5 orë në Elbasan/ "Audin ia mora Tomit", Shpataraku dëshmi kontradiktore: Shoku im Toni...pronari: Erdhi për ta blerë 15 mijë euro
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK, siguruar nga ZËRI lidhur me arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi i cili u kap bashkë me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku në mjetin tip 'Audi A6' pasditen e 26 gushtit. Agasi është mbajtur në monitorim hap pas hapi nga vila në Shkozet, largimi drejt Elbasanit bashkë me ish-zyrtarin e deri në arrestimin në kthim. Por në dosje nënvizohet se qëndrimi në Elbasan i cili ka zgjatur 5 orë ka qenë pa vëzhgim, nga momenti ku, në afërsi të tregut agroushqimor, automjeti ku udhëtonte Shpataraku me Agasin kthehet në rrugicën djathtas.
Në lidhje me rrugën e ndjekur për në Elbasan, Uljan Shpataraku deklaroi: “Fakti që të vesh të tregu, nuk është krim dhe nuk jekriminel, tregu është zonë shumë e madhe. Unë marr rrugën e vjetër për Elbasan për shkak të trafikut që të gjithë Shqipëria e di.”
I pyetur se sa orë kishte qëndruar në Elbasan, deklaroi se kishte qëndruar rreth dy orë. I pyetur nëse e mbante mend vendin ku ishte ulur në kafe, deklaroi se, para se të hynte në Elbasan, kishte një kafe që kishte edhe servis makinash dhe që quhej “Renato”. I pyetur mbi arsyen pse ka shkuar ne Elbasan u përgjigj se “Po është e vërtetë kam shkuar në Elbasan. Kam shkuar, kam takur dy miq të mi, kam pi kafe dhe jamkthyer nga Elbasani.”
Përveç mospërputhjes së orareve me qëndrimin në Elbasan, ish-zyrtari ka dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me automjetin tip Audi A6. Në dëshminë e parë, Shpataraku ka deklaruar se mjetin e kishte marrë hua nga një shok me emrin 'Tomi', të cilin e kishte takuar afër Kënetës, pasi makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herë pas here nxehej. Por i pyetur më vonë në lidhje me mjetin, ish-zyrtari iu referua shokut të tij me emrin 'Toni' dhe deklaroi se mjetit të tij ishte prishur kondicioneri.
Nga ana tjetër dëshmia e pronarit të makinës rrëzon pretendimin e Shpatarakut. Pronari i mjetit tip 'Audi A6' Kadri Guza në dëshminë e tij pretendon se më 24 gusht, dy ditë para arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, një person i njohur nga televizori si fytyrë i ka shkuar për të blerë mjetin. Sipas tij, Shpataraku e kishte marrë Audin për provë dhe më pas do bëhej pagesa pagesën për shumën 15.000 Euro. Sipas tij tabela “Shitet” mund të jetë hequr në momentin kur makina është marrë nga blerësi për provë.
Dëshmitë kontradiktore:
"I pyetur se çfarë automjeti kishte pasur në përdorim atëditë, deklaroi se kishte pasur një Audi. I pyetur se kur e kishte marrë këtëautomjet, deklaroi se e kishte marrë në Durrës, rreth orës 10:00, sipaskujtesës së tij, ia kishte marrë një shoku të tij, të cilin e identifikoi meemrin Tomi, duke sqaruar se nuk ia dinte mbiemrin. I pyetur se ku e kishte takuar, deklaroi se e kishte takuar afër Kënetës. Shpjegoi se ishte nisur përtë shkuar në Elbasan, por makina e tij nuk funksiononte siç duhej, pasi herëpas here nxehej, dhe për këtë arsye kishte lënë makinën e tij dhe kishte marrë makinën e shokut. I pyetur për tipin e automjetit, deklaroi se ishte Audi A6.,"-thuhet në dosje.
"I pyetur për automjetin, Z. Shpatarku tregon se e ka marrë afërzonës së Kënetës dhe ia ka marrë një shokut të tij me emrin “Toni”, pasi ishteprishur kondicioneri i automjetit të tij, duke shtuar se do të pinte kafe meshokun e tij “Renato” dhe më tej do ta kthente,"-thuhet në dosjen hetimore.
U kap 'mat' nga droni duke marrë Agasin, Shpataraku: Ika direkt Elbasan, u zura nga kurthi i moralit..ishte me shapka e kapele
TIRANË-ZËRI ka siguruar dosjen hetimore të biznesmenit Ergys Agasi, i akuzuar nga SPAK si kreu i grupit të strukturuar kriminal, që qëndronte në krye të skemës së abuzimit me tenderat e AKSHI-t. Në dosje zbardhen dëshmitë e ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë bashkë me Ergys Agasin. Ish-zyrtari ka dhënë verisionin e tij lidhur me shoqërimin e Ergys Agasit me mjetin tip Audi A6, version i cili bie ndesh me raportin e monitorimit të SPAK.
Si fillim izh-zyrtari pretendon se nuk e njeh Ergys Agasin, dhe sipas tij e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe se sipas Shpatarakut, personi kur ka hipur në makinë i është prezantuar me emrin "Berti".
"po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi,"-deklaroi Shpataraku.
Por pretendimi i tij rrëzohet, pasi në pamjet e dronit që mbante nën monitorim Agasin, Shpataraku me mjetin tip Audi A6 i ka shkuar tek vila në Shkozet dhe më pas kanë dalë të dy dhe janë nisur për në Elbasan. Sa i përket raportit, Shpataraku ka deklaruar se nuk është i saktë.
I pyetur për itinerarin e lëvizjes pasi kishte marrë automjetin, deklaroi: “Pasie mora shkova direkt në Elbasan.” I pyetur nëse ishte ndaluar gjatë rrugës, deklaroi: “Jo, nuk jam ndaluar fare, direkt në Elbasan. Nuk është raporti i vëzhgimit i saktë.”
Shpataraku shpjegon se nuk e ka njohur se kush ishte personi që ka marrë në makinë rrugës dhe se vetëm më vonë ka kuptuar se ishte Ergys Agasi. Ai shpjegon se rrugës në Elbasan dikush në rrugë i ka ngritur dorën dhe se i zënë nga kurthi i moralit e ka marrë në makinë, pasi i ka folur shqip dhe e ka kuptuar se ishte shqiptar, duke shtuar se ishte me shapka, pantallona të shkurtra, memjekër dhe kapele. Pasi udhëtari e ka pyetur ku po shkon dhe Agasi i është përgjigjur se po shkonte në Durrës, ai ka hyrë në makinë për ta çuar deri në Durrës.
GJKKO vendosi masën 'arrest me burg' për ish-zyrtarin e Policisë Uljan Shpataraku, i cili ndodhet në burgun e Peqinit. Shpataraku u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, ndërsa i është hequr leja e armës dhe i është sekuestruar arsenali që mbante në banesë./ZËRI
Orët e fundit në liri-Ergys Agasi u monitorua me dron nga vila në Shkozet, 5 orë pa vëzhgim në Elbasan, deri te arrestimi në kthim
TIRANË-ZËRI raportoi mbrëmjen e 26 gushtit se Agasi ishte duke udhëtuar me një mjet tip 'Audi' nga Elbasani në drejtim të qytetit bregdetar të Durrësit, kur u vendos në ndjekje në një operacion të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Durrësit, deri në arrestimin e tij në zonën e Plepave në Durrës. Por vëzhgimi i Ergys Agasit kishte filluar po nga Durrësi, ku lëvizjet e tij janë ndjekur me dron dhe imazhe hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë ditës së 26 gushtit.
Në dosjen hetimore siguruar nga ZËRI, evidentohet se biznesmeni Ergys Agasi është pikasur mesditën e 26 gushtit në orërn 11:39 në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës. Lëvizja e tij brenda vilës ka qenë e monitoruar hap pas hapi në çdo lëvizje, ku disa minuta më vonë është konstatuar edhe një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit.
Mjeti Audi A6 u fut në parkimin e vilës, ku në orën 12:03 largohet nga ambjentet bashkë me Ergys Agasin, i ulur në sedlijen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit. Pas këtij momenti automjeti u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq deri në destinacionin e tij në Elbasan. Agasi qëndroi për gati 5 orë pranë Tregut Agroushqimor, në Elbasan ku sipas dosjes prej orës 13:35 deri në orën 18:16, biznesmeni nuk u mbajt më nën monitorim me dron, por grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Gjatë rrugës së kthimit, agjentët e policisë ndërhynë duke i prerë rrugën dhe duke vënë në pranga Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës. Bashkë me të në automjet u arrestua edhe ish-zyrtari i policisë, Ulian Shpataraku.
Minutë pas minute, monitorimi i Ergys Agasit ditën e arrestimit:
Lokalizimi dhe mbajtja nën vëzhgim dhe kapja e shtetasit Ergys Agasi, i cili rezulton person në kërkim nga autoritet kompetente. Gjatë kryerjes së veprimeve operative zona është monitoruar nëpërmjet përdorimit të mjetit fluturues pa pilot (fron) me qëllim evidentimin dhe lokalizimin e shtetasit në kërkim.
Ora 11:39: Konstatohet duke dal nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.
Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me mjetin (dron), u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga ana jonë dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme (shoqëruar përshkrimi me foto);
Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, icili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit (shoqëruar përshkrimi me foto)
Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim nga ana jonë. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi iBradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku (shoqëruar përshkrimime foto);”
'Më bëri autostop'! U kap me Ergys Agasin, Shpataraku: Më tha jam ‘Berti’, punonte në duralumin, jam besimtar dhe nuk kam frikë...
TIRANË-Ish-zyrtari i Policisë, Uljan Shpataraku, i cili u kap në makinë me biznesmenin Ergys Agasi ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen. Shpataraku u arrestua në drejtimin e mjetit ku udhëtonte, Ergys Agasi, por pretendon se takimi me të kërkuarin e drejtësisë në 26 gusht 2026, ka qenë tërësisht rastësor.
Ai ka pohuar në seancë se Agasin, e ka takuar rastësisht në rrugën e vjetër të Elbasanit, të cilin e ka marë në makinë pasi i ka bërë autostop dhe se sipas Shpatarakut, personi kur ka hipur në makinë i është prezantuar me emrin "Berti".
“...po kthehesha nga rruga e vjetër e Elbasanit. Gjatë udhëtimit, një person më bëri shenjë me dorë dhe unë e mora në makinë. Ky person më tha se quhej ‘Berti’ dhe se punonte me duralumin. Në afërsi të Plepave, në Durrës, na ndaloi policia. Aty mësova se personi që kisha marrë në makinë ishte Ergys Agasi..."- ka pohuar në gjyq ish-drejtori i policisë së Elbasanit, Shpataraku.
Sipas dëshmisë të siguruar nga gazaetari Elton Qyno, Shpataraku ka deklaruar se nuk e njeh biznesmenin dhe e mori në makinë pasi, Ergys Agasi kishte bërë auto-stop.
“...unë nuk e njoh Ergys Agasin. Po udhëtoja me automjet drejt Elbasanit dhe një person më ngriti dorën për autostop. E mora, pasi jam besimtar dhe nuk kam frikë nga njerëzit që kanë hall në rrugë...”.
Lidhur me versionin e treguar nga Shpataraku,SPAK ka urdhëruar ekspertimin kompjuterik të dy telefonave të tij "Iphone" të sekuestruar gjatë aksionit në fund të muajit Gusht 2026 në Durrës, ku ish-zyrtari i policisë u arrestua në të njëjtën makinë me Ergys Agadin. Mësohet se dy telefonat kanë qënë të koduar. Ndërsa SPAK është përqëndruar dhe tek bisedat që ka kryer Shpataraku dhe Ergys Agasi në "Signal".
Sipas burimeve, në dalje të zonës së Bradasheshit, Shpararaku ka konstatuar në ajër një dron që po i ndiqte dhe në këtë moment i ka thënë Ergys Agasit që t’i jepte makinës shpejt me qëllim për t'ju shmangur ndjekjes. Por Agasi, e ka garantuar se nuk kishte asnjë rrezik pasi kishte biseduar se gjithçka ishte në rregull.
Megjithatë në zonën e plepave në Durrës, makina e tyre është ndaluar nga policia, duke çuar në arrestimin e personit të kërkuar Ergys Agasi dhe ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku.