Alibej zbulon lidhjet e Luçiano Koçekut me biznesmenin Ilir Shtufi: U njohën kur ky i fundit kishte borxhe
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luçiano Koçeku ka pasur lidhje të ngushta me biznesmenin Ilir Shtufi, të cilit i ka dhënë para për të shlyer borxhet dhe për të financuar investime ndërtimi.
Një tjetër 'kokë' e grupit kriminal të trafikut të drogës del edhe i penduari i drejtësisë, Erion Alibej. Sipas dosjes, ky i fundit ka deklaruar se Shtufi ka përfituar financime cash nga Koçeku dhe se persona të përfshirë në trafik narkotikësh kanë investuar para në objektet e ndërtuara prej tij.
Njohja mes Koçekut dhe Shtufit ka ardhur në kohën kur ky i fundit kishte probleme financiare, ndërsa Artur Koçeku përmendet si pika kontakti. Në dosje theksohet se Shtufi ka pasur më parë borxhe dhe probleme financiare, të cilat u zgjidhën pjesërisht falë ndihmës së Koçekut, i cili në disa raste ka vepruar si pronar në projektet e ndërtimit.
Alibej ka dëshmuar se vetë Koçeku i kishte pohuar se investonte në ndërtim së bashku me Shtufin, duke e financuar me shuma të mëdha parash cash dhe duke u sjellë si pronar në disa prej projekteve të ndërtimit.
Pjesë nga dosja hetimore
Nga hetimet ka rezultuar se personi nën hetim Luciano Koçeku ka vijuar pastrimin e të ardhurave të përftuara nga trafiku i lëndëve narkotike përmes industrisë së ndërtimit duke përdorur personin nën hetim Ilir Shtufi (i njohur më herët në fushën e ndërtimit) të cilit i referohet "ortaku im" dhe se njihet edhe prej lidhjeve të tij në aktivitetin e narkotikëve si "ortaku lokut" , si edhe të mësuar edhe deklarimin e datës 03.04.2026 si person që ka dijeni i shtetasit Erion Alibej, dëshmitar i drrejtësisë, i cili në marrjen në pyetje, ndër të tjera, ka deklaruar se lidhur me personin nën hetim Ilir Shtufi (e njeh si biznesmen, njohje kjo e cila është kryer me pikë kontakti Artur Koçekun pasi Arturi në shumicen e kohës qëndronte me Ilir Shtufin, dhe se për të ka mësuar se ai ishte nje bizesmen i hershëm në fushën e ndërtimit, para se të njihesh me Artur Kocekun, fakt te cilin deklaron se ka dijeni pasi ka qëndruar ne bisedat e tyre të perbashkëta.
Sipas tij Ilir Shtufi në periudhën që ka lidhur shoqeri me Artur Kocekun ka pasur rritje të aktivitetit te tij ekonomik, ku bën me dije se më parë ka pasur borxhe, të cilat i ishin vendosur nga personat të ndryshem (te cilet nuk i mban mend) si edhe ka pasur probleme me shitje te pasurive nga dy here si edhe borxhe per moshlyerje te lendeve të para të ndërtimit (subjekte konkrete për të cilat deklarn se nuk i mban mend), dhe se sipas tij në këtë kohë shtetasi Artur Koceku i është afruar edhe e ka ndihmuar me shuma monetare cash, duke mundur të paguajborxhet e mospagesave të faturave, të mbyllë problemet me drejtesinë për apartamentet/dyqanet që i shiste dy here dhe emri i Arturit të largoj gjobvenesit, fakt të cilin ka deklaruar se e ka mësuar nga diskutimet e shoqerisë së përbashket por edhe ne komunikimet e tij më Arturin.
Në vijim dëshmitari i drejtësisë Erion Alibeaj ka deklaruar se lidhur me lidhjen e Arturit (Luciano Koçeku) me shtetasin Ilir Shtufi në ndërtimet e kryera, ia ka komunikuar edhe personalisht Artur Koçeku se po investonte në ndërtim me të, dhe se në bashkëpunim me të, duke e financuar cash në shume monetare te larta, fakt ka dijeni edhe shoqëria e perbashket, pasi Artur Koçeku sillej si një pronar në objektet qe ndertoheshin nga Ilir Shtufi si edhe per faktin se më vonë këto persona dhe të tjere të përfshire në trafikun e narkotikeve kanë futur lek cash tek Ilir Shtufi në objekte të caktuar te ndërtuara prej tij.
Pastronin paratë e vëllezërve Koçeku, nipat e "Miri të Xhikes" në kërkim! Cili ishte roli i tyre dhe njohja me Artur Shehun
TIRANË- Erjon dhe Adrian Rama, dy nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Miri i Xhikes”, dyshohet se janë të përfshirë në skema të pastrimit të parave të këtij grupi kriminal dhe janë shpallur në kërkim.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" në kuadër të një operacioni të gjerë që synon goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, i cili dyshohet se drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.
Skema ka në qendër trafikun ndërkombëtar të drogës në vende të ndryshme të Europës nga Amerika Latine, ku përgjegjës për territorin zviceran rezulton Adrian Rama. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se pas gjithë kësaj skeme ka monovruar Adriani, ndërsa vëllai i tij Erioni, thuhet se ka rolin e një figuranti.
Në një foto të siguruar nga ZËRI, shihet Elton Memeti me gotë shampanje, si bashkëpunëtor i Adrian Ramës, ndërsa Endi Rama, djali i “Mirit të Xhikes”, mban puro dhe shampanjë. Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikun e drogës.
Elton Memeti ka bashkëpunuar me Adrian Ramën për kontrollin e territorit në Zvicër për trafikut e drogës.
Sipas burimeve për ZËRI, Endi Rama ka pasur njohje me biznesmenin Artur Shehu, falë qëndrimit të tij në Amerikë në vitin 2018 dhe posedimit të pasaportës amerikane.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Adriani, nipi i 'Mirit Xhikes' ka pastruar para per llogari te Artur Shehut ne jug dhe ne tirane.
Madje, për këtë rast thonë burimet, gruaja 'Mirit të Xhikes', eshte thirrur ne SPAK para 1 muaji.
Mes listës së 20 masave të sigursë të lëshuara në kuadër të operaciont të zhvilluar nga SPAK, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë edhe dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama.
Dyshja janë nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Mirit i Xhikes”, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.
Hetimet e SPAK po vijojnë, ndërsa pritet që të kemi zhvillime të mëtejeshme në vijim lidhur me zbardhjen e skemave të dyshuara financiare, si dhe me ekzekutimin e masave të sigurisë. /ZËRI
SPAK lëshoi urdhër arrest për pastrim parash, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi
TIRANË- Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar sot në Greqi, pas lëshimit të një urdhri arresti nga SPAK.
Shtufi dyshohet për pastrim parash në kuadër të një operacioni që goditi një grup të trafikut të drogës, të drejtuar nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Biznesmeni Shtufi ka qenë aktiv në fushën e ndërtimit, por dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal duke pastruar paratë e fituara nga trafiku i drogës.
Në kuadër të operacionit kundër grupit kriminal të trafikut të drogës, SPAK ka vendosur sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm pasurish që lidhen me biznesmenin Ilir Shtufi. Po ashtu, janë lëshuar 20 masa sigurie. /ZËRI
Si u kamuflua Orges Birçaj pas "Top Seven"? "Koka financiare" në hije përmes personave të tjerë dhe rrjeteve të kompanive
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) në një operacion të befasishëm ka lëshuar 20 masa sigurie, mes tye 'arrest me burg' për disa emra të njohur biznesmenë e pronarë të mëdhenj. Disa prej masave ende nuk janë ekzekutuar për disa prej tyre, pasi të përfshirët, dyshohet se mund të ndodhen jashte shtetit.
Listës së biznesmenëve të goditur këtë të premte nga SPAK, i bashkohet edhe Orges Birçaj. Ky i fundit, i njohur si pronari i biznesit të makinave “Top Seven”, është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin e tij.
Në qendër të këtij operacioni janë pikërisht këta emra, të cilët, sipas hetimeve, dyshohen për pastrim të parave në shuma të konsiderueshme, aktivitete që mendohet se janë zhvilluar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Por, si arriti Birçaj të kamuflohej pas "Top Seven"? Biznes i cili rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orgest Birçaj.
Orgest Birçaj, është emri që fshihet pas një rrjeti të gjatë të pastrimit...Bëhet fjalë për një sërë biznesesh, projektesh apo investimesh, pas të cilave Birçaj nuk shfaqet drejtpërdrejt si pronar, por burime nga brenda projektit tregojnë se ai është “koka financiare” në hije, përmes ortakëve të tretë dhe kompani të lidhura.
1. Top Seven Luxury Cars
Showroom-i Top Seven në Tiranë ofron makina luksoze si Rolls Royce, Ferrari, McLaren dhe Mercedes Brabus. Çmimet e automjeteve shkojnë nga 250 deri në 600 mijë euro, duke e bërë këtë biznes një nga më të spikaturit në tregun automobilistik.
2. Top Seven Tower në Laprakë
Në Laprakë po ndërtohet Top Seven Tower, një kullë shumëkatëshe me volum ndërtimi dhe investime që kapin miliona euro. Projekti është ndër ndërhyrjet më të mëdha urbane në zonë.
3. Investimet në Palasë – kompleksi “SIN”
Në Palasë, Orges Birçaj lidhet me kompleksin e vilave “SIN”, një nga zhvillimet më të shtrenjta në bregdet. Çmimet e vilave fillojnë nga 700 mijë euro dhe mund të kalojnë 2 milionë. Projekti përfshin blerje tokash dhe ndërtim intensiv, duke e bërë një nga investimet më të mëdha private në zonë.
Biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë është bllokuar me urdhër të SPAK, ndërsa pronari është shpallur në kërkim.
Hetimet e SPAK po vijojnë, ndërsa pritet që të kemi zhvillime të mëtejeshme në vijim lidhur me zbardhjen e skemave të dyshuara financiare, si dhe me ekzekutimin e masave të sigurisë. /ZËRI
SPAK godet rrjetin e kokainës-Si u pastruan paratë...“bosat” morën leje ndërtimi pafund
Lajmi se SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Artur Shehun, Ilir Shtufin dhe Orest Sotën me dyshimin për pastrim të parave që burojnë nga trafiku i drogës është operacioni më i rëndësishëm që vërteton shqetësimin e ngritur prej vitesh nga media dhe ekspertët: furnizimin e tregut të ndërtimit me para të pista.
Në një hulumtim që kam bërë disa muaj më parë në bazë të lejeve të zbardhura që ka dhënë Këshilli Kombëtar i Territorit në kryeqytet për kulla, grupi i kompanive që lidhet me biznesmenët Ilir Shtufi, Kujtim Shtufi dhe Mark Luli rezulton të ketë marrë numrin më të madh të lejeve ndërtimit. Kompanitë Nova Construction Group, (ish-Nova Construction 2012), Ferro Beton & Construction CO, Devealb Construction dhe M.C Inerte janë pajisur me 11 leje për të ndërtuar 727 mijë metra katrorë rezidenca banimi dhe hotele, sipërfaqe që përbën 15% të totalit të volumit të lejeve të dhëna për godina të larta që ka miratuar KKT.
Kompania Forever Construction në pronësi të Lefter Sotës, babait të Orest Sotës, është pajisur me 3 leje për kulla për një sipërfaqe totale 238 mijë m2. Një godinë me 18 kate në bulevardin “Gjergj Fishta” me sipërfaqe 102 mijë m2, e cila më pas në vitin 2023 zgjerohet në 155 mijë m2. Në vitin 2022 janë dhënë dy leje të tjera për ndërtimin e një objekti 12 kate në zonën e ish-Bllokut dhe godinës “Manhatan 1” me 30 kate në rrugën “Asim Vokshi”.
Emri tjetër për të cilin është lëshuar urdhër arresti, Artur Shehu, është personi i cili pretendon se ka sipërfaqen më të madhe të tokës në projektin që do të zhvillohet në Zvërnec për ndërtimin e resortit turistik, me investitorë dy vëllëzer sirianë me bazë në Katar dhe i promovuar nga familjarët e presidentit të SHBA, Ivanka Trump dhe Jared Kushner.
Nga analiza e bilanceve të kompanive që ndërtojnë kulla në Tiranë rezulton se mesatarisht 80% e financimit vjen nga parashitjet dhe kleringu, një model që favorizon depërtimin e parave të pista në këtë sektor.
Natyrisht që disa porositës mund të jenë dhe qytetarë të ndershëm të cilët kanë dhënë kursimet e tyre ose kanë marrë kredi për të blerë një apartament – por sot nuk janë të sigurtë nëse do ta përfundojë ndonjëherë dhe nëse do të marrin investimin për të cilin kanë dhënë paratë!
Të mos harrojnë se kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa kreun e Këshillit Kombëtar të Territorit, Edi Rama, i cili krijoi këtë strukturë tregu dhe model ekonomik: paratë tona mund të shkojnë vetëm te një dorë njerzish që jep leje ai.
Sot në shesh dhe për këtë!
*marrë nga profili i Facebook i Ola Xamës
SPAK shpall në kërkim nipat e ‘Mirit të Xhikes’! Vëllezërve Rama u sekustrohen llogari bankare, e vila në Palasë
TIRANË-Mes listës së 20 masave të sigursë të lëshuara në kuadër të operaciont të zhvilluar nga SPAK, ndaj personave të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë edhe dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama.
Dyshja janë nipat e Fatmir Ramës i njohur si “Mirit i Xhikes”, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal. Në kuadër të aksionit vëllezërve u janë sekuestruar vila në Palasë, Jalë e Rolling Hills si dhe dhjetëra llogari bankare.
Erjon Rama rezulton administrator dhe aksioner në disa lokale, si ‘CAPRI’, ‘CAPRICCIO’-n dhe shoqërisë 3 & more.

Edhe emri i Adrian Ramës rezulton në tregun e biznesit. Ky i fundit është pronar i ABM RODONI dhe KRYON.83, shoqëri me aktivitet imobiliar, shitje-blerje pasurish të paluajtshme (veprave civile, industriale), dhënie me qira dhe ndërtime civile, industriale, turistike, bujqesore, etj. mbi 5kate.

Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës
7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama
9 llogari bankare të Erjon Ramës
21 llogari bankare të Ardian Ramës
Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës
Tre llogari të kompanisë Kryeon83 , të Adrian Ramës
2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës
Truall në Sarandë
3 vila dhe dy apartamente në Jalë
Kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë
Trafik droge, pastrim parash dhe biznesmenë në pranga, zbulohen EMRAT e 20 anëtarëve të grupit kriminal
TIRANË-Janë zbardhur emrat e 20 të akuzuarve nga SPAK si pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash. Sipas raportimeve, grupi trafikonte kokainë nga Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil drejt Europës dhe paratë i pastronin në ndërtime në Shqipëri.
EMRAT:
Ardian Zykaj
Alfredo Hamzai
Adrian Rama
Erjon Rama
Orgest Bircaj
Orest Sota
Elton Memeti
Artur Shehu
Leonard Bishaj
Arben Ismaili
Edmond Jaupi
Besnik Myftari
Dritan Aga
Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku
Dino alias Abedin Koçeku
Ervin Koçeku
Astrit Vladi
Kastriot Vladi
Gezim Islami
Ilir Shtufi
Urdhër-arrest nga SPAK! Kush është Ilir Shtufi, ndërtuesi i 'Mali të Tiranës' që pastronte paratë e vëllezërve Koçeku
TIRANË- Biznesmeni Ilir Shtufi është shpallur në kërkim për pastrim parash, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga vëllezërit Koçeku.
Sipas SPAK, Shtufi është shpallur në kërkim nën dyshimet për pastrim parash, pasi dyshohet se ka bashkëvepruar me grupin kriminal duke investuar dhe të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i trafikut të narkotikëve.
Ndaj Shtufit është lëshuar masa e sigurisë "arrest me burg", që ende nuk është ekzekutuar pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit.
Në fakt, biznesmeni nuk është një emër i panjohur. Ilir Shtufi është i njohur në sektoin e ndërtimit në vendin tonë. Ai zotëron 91% të aksioneve të kompanisë “Nova Construction 2012”, një nga kompanitë e përfshira në projekte të rëndësishme zhvillimi dhe infrastrukture në vend.
Shtufi njihet edhe për lidhjet me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njihet si biznesmeni i “qiellgërvishtëseve”.
Kompania “Nova Construction 2012” ishte gjithashtu një nga tre operatorët ekonomikë që fituan tenderin për Lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Edhe kjo procedurë është aktualisht objekt hetimi nga SPAK.
Ndër projektet më të njohura të lidhura me emrin e tij është edhe kulla “Mali i Tiranës”, një prej ndërtimeve më ambicioze të planifikuara në kryeqytet. Sipas projektit, bëhet fjalë për një godinë me 65 kate, nga të cilat 58 mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me një lartësi prej rreth 185 metrash.
Në kuadër të operacionit kundër grupit kriminal të trafikut të drogës, SPAK ka vendosur sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm pasurish që lidhen me biznesmenin Ilir Shtufi. Po ashtu, janë lëshuar 20 masa sigurie. /ZËRI
Operacioni i SPAK! Të njohur për sherrin në Palasë, vëllezërit Abedin dhe Tur Koçeku, ‘krerët’ e grupit të trafikut të drogës

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’, për një grup kriminal të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike e pastrim parash. Vëllezërit Artur dhe Luçiano Koçeku, dyshohet se janë drejtuesit e trafikut të drogës. Për dy vëllezërit është lëshuar masa e srrestit me burg.
Paratë e grupit të trafikt të drogës dyshohet se pastroheshin nga biznesmenë, mes tyre dhe Artur Shehu, i cili posedon një pjesë dërrmuese të pronës në Zvërnec. Dyshimet janë se bisedat e përgjuara nga SPAK, mes anëtarëve të grupit të dy vëllezërve Koçeku, kanë çuar edhe në nisjen e hetimit për çështjen e Zvërnecit.
Luçiano allias Tur Koçeku rezulton pronar i vetëm i shoqërisë “G.A.V Invest”, e themeluar në Tiranë në tetor të vitit 2022. Kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, projektimit, investimeve civile, turistike dhe industriale, si dhe në sektorin e hotelerisë dhe shërbimeve. Emri i tij u bë publik edhe në gusht të vitit 2024, kur ai u përfshi në një incident dhune në një resort luksoz në Palasë, ngjarje që mori vëmendje të gjerë mediatike.
Ndërkohë sipas raportimeve, vëllezërit Koçeku janë vendosur në Dubai prej shumë vitesh dhe masa e sigurisë së arrestit të lëshuar nga SPAK, nuk është ekzekutuar./ZËRI
Shitja e tokave në Zvërnec! Sekuestrohen 128 mln € në llogarinë e noteres Amela Mukaj, para të paguara nga Shehu e Struga
TIRANË-Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku janë lëshuar 20 masa sigurie kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, janë sekuestruar edhe 128 milionë euro llogari të noteres Amela Mukaj, para të cilat ishin paguar nga “Albanian Land Development” dhe biznesmeni Artur Shehu.
"Albania Land Development” ka blerë tokat mbi të cilat do të realizohet projekti. Këto prona fillimisht ishin në pronësi të Redi Strugës, i cili pas shitjes u emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar për firmë.
Artur Shehu i shpallur në kërkim nga SPAK, është një nga pronarët që posedon pjesën më dërrmuese të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz. Ai ndodhet prej vitesh në SHBA ku ka fituar azil politik.
PARATË E SEKUESTRUARA NË 3 LLOGARI
Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:
i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe "Albanian Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
85
ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe "Albania Land Development" sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.
DETAJE nga operacioni i SPAK-Bllokohet biznesi i makinave 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave, ku në total janë lëshuar 20 masa sigurie, mes tyre edhe biznesmenë. Mes 20 masave të sigurisë, ku mësohet se masë është lëshuar edhe për biznesmenët Edmond Jaupi dhe Orges Birçaj.
Me urdhër të SPAK, është bllokuar biznesi i makinave me qira, Top Seven, që ndodhet pranë ish-Prakut të Autobusëve në Tiranë. Biznesi rezulton në pronësi të një gruaje, Erinda Lutaj, por SPAK dyshon se është pronë e biznesmenit Orges Birçaj.
Ndërkohë në pranga, është vendosur biznesmeni, Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (ky i fundit përmendej edhe në dosjen e Ballukut). Masa e sigurisë për Shehun dhe Shtufin nuk është ekzekutuar pasi ndodhen jashtë vendit. Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që SPAK dhe Policia e Shtetit të japin detaje të mëtejshme mbi rezultatet e aksionit./ZËRI
Drogë e para të pista! 20 urdhër-arreste, në 'rrjetën' e SPAK vëllezërit Koçeku, në kërkim Artur Shehu, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi (EMRAT)
SPAK godet grupin e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave! Arrestohet Orest Stofa, në kërkim Artur Shehu e Ilir Shtufi
TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion kundër një grupi kriminal. Në kuadër të aksionit mësohet se janë lëshuar 20 masa sigurie, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha.
Dyshohet se këto aktivitete janë kryer në kuadër të një strukture të organizuar kriminale, e cila ka operuar për një periudhë të gjatë. Në kuadër të hetimit është arrestuar biznesmeni Orest Stofa, ndërsa në kërkim janë shpallur biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi, të cilët ndodhen jashtë shtetit. Ndaj Shehut dhe Shtufi është dhënë masa e arrestit me burg, të dyshuar se kanë pastruar paratë e një grupi trafikantësh droge.
SPAK dhe Policia e Shtetit nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar të detajuar, ndërsa detaje të reja priten në përfundim të operacionit./ZËRI