LIVE UPDATES

Kuvendi voton të enjten 'Territorialen'! Braçe dhe Sinaj i thonë "JO" draftit të PS, opozita kundërshton tek "Ligjet"

♦Reforma Territoriale po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve, ndërsa 3 ditë na ndajnë nga votimi në Kuvend, teksa opozita ka vijuar me kundërshtimet dhe argumentat kundër. ♦Të enjten, 8 tetor, pritet të kalojë në Kuvend për votim drafti i PS-së që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. ♦Më herët gjatë ditës, është mbledhur Grupi i PS-së, ku raportohet se dy deputetët Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kanë votuar kundër draftit dhe kanë shprehur rezervat e tyre për reduktimin e bashkive. ♦Ndërkohë, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla nga kryesia e Kuvendi deklaroi se të gjithë do të votojnë pro draftit, ndërsa sa i përket qëndrimin të dy deputetëve ai tha se nuk është votimi i tyre përfundimtar. ♦Paralelisht jashtë Kryesisë së Kuvendi po zhvillohet protesta e banorëve të bashkive që pritet të shkrihen sipas propozimit të socialistëve. 

4 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Përplasje tek 'Ligjet'/ Korreshi: Ajo 'e premtja e zezë', pse s'shkojnë deputetët të marrin 2 vezë surratit, Manja: Shprehuni...

Kuvendi voton të enjten 'Territorialen'! Braçe dhe Sinaj i
korreshi-manja

TIRANË- Këtë të martë po diskutohet Reforma Territoriale në Komisionin e Ligjeve, ku nuk kanë muguar debatet mes palëve. 

Deputetët e opozitës akuzojnë mazhorancën për mënyrën e konsultimit të projektligjit, me pretendimin se nisma e tyre është penguar qëllimisht. Ndërkohë që kryetari i Komsionit Ulsi Manja në përgjigje të tyre është shprehur se propozimet e opozitës janë diskutuar në mbledhjet e mëparshme. 

Demokrati Saimir Korreshi ka vijuar kundërshtinë teksa bën thirrje për të dëgjuar qytetarët. Sipas tij, këshillat bashkiakë kanë votuar unanimisht kundër nismës së mazhorancës.

Pjesw nga debati:

Saimir Korreshi: Sot kemi njerëz në rrugë për këtë punë, kryetarë bashkish të majtë, të tredhur. Sepse gjithë kësaj kohe presioni ka qenë 10 për mosmbështetjen e kësaj nisme ligjore. Në të gjithë botën, edhe pse ka bashkia apo komuna me 1000-2000 banorë të shkrihen si gjalpë. Ato bashki që do të shkrihen, do të mbeten si kafaze pëllumbash. Nuk vihet në parlament me arrogancë se kemi 83 deputetë, sepse të gjithë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër nismës suaj ligjore. Janë 15 raporte bashkish që ju thoni se do t’i modifikojmë, por nuk janë plastelinë. Kështu që prisni nismën tonë ligjore. Kjo nuk është reformë, por nismë ligjore e njëanshme. Nëse doni të bëni diçka, hajde të ulemi, t’i dëgjojmë njerëzit. Kemi banorë të Bashkisë Divjakë që thonë se ua kanë hequr mandatin për këtë çështje. E premtja e zezë, ca quhet kjo 'e premtja besnike', pse nuk shkojnë deputetët të protestë të marrin nja dy muhabe, dy vezë surratit. Sepse i keni të majtë e të djathtë, unanimisht kundër dhe thonë që 'ua kemi hequr mandatin në këtë pikë'.

Ulsi Manja: I kemi diskutuar propozimet tuaja në dy mbledhje radhazi. Përse nuk merrni fjalën për të diskutuar në parim? Mund të shprehni mendimet tuaja politike si t’i doni. Kjo nuk futet në rend dite, e kemi diskutuar një herë. /ZËRI

3 ORE ME PARE

'Territorialja' të enjten në Kuvend, Balla: Do votojmë pro! Braçe-Sinaj kundër? S'është hera e parë që...Në protesta s'janë banorë

Kuvendi voton të enjten 'Territorialen'! Braçe dhe Sinaj i
taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli për votimin e Reformës Territoriale në Kuvendit, ditën e enjte. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se vendi ka nevojë për bashki më të forta, duke thksuar sipas tij, se bashkitë e mëdha krijojnë më shumë të ardhura. 

Sa i përket protestave të qytetarëve nga Memaliaj që kundërshtojnë draftin e PS-së që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Tepelenën, Balla u shpreh se ata nuk janë banorë por punonjës të bashkisë. 

“Rruga drejt BE kërkon vendime të vështira PS në Kuvendin e Shqipërisë për reforma të rëndësishme, është e bashkuar. Mos të harrojmë, jemi në një fazë të procesit ku na duhen bashki të forta, për të qenë konkurruese, për të qenë gati që të aplikojmë si bashki që anëtare të BE. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të marrë këto hapa. Ata që protestojnë nuk janë banorë të Memalijat, por punonjës të bashkisë. Këtu duhet kuptuar koncepti i reformës, banorët e vërtetë të Memaliajit, nuk kanë interesa të lidhura me bashkinë.”, tha Balla.

I pyetur për qëndrimin e dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët kanë votuar kundër draftit në mbledhjen e grupit parlamentar, Balla tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe më parë. Sipas tij, votimi në grup nuk është votimi përfundimtar dhe deputetët mund të kenë një tjetër qëndrim gjatë votimit në Kuvend.

“Jo sot, por gjithmonë në mbledhjen e grupit ka raste që deputetët kanë mendimet e tyre, votojnë edhe kundër, por në fund është votimi tjetër që pason, që është votimi politik. Të gjithë deputetët duhet ta dinë se si të ecim përpara në këtë proces. Javës tjetër kemi Konferencën e radhës Ndërqeveritare me BE, që mbyllim edhe një kapitull tjetër. Ky është ndërgjegjësimi politik”, tha Balla.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, këtë të hënë, dy deputetet Vullnet Sinaj dhe Erion Brace janë shprehur kundër ndarjes se re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Vendimi i tyre vjen vetëm 3 ditë para votimit në Kuvend, teksa miratimi i reformës territoriale kërkon 84 vota. /ZËRI

3 ORE ME PARE

'Shkrirja' e 15 bashkive? Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj kundër propozimit të PS për 'Territorialen'

Kuvendi voton të enjten 'Territorialen'! Braçe dhe Sinaj i
brace-sinaj

TIRANË- Deputetët e PS-së dhe ministrat e kabinetit qeveritar u mblodhën sot në Kryesinë e Kuvendit për të zhvilluar mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku në fokus ka qenë Reforma Territoriale.

Gjatë mbledhjes, mësohet se dy deputetë socialistë kanë dalë kundër propozimit për shkrirjen e 15 bashkive. Bëhet fjalë për deputetët e PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët mësohet se kanë shprehur rezerva për propozimin e shkrirjes së bashkive.

Sipas raportimeve, në fund të mbledhjes së Grupit të PS-së, Braçe dhe Sinaj kanë votuar kundër. Sipas burimeve nga mbledhja, deputetët janë shprehur se me reduktimin e bashkive, reduktohet edhe efikasiteti i shërbimeve. 

Qëndrimi i tyre vjen vetëm 3 ditë para votimit të draftit në Kuvend, teksa miratimi i reformës territoriale kërkon 84 vota.  Propozimi i Partisë Socialiste parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 bashkive./ZËRI

4 ORE ME PARE

Reforma Territoriale shqyrtohet sot te "Ligjet", qytetarët mblidhen në protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Kuvendi voton të enjten 'Territorialen'! Braçe dhe Sinaj i
protesta jashte kryesise se kuvendit

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike mblidhet këtë të hënë për të shyrtuar projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale. Ndërkohë, paralelisht qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë para Kryesisë së Kuvendit kundër reformës territoriale.

Te Ligjet pritet të diskutohet edhe për projektligji socialist, që më pas pritet të kalojë në seancë plenare. Drafti i PS që parashikon uljen e numrit të bashkive përmes shkrirjes së 15 bashkive ka shkaktuar reagime dhe protesta që në prezantim. Kryesisht banorët e bashkive të cilat parashikohen të shkrihen, kanë kundërshtuar propozimin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Propozimi i PS për ndarjen e re territoriale parashikon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive në 15 të tilla, nga 61 në 46. Në listën e bashkive që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, të cilat do t’i bashkohen bashkive më të mëdha. Sipas propozimit, struktura e re do të përbëhet nga 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 bashki do të kenë më shumë se një qytet.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike në draftin e saj propozon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki. Drafti i PD parashikon ndarje me 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone. Sipas demokratëve, shtimi i numrit të bashkive do të mundësojë ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe një menaxhim më efikas të territorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB