LIVE UPDATES

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me armë, Rexhep Ismaili mbrojti klientin

➤Rexhep Ismaili 66-vjeç, kryetar i shoqatës Çamëria në Sarandë dhe pronari i një karburantit në Sarandë, u vra mbrëmjen e djeshme, 7 maj, brenda në lokalin e tij. ➤Biznesmeni Rexhep Ismaili u ekzekutua me plumb në kokë nga autori, Lulëzim Tabaku. ➤Ky i fundit, së bashku me Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla ka shkuar në lokalin e viktimës për t'u konfliktuar me Viktor Ruçin që ndodhej aty, për çështje pronësie. ➤Pasi janë konfliktuar me fjalë, situata ka përshkallëzuar në konflikt fizik dhe janë nxjerrë armët. ➤Mësohet se 66-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur personin që ndodhej në lokalin e tij, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit, është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. ➤Gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur edhe Kostandin Vogli.

5 artikuj për këtë temë.
2 MUAJ ME PARE

Dyshohet si “molla e sherrit” ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, kush është Viktor Ruçi

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me
Viktor Ruçi

SARANDË-Janë publikuar fotot e 50-vjeçarit Viktor Ruçi, i njohur ndryshe edhe si “Tori Ruçi”, emri i të cilit po përmendet si një nga personat kyç në konfliktin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Gjashtës në Sarandë, ku mbeti i vrarë 66-vjeçari Rexhep Ismaili. Konflikti ka nisur pas një përplasjeje mes Kostandin Voglit dhe Viktor Ruçit.

50-vjeçari, Tori Ruçi (alias Viktor Ruçi), me origjinë nga Tepelena dhe banues prej vitesh në fshatin Gjashtë të Sarandës, rezulton me precedentë penalë dhe nën hetim për trafik droge. Konflikti dyshohet, se ka lidhje me mosmarrëveshje pronësie për një lokal në zonën bregdetare, ku më herët ka pasur përplasje mes Ruçit dhe Voglit.

Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu, Ermal Shkalla, janë personat që kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit, për t'u konfliktuar me Viktor Ruçin. Konflikti ka përshkallëzuar ku viktima Rexhep Ismaili ka marrë automatikun, duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Më pas, Lulzim Tabaku, e ka qëlluar me pistoletë me plumb në kokë Ismailin. Gjatë shkëmbimit me armë i plagosur mbeti edhe Kostandin Vogli.

2 MUAJ ME PARE

U plagos gjatë konfliktit ku u vra Rexhep Ismaili në Sarandë, 31-vjeçari vetëdorëzohet në polici

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me
Rexhep Ismaili

SARANDË-Kostandin Vogli, 31 vjeç, i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku Rexhep Ismaili u ekzekutua me plumb në kokë është vetëdorëzuar në Polici. Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie.

31-vjeçari dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Hetuesit dyshojnë se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov të Rexhep Ismailit. Pas kësaj, një prej të rinjve që ndodhej me të, i dyshuar si shtetasi Lulzim Tabaku, ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të 66-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.

Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Nga hetimet paraprake mësohet se në qendër të konfliktit kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë e një lokali në zonën bregdetare të Sarandës. Burimet bëjnë me dije se mes autorëve dhe Rucit kishte pasur përplasje edhe më herët, ndërsa tensionet janë rikthyer mbrëmjen e ngjarjes.

2 MUAJ ME PARE

Vrasja e Rexhep Ismailit, reagon Shoqata "Çamëria": Zë i palëkundur i çështjes çame, të zbardhet ngjarja

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me
Rexhep Ismaili

SARANDË- Rexhep Ismaili 66-vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme nga një atentat në lokalin e tij, ishte kryetar i Shoqatës "Çamëria" në Sarandë. Lidhur me ngjarjen që tronditi mbrëmë qytetin e Sarandës, ka reaguar Shoqata "Çamëria" dega Vlorë, duke kërkuar zbardhjen e saj të menjëhershme.

Përmes një reagimi publik, shoqata shpreh dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Ismailit, ndërsa nënvizon kontributin e 66-vjeçarit si “zë i palëkundur” dhe “mbrojtës i pashoq” për çështjen çame.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të z. Rexhep Ismaili, Kryetar i Shoqatës ‘Çamëria’ Sarandë. Ai ishte një zë i palëkundur dhe mbrojtës i pashoq i çështjes çame që prej fillimeve të demokracisë. Shoqata ‘Çamëria’ dega Vlorë dënon këtë vrasje të rëndë dhe kërkon zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në reagim.

2 MUAJ ME PARE

Rexhep Ismaili nuk ishte shënjestra?! Detaje: 10 persona hynë në lokal, 66-vjeçari ndërhyri për...Kujt i përket 'Audi' i zi i 'bllokuar'

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me
rexhep ismaili-vendngjarje

SARANDË- Saranda u trondit mbrëmjen e djeshme, ku 66-vjeçari Rexhep Ismaili u vra me armë zjarri brenda lokalit të tij, ndërsa detaje të tjera vijojnë të dalin lidhur me ngjarjen. Sipas burimeve, dyshohet se Ismaili në fakt, nuk ishte shënjestra e atentatit. 

Siç u raportua edhe më herët, po sipas burimeve, zanafilla e konfliktit që degradoi në përdorimin e armëve, dyshohet se kishte të bënte me çështje pronësie. Një konflikt, që nuk kishte në qendër 66-vjeçarin që mbeti viktimë. Por, e gjithë ngjarja ndodhi në lokalin e tij, ku një grup prej të paktën 10 personash kanë shkuar në orën 21:28 për t'u konfliktuar me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

Por, çfarë ndodhi? Në momentin qe grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në verandën e lokalit me 66-vjecarin Ismaili dhe 4 persona të tjerë. Aty ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me sende të forta mes palëve. 

Pasi janë goditur me sende të forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit të të rinjve. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbetur një automjet i autorëve. Një automjet tip "Audi" i zi ndodhet brenda shiritit të verdhë që rrethon skinën e krimit, ndërsa ende nuk dihet nëse ai i përket autorit apo viktimës./ZËRI

2 MUAJ ME PARE

Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit në Sarandë! Shkëmbim zjarri në lokalin e 66-vjeçarit, në kërkim autori (EMRI)

Biznesmeni s'ishte shënjestra! Sherri në lokalin e tij u mbyll me
vendngjarje-Rexhel Ismaili

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e të enjtes në Sarandë, ku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë 66-vjeçari, Rexhep Ismaili.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, brenda lokalit të karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k”, në pronësi të viktimës, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Policia njoftoi se konflikti nisi fillimisht me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Burime bëjnë me dije se zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie.

Si nisi konflikti në lokal

Një nga palët, mes të cilëve edhe autori i dyshuar, Lulëzim Tabaku, kishte shkuar në karburant për të sqaruar situatën.

Gjatë debateve, ka pasur konflikt fizik, dhe një armë automatike është nxjerrë nga personat në lokal. Më pas është hapur zjarr nga pala tjetër, duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit. Dyshohet se një person që gjendet bashkë me autorin mund të jetë plagosur, por nuk është paraqitur në spital.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Sarandës po punon për kapjen dhe lokalizimin e tij, duke kryer kontrolle edhe në spitalet rajonale dhe klinikat private. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë lënë Sarandën, pasi fshati Gjashtë ndodhet në dalje të qytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB