SPAK zbardh episodet: Droga fshihej në qymyr, porositës edhe Orgest Birçaj! Punëtorët i çuan në Ekuador...
TIRANË- Droga e grupeve të Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai trafikohej Amerika Latine në Europë dhe pastrohej në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimeve, që mbajnë firmën e emrave të njohur të bizneseve në vend.
Alfredo Hamazi dhe Luçiano Koçeku janë dy ‘kokat’ e grupeve kriminale të goditura nga SPAK e të përfshira në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike e të pastrimit të parave. Trafikimi kryehej nga Amerika Latine drejt porteve kryesore europiane dhe më pas shpërndaheshin në tregje të ndryshme të BE-së. Në disa raste, sipas hetimeve, droga dyshohet se është fshehur në ngarkesa si qymyr, fruta apo produkte të tjera tregtare.
Nga hetimet rezulton se Alfredo Hamzai, në bashkëpunim me persona të tjerë të dyshuar, dyshohet se ka organizuar dërgimin e individëve nga Shqipëria drejt laboratorëve të përpunimit të lëndëve narkotike në Ekuador. Ky proces është realizuar nëpërmjet ndërmjetësimit të shtetasit Orgest Birçaj, i cili, sipas hetimeve, ka përdorur edhe një agjenci udhëtimi në pronësi të tij, ‘Top Seven’.
Veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike ka konsistuar në:
1. Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike i kryer nga Amerika Latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës.
2. Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja.
Pjesë nga dosja
Ky aktivitet është i shtrirë në disa vende, ku përveç aleancave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit me grupe të ndryshme kriminale që operojnë në shtete të ndryshme (si hollandeze, belge, turke, izraelite, italiane, polake, braziliane, britanike, si dhe kartele të drogës nga Kolumbia, Paraguaji dhe Ekuadori), grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë mes tyre në këtë veprimtari, ose ndihmojnë njëri-tjetrin në procese të ndryshme, sipas njohjeve dhe lidhjeve që kanë në vendet ku transportohet lënda narkotike. Alfredo Hamzai, Luciano Koçeku, mundësojnë zinxhirë të ndryshëm të veprimtarisë kriminale duke patur kontroll të plotë si të burimit prej nga vjen lënda narkotike, të pikave se ku do të kalojë tranzit dhe më pas në transportimin drejt magazinave tek përpunimi kimik ka pajisje gjurmuese të tjera veç atyre të vendosur nga ata; me transportin më pas nëpër Europë si Belgjikë, Hollandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar.
Dy personat nën hetim Hamzai e Koçeku kanë bashkëveprim të vazhdueshëm, të cilët investojnë dhe shpenzojnë në lidhje me një laboratorë të ndodhur në Kolumbi e Ekuador, me përgjegjës shtetas shqiptar, i cili siguron furnizim, përpunim, rrugë transporti për shumë grupe kriminale shqiptare; përfshihen në trafikim të lëndëve narkotike nga këto shtete, e dokumentuar kjo me kapjen e sasisë prej 441 kg në Barcelonë Spanjë; përfshihen në përpunimin e lëndës narkotike në Belgjikë, me qëllim trafikimin më pas në vende të tjera; si dhe përfshihen në transportim të lëndëve narkotike nga këto shtete në drejtim të Evropës, duke ndarë fitimet dhe shpenzimet; ata ndihmojnë njëri-tjetrin në dërgimin e forcës punëtorë në laboratorin në Ekuador, siç është rasti i personit nën hetim Dritan Aga, Arsen Gerbi dhe Muhamet Mersini; udhëtimi i cili organizohet nëpërmjet prerjes së biletave pranë agjensisë nëpërmjet personit nën hetim Orgest Birçaj, nëpërmjet shoqërisë “Top Seven” sh.p.k., me aktivitet ndër të tjera agjensi udhëtimi. Personi nën hetim Alfredo Hamzai dhe Luciano Koçeku për shkak të lidhjeve direkte me laboratorin e ndodhur në Ekuador e Kolumbi, konsiderohen si furnizues të lëndës narkotike, sipas kërkesave që kanë personat nën hetim O.S, Orgest Birçaj, Adrian e Elton Memeti; personi nën hetim Alfredo Hamzai, siguron informacione në lidhje me ngarkesat që kontrollohen dhe problematikat që ata kanë në trafikimin që vetë personat nën hetim kryejnë në kuadër të trafikimit të lëndës narkotike; ndërsa personi nën hetim O.S për shkak të lidhjeve që ai ka në Shqipëri ofron informacione nëse në Shqipëri ka të dhëna për personat nën hetim.
