LIVE UPDATES

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u vra nga shoku i tij? Pranga kamarierit, autori në kërkim

➤Eglant Koçi, 34 vjeç i zhdukur prej 4 qershorit, dyshohet të jetë marrë peng dhe vraraë nga Armand Shakaj, 41 vjeç. ➤Policia e Tiranës ka shpallir në kërkim Shakajn, ndërsa është arrestuar Enea Zyferi, kamarier në lokalin e 41-vjeçarit. ➤Zyferi dyshohet të ketë qenë dëshmitar i ngjarjes. ➤Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë është bërë i mundur identifikimi i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë, Armand Shakaj. ➤ZËRI ndau më 6 qershor pamjet ku u pa për herë të fundit Koçi në zonën e 'Sheshi Wilson' duke parkuar motorin, në ambjentet e lokalit të Shakajt. ➤Policia dyshon se Shakaj mund ta ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. ➤Policia ka sekuestruar mjetin e autorëve më të cilin dyshohet se kanë transportuar të riun pasi e kanë marrë peng. ➤Te makina e gjetur janë konstatuar njolla gjaku, që dyshohen se mund të jenë të Koçit. Për të fshehur gjurmët Shakaj ka larguar nga vendi ku ishte parkuar fillimisht motorin e të zhdukurit. ➤Mjeti u gjet në rrugën 5 Maji në Tiranë, 2 ditë më parë. ➤Policia po vijon kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit, si dhe po punohet për kapjen e Armand Shakajt.

6 artikuj për këtë temë.
22 MINUTA ME PARE

Publikohet VIDEO: 'Mand Dhelpra' fshin gjurmët e Koçit dhe largohet në errësirë pas ngjarjes misterioze (FOTO)

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
foto ilustrim: armand shakaj-eglant koci

TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi janë marrë një kthesë dramatike, ndërsa policia konfirmon se personi i fundit që e takoi para zhdukjes është Armand Shakaj, i njohur si 'Mand Dhelpra', i shpallur në kërkim.

Ndërkohë, ZËRI ka siguruar videon që paraqet lëvizjet e fundit të Shakajt, lidhen direkt me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi.

Pamjet tregojnë Armand Shakajn duke marrë motorin e Koçit rreth orës 00:30, mesnatën e 5 qershorit dhe duke e lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, në një përpjekje për të krijuar një alibi. Më pas, siç duket edhe në foton e mëposhtme, ai është kthyer në këmbë drejt Bulevardit të Ri dhe më vonë në banesën e tij.

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
mbremja e 5 qershorit-armand shakaj largohet ne kembe

Ky veprim, i kapur nga kamerat, hedh dritë mbi rrugën misterioze të ngjarjes dhe rrit dyshimet se zhdukja e Koçit nuk ka qenë rastësi. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet analizojnë secilën detaj për të zbardhur fatin e 34-vjeçarit./ZËRI

1 ORE ME PARE

"Fiki pak kamerat..."/ Takimi i fundit i Eglant Koçit, 'Mand Dhelpra' e futi në "kurth", e ftoi dhe...Ç'ndodhi natën e 4 qershorit

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
armand shakaj-eglant koci

TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi vijojnë, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi ngjarjen. Koçi humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e 4 qershorit, natën kur shkoi për të takuar Armand Shakajn, në rrugën Ismail Qemali në Tiranë.

Personi i fundit që e takoi Koçin

Armand Shakajn, i njohur si Mand Dhelpra 41-vjeç, rezulton të jetë personi i fundit që e ka takuar 34-vjeçarin, dhe si rrjedhojë është autori kryesor i shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se një konflikt i mëparshëm i tyre për një shumë të konsiderueshme parash është shkak i të gjithë ngjarjes që çoi në zhdukjen e Eglant Koçit. Bëhet fjalë për para që në fakt, dyshohet se ishin marrë nga Armand Shakaj dhe jo nga Koçi. Madje, edhe sipas policisë, deri tani pista kryesore është pikërisht kjo, pasi sipas të dhënave i shpalluri në kërkim Shakaj jepte para me fajde.

Ngjarjet e natës së 4 qershorit

Dyshimet janë se natën e zhdukjes së Koçit, ky i fundit është thirrur nga Armand Shakaj për takim sqarues. 

Fillimisht takimi do të zhvillohej pranë Fast Food-it që Shakaj kishte në rrugën Ismail Qemali. Aty ai ka komunikuar me kamarierin e tij, 25-vjeçarin Enea Zyferi, i cili u arrestua nga policia për përkrahje të autorit të krimit. Shakaj i ka kërkuar Zyferit që të fikë kamerat e sigurisë.

Më pas, Koçi dhe Shakaj janë ngjitur në një ambient pranë Fast Food-it, që më parë kishte shërbyer si Call Center. Në këtë ambient, policia ka gjetur njolla gjaku dhe pamje filmike që dyshohet të tregojnë Shakajn duke futur trupin e Koçit në bagazhin e makinës së tij, duke e transportuar në rrethinat e Tiranës.

Një natë më pas...

Rreth orës 00:30 të 5 qershorit, Shakaj dyshohet se ka marrë motorin e Koçit dhe e ka lënë pranë nënstacionit elektrik në Tiranë, për të krijuar një alibi për zhdukjen. Më pas, ai është kthyer në këmbë drejt Bulevardit të Ri dhe më pas në banesën e tij.

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
armand shakaj

Megjithatë, trupi i Eglant Koçit nuk është gjetur ende, dhe policia nuk mund të konfirmojë vdekjen e tij. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit, si dhe po punohet për kapjen e Armand Shakajt.

Ekspertët kanë ushtruar kontrolle të rrepta në ambientin ku i riu dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, si dhe në disa lokacione të tjera, por deri më tani ai nuk është gjetur. Janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës, por edhe në Elbasan e në disa male./ZËRI

4 ORE ME PARE

Dyshohet se mori peng Eglant Koçin, publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar Armand Shakaj

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u

TIRANË- Personi që shihni në të majtë të fotos është 41-vjeçari Armand Shakaj, autori i dyshuar i zhdukjes së të 34-vjeçarit Eglant Koçi. Shakaj është shpallur zyrtarisht në kërkim nga autoritetet si autori i dyshuar që mendohet se ka rrëmbyer të riun.

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
armand shakaj

Eglant Koçi dyshohet se është rrëmbyer nga Armand Shakaj, ndërsa ky i fundit është ndihmuar edhe nga një person tjetër. Lidhur me këtë, është vënë në pranga shtetasi Enea Zyferi. Ky i fundit, punonte kamerier te Armand Shakaj, dhe dyshohet se mund të jetë dëshmitar i rrëmbimit dhe vrasjes së 34-vjeçarit.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka sqaruar se përmes veprimeve të thelluara hetimore është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i motorit me të cilin lëvizte 34-vjeçari Eglant Koçi, si dhe automjeti me të cilin dyshohet se autori ka rrëmbyer të riun. Në automjet janë gjetur disa gjurmë gjaku, teksa pritet ekspertiza për të verifikuar nëse i përkasin 34-vjeçarit.

Ekspertët kanë ushtruar kontrolle të rrepta në ambientin ku i riu dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, si dhe në disa lokacione të tjera, por deri më tani ai nuk është gjetur. Janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës, por edhe në Elbasan e në disa male./ZËRI

6 ORE ME PARE

MISTER fati i Eglant Koçit, 34-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i tij

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
Eglant Koçi

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë më datë 4 qershor. Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i tij, Armand Shakaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka mbajtur peng Koçin.

Nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë dhe se shoku i tij ka zhdukur trupin duke e transportuar me një makinë, shkruan Topchannel. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë, Policia zbuloi se Koçi për herë të fundit është parë në lokalin e 41-vjeçarit, në zonën e 'Sheshi Wilson' drejt Bulevardit Zhan D’Ark, nga ku nuk doli më.

Enea Zyferi i cili u arrestua nga blutë, punonte kamarier në lokalin e Shakaj. Zyferi dyshohet të ketë qenë dëshmitar i vrasjes së Koçit. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Armand Shakaj për të fshehur gjurmët, ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit.

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
Eglant Koçi

Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia.Policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.

7 ORE ME PARE

I zhdukur pa gjurmë prej 4 qershorit! Policia: Eglant Koçi u mor peng, në kërkim autori, pranga bashkëpunëtorit (EMRAT)

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
Eglant Koçi

TIRANË-Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi në Tiranë më datë 4 qershor. Autoritetet raportojnë se Koçi dyshohet të jetë mbajtur peng nga Armand Shakaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë në pranga është vendosur Enea Zyferi, 25-vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar Shakajn për rrëmbimin e 34-vjeçarit.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të hetimeve është bërë e mundur gjetja e motomjetit të Eglant Koçi, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar, Armand Shakaj. Policia dyshon se Shakaj mund ta ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. Mjeti i përdorur në këtë lëvizje është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale.

Hetimet vijojnë ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga Koçi. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit, si dhe po punohet për kapjen e Armand Shakajt.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet intensive për gjetjen e shtetasit E. K., 34 vjeç, i denoncuar nga familjarët si i humbur.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim policor 41-vjeçari që dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Arrestohet një 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit E. K., 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit A. Sh., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit. Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K. Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit. Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve.

Eglant Koçi rezulton i zhdukur prej 4 qershorit. Për herë të fundit Koçi u pa në zonën e 'Sheshit Wilson', ku në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet teksa 35-vjeçari lëviste me motor. Ishin familjarët dhe të afërmit ata që ngritën alarmin, ndërsa burime për ZËRI-n pranë Komisariatit nr. 2 konfirmuan zhdukjen e 33-vjeçarit. 

10 ORE ME PARE

MISTERI i zhdukjes së Eglant Koçit, gazetari Artan Hoxha: Ishte postier për këmbimin e kriptomonedhave me cash

5 ditë 'pa nam e nishan'! Eglant Koçi u rrëmbye dhe u
Artan Hoxha dhe Eglant Koçi

TIRANË-Ende asnjë gjurmë nga Eglant Koçi, i cili rezuloton i zhdukur prej 4 qershorit. Imazhet e fundit të Koçit të siguruar nga ZËRI, tregonin të riun në zonën e 'sheshit Wilson' me motor dhe aty pranë një makinë ngjyrë gri, tip "Toyota Corolla". Lidhur me rastin gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje, ku shprehet se Eglant Koçi ishte postieri që shkonte te zyrat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me cash.

“Kjo ngjarje, e datës 4 qershor, një i ri Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë nuk ka asnjë informacion. Punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valuator për kriptomonedhat. Ky është rasti i rradhës dhe besoj se në të ardhmen do të kemi probleme të ngjashme me këtë. Duhet bërë apel që nëse është i gjallë, kushdo që mund të ndihmojë do të ishte e vlefshme si informacion. Policia dhe familja janë munduar.

Janë parë lëvizjet. Për herë të fundit e kanë parë te sheshi Wilson. Ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur. Ai ishte postieri që shkonte te change për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Në llogarinë që ka ai nuk është lëvizur.  Te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e personit të humbur dhe është larguar. Kjo mund të jetë bërë edhe për të humbur gjurmët, pasi motorri është gjetur të nesërmen. Sa më shumë kohë kalon nga momenti i rrëmbimit, aq më pak janë shanset që të gjendet personi. Janë shtuar shumë këto rrëmbimet. Kemi rrëmbime personash nga Saranda deri në Shkodër. Sa më shumë të ketë raste rrëmbimesh dhe mos zbulim të tyre, bëhet problematike”– tha gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Poll

MOS HUMB