LIVE UPDATES

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në seancë, Balla: Flamingo nga Temu! Berisha kërkon debat me Ramën

➤Kuvendi ka filluar me diskutime e debate lidhur me projektin që do të ndërtohet në Zvërnec. ➤Deputetët e Partisë Demokratike u paraqitën me pankarta me mesazhe lidhur me projektin dhe kërkesat e qytetarëve gjatë protestave të zhvilluara për 11 ditë me radhë. ➤Kreu grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga Kuvendi deklaroi se 4 projektligjet e opozitës do të rrëzohen dhe investimi në Zvërnec do të bëhet. ➤Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi q1% kërkesat e protestueve të futen në axhendën e Kuvendit, si dhe të zhvillohet një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.

5 artikuj për këtë temë.
1 ORE ME PARE

“Zvërneci”/ PD interpelancë me ministrin e Mjedisit, Jaupaj: Analizë shkencore e plotë, BE s’kërkon ndalim automatik

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në
Sofjan Jaupaj

TIRANË-Në Kuvend po zhvillohet interpelanca e me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës.

Japuaj ka deklaruar se projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë për ndikimin në mjedis. Ministri shprehet se statusi aktual ligjor i zonës lejon ndërhyrje të kontrolluara ekonomike, duke synuar një balancë mes zhvillimit dhe ekologjisë. Ndër të tjera, Jaupaj theksoi se as direktivat e Bashkimit Evropian nuk parashikojnë bllokime automatike, por kërkojnë respektim rigoroz të habitateve.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj: Askush s’mund të vërë në dyshim angazhimin tonë për natyrën sepse është i matshëm. Është debat i shëndetshëm dhe i nevojshëm, por duhet të mbështetemi te faktet, ligjet dhe shkenca. Së pari, janë ngritur pretendime se procedura mjedisore është anashkaluar. Faktet tregojnë se pas shqyrtimit të dokumentacionit, u vendos që duhet t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të ndikimit në mjedis, pra është aktivizuar niveli më i lartë i legjislacionit. Projekti do t’i nënshtrohet një analize të plotë.  Me fjalë të tjera, shteti shqiptar ka vendosur që vendimmarrja mjedisore të vendoset mbi evidencën shkencore. Është pikërisht garancia që mbrojtja e natyrës duhet të bazohet mbi fakte, studime dhe vlerësime profesionale.

Statusi i zonës së mbrojtur. Zona e Pishë-Poros është shpallur zonë e mbrojtur, kategoria V që nuk është rezervë strikte natyrore. Filozofia bazohet mbi bashkëjetesën e natyrës dhe aktivitetit ekonomik e social. Mbi zonat e mbrojtura mund të ekzistojnë qendra banimi etj. Ligji shqiptar nuk vendos ndalime, por kushte sesi duhet të realizohen. BE kërkon respektimin e direktivës së habitateve dhe shpendëve. Projekti të zhvillohet në bazë të ndikimit konkret që mund të ketë. Nenet kërkojnë vlerësim të përshtatshëm të ndikimit dhe jo ndalim automatik.

4 ORE ME PARE

'Janë të rinj shqiptarë...'! Berisha 'krah' protestuesve: Kërkoj urgjentisht debat me Ramën

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga seanca plenare e Kuvendit ka shprehur sërish mbështetjen ndaj protestuesve, të cilët prej 11 ditë radhazi mbushin Bulevardin e Tiranës, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe kërkojnë ndryshime politike, ka hapur debat të gjerë edhe në studio televizive.

Berisha ka kërkuar të mos merren me asgjë tjetër, pasi qytetarët presin zgjidhje nga Parlamenti. Kreu i PD ka kërkuar që 5 kërkesat e protestuesve të futen në axhendën e Kuvendit, si dhe kërkon urgjent një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për protestat.

Sali Berisha: Sot, shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të katër anët e rajonit dhe të botës, kudo që ndodhen, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që prej 12 ditësh janë në një protestë epike, paqësore, me një seri kërkesash absolutisht të drejta, me të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri, që konsideron shtetin dhe vendin si pronë të tij personale. Të shpëtojnë mjedisin shqiptar të mrekullueshëm nga natyra që po shkatërrohet në të katër anët e tij. Të shpëtojnë trashëgiminë shekullore të kombit që po pëson sulme barbare nga oligarkët, klanet dhe lobingjet e afërta të Edi Ramës. Ndaj dhe t’i lëmë mënjanë, ata janë qytetarë shqiptarë, janë para së gjithash të rinj shqiptarë, të cilët në protestën e tyre, me një gjë janë 100 përqind të sinqertë, duan që ëndrrën ta vendosin në këtë vend. Duan që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë. Ndaj dhe të mos merremi me asgjë tjetër, të merremi me plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tuaj. Kërkoj urgjentisht që parlamentit të ketë në axhendë të vetmen çështje, kërkesat që janë absolutisht legjitime pasi të gjitha ligjet që keni ndryshuar janë antikushtetuese. Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, përndryshe do të jetë vonë dhe do jetë një gabim i madh historik që bëhet. Ndaj zoti kryetar, ushtro të gjithë autoritetin, distancohuni nga Edi Rama dhe ktheni axhendën e parlamentit.

5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare./ZËRI

5 ORE ME PARE

'Zogjëve të bufit ju duket vetja flamingo' Balla-opozitës: Projekti do bëhet, 4 projektligjet do t’i rrëzojmë

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në
Taulant Balla

TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socilaiste, Taulant Balla në një replikë me opozitarët i ka quajtur demokratët 'flamingo nga Temu'. Balla ka deklaruar se pavarësisht gjithçkaje, projekti për investimin në Zvërnec do të vijojë, ndërsa 4 projektligjet e dorëzuara nga opozita do të rrëzohen.

Partia Demokratike më 7 qershor depozitoi në Kuvend kërkesat e qytetarëve, për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe ndryshimet në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Taulant Balla: Ky ishte fiks një fjalim i një flamingo nga Temu, më pëlqeu shumë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo edhe pse me respektin më të madh kush ju ka komanduar ju? Bëni zhurmë sa të doni, shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe atë, por ne jemi kundër 4 pr ligjeve që keni sjellë. Do t’i rrëzojmë sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj bufin e madhe dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit. Ne jemi pro dhe investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 mld. Pse bëheni qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi edhe tekstin e zëdhënësit e Ministrisë së Jashtme të Iranit, që tha Rama ik! Po ju ç’kërkoni në protestë? Pashë edhe një deputete të PD që ishte në protestë e tha jemi këtu kundër sistemit. Kundër kujt sistemi. Në një protestë ku thirret Berisha në burg… Ne nuk kompleksohemi sepse e dimë fare mirë që kemi një kontratatë me qytetarët.

5 ORE ME PARE

Kuvendi nis me protestë! Opozita paraqitet me pankarta: CNN these people are no fake news

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Kuvendi ka nisur seancën plenare mes tensioneve lidhur me ndërtimet në Zvërnec. Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur me pankarta ku shkruhet: CNN these people are no fake news! O jari kur do e japësh dorëheqjen? Armiku i Shqipërisë është Edi Rama.

/ZËRI

7 ORE ME PARE

Mblidhet sot Kuvendi! 6 interpelanca në rend dite, opozita kërkon 'llogari' për investimet në Nartë

'Zvërneci' 'ndez' Kuvendin-PD me pankarta në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku në rend dite janë parashikuar 6 interpelanca. E para është ajo me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, ndaj të cilit deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë sqarime për situatën e krijuar në Shqipëri lidhur me planin për të ndërtuar një resort luksoz brenda në zonën e mbrojtur të Nartës.

PD kërkon transparencë mbi bazën ligjore të projektit, studimet për ndikimin në mjedis apo për respektimin e legjislacionit për zonat e mbrojtura. Një interpelancë është thirrur edhe ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij. Ligjvënësit e opozitës kërkojnë sqarime mbi mënyrën e organizimit dhe të drejtimit të operacionit policor.

Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtmin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj pritet të japë shpjegime për Durana Park, e thirrur në interpelancë nga demokrati Eno Bozdo, për procedurat e ndjekura dhe përdorimin e fondeve publike.

Edhe në seancën e kaluar diskutimet kryesore u përqëndruan lidhur me projektin në Zvërnec.

Poll

MOS HUMB