Nga ana tjetër sigurohet treg për shitje masive si dhe transport në vende të ndryshme të Evropës si në Itali nëpërmjet personave nën hetim Orgest Birçaj dhe O.S, të cilët kanë rrjetin e tyre të trafikimit, në Angli nëpërmjet personit nën hetim Luciano Koçeku dhe në Zvicër nga personat nën hetim Elton Memeti dhe Adrian Rama; ata sigurojnë lëndë narkotikë dhe transport për njëri-tjetrin sipas kërkesave të shpejta që ata, duke bashkëvepruar në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme në drejtim të veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndë narkotike.
Personi nën hetim Luciano Koçeku nga ana tjetër ka rrjetin e tij të trafikimit të lëndëve narkotikëve të drejtuar, pjesë e të cilit janë vëllëzerët e tij Luciano Koçeku të cilët veprojnë nën drejtimin e këtij të fundit kryesisht në Angli dhe Belgjikë si dhe personat nën hetim Astrit Vladi e Kastriot Vladi, si dhe persona të tjerë të paidentifikuar për të cilët po vijojnë hetimet. Personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale e njohin njëri-tjetrin; ndihmojnë njëri-tjetrin në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe ato organizohen në pastrimin e parave, si dhe ndihmojnë njëri-tjetrin me veprime aktive konkrete në këtë veprimtari të pastrimit të parave, duke gjeneruar dhe pastruar miliona euro nga kjo veprimtari kriminale.
SPAK ka zbardhur një sërë episodesh të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të hetimeve dokumentohen disa ngarkesa të sekuestruara në operacione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë 441 kilogramë kokainë në Spanjë. Gjithashtu, episode dhe sasi të tjera që shkojnë në disa tonë të kapura në Belgjikë, Holandë, Angli dhe Itali.
Episodet e trafikimit:
-Personat nën hetim Alfredo Hamzai, Orgest Birçaj dhe Luçiano Koçeku në bashkëpunim të vecantë me njëri-tjetrin, me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë trafikuar lëndën narkotike “Kokainë” prej 441 kg në Spanjë, Barcelonë ku janë arrestuar shtetasit Indrit Kulaj, Dashamir Shera, Enton Ahmataj e Gian Luca Ciprian.
-Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin e me persona të tjerë një pjesë e të cilëve të arrestuar apo të paidentifikuar kanë përpunuar në mënyrë masive lëndë narkotike në magazinat e ndodhura në Belgjikë dhe Holandë, ku gjatë kontrolleve të kryera në këto magazina janë konstatuar, ndër tjera, përbërës kimik, lëndë narkotike, pajisje e shënime për shpenzime të kryera nga personat nën hetim.
-Në kuadër të kësaj veprimtarie kriminale janë përftuar të dhëna në lidhje me rënie të sasive të konsiderueshme, gjatë trafikimit me të njëjtën mënyrë të vepruari të grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku të dërguara nga Paraguaji nëpërmjet shoqërisë Maxi Grans në pronësi të shtetasit Luis Sebrano, i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike.
-Në datat 17 dhjetor 2020 janë sekuestruar 600 kg; në datën 25 dhjetor janë sekuestruar 1.2 ton; në datën 24 dhjetor janë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike kokainë dhe në datën 24.04.2020 një ton (sasi për të cilat Luçiano Koçeku është shprehur se i janë sekuestruar nga autoritetet ligjzbatuese).
-Më datë 29.05.2020, në Angli u sekuestrua një sasi prej 162 kg kokainë e trafikuar nga grupi kriminal. esohet se gjatë periudhës 2 maj – 29 maj 2020 është trafikuar një sasi totale prej 882.5 kg, e cila i atribuohet grupit kriminal të personit nën hetim Luçiano Koçeku. kokaine në Portine
-Në datën 28.10.2020 është sekuestruar sasia prej 1.435 kg lëndë narkotike Roterdamit, që i përket personit nën hetim Alfredo Hamzai.
-Në datat 21.06.2020 është sekuestruar në Itali lëndë narkotike “cannabis sattiva' dhe në datën 01.07.2020 është sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 22.026 kg kokainë që i përket personit nën hetim Orgest Birçaj.
'Pazare' për pronat në Zvërnec: Artur Shehu takime në Stamboll me Adrian Ramën, Sky Ecc i nxjerr 'zbuluar'
TIRANË- Biznesmeni Artur Shehu ndodhet në qendër të hetimit të SPAK në goditjen e rrjetit të pastrimit të parave të drogës, në biznese, ndërtime dhe projekte. Në dosjen e SPAK, theksohet se prona të shumta janë përfituar kryesisht në zonën e Vlorës.
Sipas dosjes hetimore, nga komunikimet e administruara krijohen dyshime të arsyeshme se disa persona bashkëpunojnë në investime dhe ndajnë interesa të përbashkëta në pasuri të njëjta.
Në dokumente përmenden emrat e disa personave nën hetim, përfshirë Adrian Rama, Elton Memeti, Erjon Rama, Artur Shehu, Arben Ismailaj, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në zhvillimin e vilave në kompleksin “Green Coast” në Palasë, si dhe në prona të tjera në zonën e Zvërnecit.
Nga provat e grumbulluara janë përftuar të dhëna mbi mënyrën se si personi nën hetim Artur Shehu ka përfituar pasuri, vila në kompleksin "Green Coast", i cili vepron bashkërisht me personat nën hetim Arben Ismailaj, Alfredo Hamzai e Ardian Zykaj.
"Personi nën hetim Artur Shehu shfaqet disa herë si përfitues fundor i sipërfaqeve të shumta në Vlorë, të cilat janë përfituar nëpërmjet dokumentave të falsifikuara. Pavarësisht se ai nuk rezulton të jetë i dënuar, nga dosjet hetimore dhe vendimet gjyqësore të siguruara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë dokumentuar raste, me persona të përfshirë në falsifikim të dokumentave të fitimit të pronësisë, ku pas kryerjes së një tërësie veprimesh juridike, përfitues fundor është personi
nën hetim Artur Shehu. Në këto procedime penale rezulton të jenë proceduar dhe dënuar persona, të cilët kryesisht janë personat që kanë përfituar fillimisht pronën me dokumenta të falsifikuara, apo personat që i kanë përfaqësuar ato,
por jo personat që i kanë përfituar ato", thuhet në dosje.
Nga komunikimet në SkyEcc të shoqëruar dhe me këqyrjet e sistemit TIMS provohet që personi nën hetim Adrian Rama ka udhëtuar drejt Stambollit për tu takuar me personi nën hetim Artur Shehu në periudhat korrik-shtator 2020.
Në komunikimet Adrian Rama zhvillon me Elton Memetin në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person (i cili është personi nën hetim Artur Shehu).
Në vazhdim të komunikimeve midis Elton Memetit dhe Adrian Ramës në datën 15.08.2020, ndërkohë që ndodhet në Stamboll, ky i fundit i thotë se shpreson që personi me të cilin është në Stamboll ta mbyllë (marrëveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte në interesin e tyre, por duhet të presin se akoma janë në bisedime.
Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzai se duhet të jenë në Vlorë me shku në Zvërnec se shkojnë ca miq me pa pronat.
"Ata komunikojnë edhe për porosi që “kusho” iu jep për të takuar disa shtetas të huaj në lidhje me pronat që kanë në Zvërnec, nga kuptohet që personat nën hetim bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në investime dhe kanë dijeni për veprimet që kryhen me pronat e tyre, veprime të cilat të ndërlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe mënyrën se si kryhen veprimet tregojnë dijeninë e personave nën hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal të pastrimit të produkteve të veprës penale. Në tërësi nga këto biseda përftohen të dhëna që personat nën hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai të kenë përfituar toka në Zvërnec dhe janë angazhuar për t'i zhvilluar këto prona", thuhet në dosje.
Referuar komunikimeve të kryera në SkyEcc ku përftohen të dhëna që personi nën hetim Artur Shehu ka përfituar pasuritë me anë të falsifikimeve, që personi nën hetim interesohet për të zhvilluar/investuar pasurinë në Zvërnec me personin tjetër nën hetim Alfredo Hamzai, duke dërguar shtetas të huaj për të parë këtë pasuri, duke qenë të shoqëruar nga personat e tjerë nën hetim Adrian Rama./ZËRI
Prona, dhurime dhe...Si ngeci leja për 'tokën e juveniljas' e Eldi Dizdarit? Grupi kriminal 'iu drejtua për ndihmë' Kadastrës

TIRANË- Veprime të ndryshme juridike të maskuara me qëllim fshehjen e origjinës së parave janë zbuluar dhe dokumentuar në dosjen e SPAK. Kjo skemë bëhej me qëllim pastrimin e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal, duke krijuar qarkullim monetar nëpërmjet gjenerimit të detyrimeve, për të rritur qarkullimin dhe më pas investimin e tyre në pasuri të paluajtshme, fazë e njohur ajo e integrimit.
Në dosjen e SPAK, vihet re qartazi se si kjo veprimtari kriminale shfaqet dhe provohet e dokumentuar në disa episode të cilat lidhen me veprimet e kryera nga personat nën hetim Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai, Ardian Zykaj në truallin e ndodhur në rrugën “Dervish Hima" pranë stadiumit "Air Albania”, njohur ndryshe si “toka tek juvenilja”
Bëhet fjalë për një truall toke në qendër të kryeqytetit, në pronësi të Denis Matoshi, i njohur gjerësisht si Eldi Dizdari, ku edhe pse u tentuan komunikime dhe manovrave, leja e ndërtimit nuk u sigurua për shkak të sekuestrimit nga SPAK në vitin 2021.
Në vijim, hetimet tregojnë se kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te personat e përfshirë në projektin e ndërtimit të një kulle në zonën pranë stadiumit “Air Albania”. Për këtë, grupi kriminal ka përdorur edhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të kërkuar informacione nëse SPAK po i hetonte.
“Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikimeve të kryera rezulton se personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim, me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit, në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërorë. Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përfituar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arritur të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal, nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama, ndjek veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen, ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit”, thuhet në dosje.
Në komunikimet SkyEcc të personit nën hetim Alfred Hamzai përdorues i Pin 7B9F5E dhe Ardian Zykaj përdorues i Pin AIMCSV rezulton se, ata komunikojnë në lidhje me blerjen e tokës tek "juvenilja" në një sipërfaqe prej 300 m2 kundrejt 100,000 mijë euro, veprim ky i realizuar referuar kontratave noteriale.
Pjesë nga bisedat:
AIMCSV-7B9F5E: dhe nje gje.ajo toka te juvenilia kan ber gati kontraten.do kalojne 150 m2 ne emrin time.dhe duan
nje 50.dhe mbsi te mbaroj kjo.do bejne prape te njeten gje per 150 tjete total 300 per 100 evro
AIMCSV-7B9F5E: po besua ma siguroj qe do ndertohet aty.se i tha rama.dhe toka aty vlene se fitom ne dertim
shum fare.
AIMCSV-7B9F5E: kete e kan me certifikate kushurite e adit capricos
Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për token janë kryer kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.
Për të siguruar nxjerrjen e kësaj leje ndërtimi në këtë truall e referuar si "toka tek juvenilja” janë zhvilluar një sërë takimesh ndërmjet personave nën hetim përfshi këtu dhe personin nën hetim Alfredo Hamzai, të rezultuara nga të dhënat e dërguara nga letërporositë belge dhe spanjolle.
Droga "pastrohej" në Shqipëri, vendi takimeve në Aruba! SKEMA e rrjetit: Artur Shehu me 'kokat' e zyrtarë shtetërorë 'bënin planet'
TIRANË- Në një aksion të gjerë hetimor të SPAK, me lëshimin e 20 urdhër-arresteve, janë goditur dy grupe të dyshuara kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe një rrjet bashkëpunëtorësh (biznesmenë të njohur) në fushën e biznesit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave në Shqipëri.
Sipas dosjes hetimore, bëhet fjalë për një skemë ku të ardhurat nga trafiku i kokainës në Evropë kanalizoheshin përmes investimeve në pasuri të paluajtshme dhe projekte ndërtimi në vend. Këtu hyjnë në rol biznesmenët, si Orest Sota apo Artur Shehu, etj.
Në dosjen e siguruar nga ZËRI, SPAK ka dokumentuar një nga episodet, çështje ndër më të diskutuara, që ka ndezur jo pak herë debat, 'takimet në Aruba'. Sipas dosjes, në Aruba janë zhvilluar takime mes personave të hetuar, të cilat sipas SPAK kanë shërbyer për koordinimin e veprimtarisë së trafikut të narkotikëve, si dhe për diskutimin e investimeve dhe qarkullimit të parave në Shqipëri.
"Nga analizimi i të dhënave të përftuara (nga autoritetet gjyqësore të Drejtësisë së Mbretërisë së Spanjës të procedimit penal që ata kanë pasur në ndjekje; në komunikimet e kryera prej tyre në platformën enkriptuar SkyEcc, nga përgjimet e komunikimeve elektronike, si edhe në analizim të akteve noteriale të lidhura mes tyre dhe personave te tretë të autorizuar prej tyre) janë mësuar të dhëna të rëndësishme lidhur me personat nën hetim, të cilët konsistojnë:
-në takime të zhvilluara në Majorka, Belgjikë e Aruba, takime të cilat konsistuar në vitet 2018- 2021 kryesisht në kuadër të veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikeve, por edhe për investime në Shqipëri", thuhet ne dosje.
Sipas hetimeve, nga analizimi i dokumenteve noteriale dhe komunikimeve, personat nën hetim dyshohet se kanë kryer veprime të ndryshme juridike të maskuara me qëllim fshehjen e origjinës së parave.
Në një pjesë tjetër të dosjes theksohet se personat nën hetim kanë kryer takime edhe jashtë shtetit dhe kanë komunikuar në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërorë, pa dhënë emra apo detaje konkrete për ta.
Po ashtu, personat nën hetim dyshohet se kanë bërë veprime të ndryshme për të zhvilluar prona dhe për të siguruar leje ndërtimi përmes mënyrave të tërthorta. Megjthatë, rezulton se një pjesë e tyre është penguar për shkak të hetimeve apo sekuestrimeve.
Pjesë nga dosja:
Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikime të kryera rezulton se, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërore.
Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përftuar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arrituar të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama ndjekin veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.
...
- si dhe në fshehjen e transferimit të pasurisë tek persona pa probleme, por që janë të lidhur me persona që kryejnë aktivitet kriminal, fakte të cilat tregojnë se këto pasuri zotërohen nga vetë personat nën hetim, por veprimet janë kryer për fshehur lidhjen e tyre me tokën apo zhvillimin e saj.
Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për tokën janë kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.