitë shekullore për të mbajtur zi për Papa Françeskun, shkruan BBC. I lindur në vitin 1947 në Dublin, Farrell ndoqi Universitetin e Salamankës në Spanjë dhe Universitetin Papnor Gregorian në Romë, sipas Vatikanit.

Ai mbajti role në kisha në mbarë botën, duke shërbyer si kapelan në Universitetin e Monterrey-t në Meksikë, si dhe në një famulli në Bethesda, Maryland.Gjithsesi, 77-vjeçari kaloi më shumë se 30 vjet duke punuar për kishat në SHBA.

Farrell u emërua peshkop i Dallasit në vitin 2007 derisa Papa Françesku i kërkoi atij në vitin 2016 që të shërbente si udhëheqës i departamentit të ri të Vatikanit, përgjegjës për kujdesin baritor të familjeve, duke e ngritur atë në gradën e kardinalit. Vite pasi e quajti atë si 'camerlengo', në vitin 2023, Françesku zgjodhi Farrell-in si president të Gjykatës së Lartë të Shtetit të Qytetit të Vatikanit. Ai u emërua edhe kryetar i Komisionit për Çështje Konfidenciale.

Kardinali Farrell do të ngarkohet të bëjë marrëveshje për konklavën, procesi përmes të cilit zgjidhet papa tjetër. Teknikisht, një camerlengo mund të bëhet papë, siç ka ndodhur dy herë në histori: Gioacchino Pecci (Papa Leo XIII) në 1878 dhe Eugenio Pacelli (Papa Piu XII) në 1939.

Kardinali gjithashtu do të kryesojë certifikimin e vdekjes së Françeskut, duke e vendosur trupin e tij në arkivol. Pas kësaj, kardinali pritet të udhëheqë një procesion duke lëvizur trupin e papës nga kisha e Domus Santa Marta në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ceremonia mund të zhvillohet sa më shpejt që të mërkurën në mëngjes, sipas Vatikanit.

Papa Françesku u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare më 21 prill një ditë pas Pashkëve. Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB