LIVE UPDATES

Seancë e jashtëzakonshme: Kuvendi i Kosovës miraton në parim projektligjin për Dhomat e Specializuara! Jashtë protestë

♦Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Megjithatë, projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht. ♦Projektligji tani duhet të shqyrtohet nen për nen në komisionin përgjegjës, ku mund të propozohen edhe amendamente dhe më pas të kalojë në Kuvend për lexim të dytë. ♦Më herët, nisma mori miratimin unanimisht në Komisionin për Legjislacion. ♦Ndërkohë, paralelisht, jashtë Kuvendit vijon protesta, teksa protestuesit paralajmërojnë se nuk do të ndalen derisa projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë. ♦Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. ♦Nisma parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

4 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Me 91 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për Specialen

Seancë e jashtëzakonshme: Kuvendi i Kosovës miraton në
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Projektligji mori mbështetjen e 91 deputetëve që morën pjesë në votim, asnjë votë kundër dhe abstenim. Nisma kaloi për votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pas miratimit unanimisht në Komisionin për Legjislacion.

Ky projektligj parashikon kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burg, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme si dhe mbajtjen e dënimeve në Kosovë.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të godinës së Kuvendit, vijon protesta. Protestuesit kanë paralajmëruar se protesta nuk përfundon me votimin e sotëm dhe se do të qëndrojnë deri sa të projektligji të kalojë edhe në lexim të dytë./ZËRI

4 ORE ME PARE

Pritet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, protestë para Kuvendit të Kosovës

Seancë e jashtëzakonshme: Kuvendi i Kosovës miraton në
protesta para kuvendit te kosoves

KOSOVË- Pas pak pritet që deputetët të votojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa dhjetëra protestues janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Kosovës. Madje, disa prej tyre kanë kaluar edhe natën para Kuvendit. 

Protestuesit u bëjnë thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet e propozuara, ndërsa kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë para Kuvendit deri në përfundimin e procesit parlamentar.

Pas shqyrtimit dhe miratimit në Komision me shumicë votash dhe asnjë kundër, projektligji do të kalojë për diskutim në seancën plenare, ku deputetët do të vendosin për hapat e mëtejshëm të tij./ZËRI

4 ORE ME PARE

Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Seancë e jashtëzakonshme: Kuvendi i Kosovës miraton në
pamje-komisioni

KOSOVË- Komisioni parlamentar për Legjislacion në Kosovë ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mësohet se 9 deputetë të pranishëm votuan në favor dhe asnjë kundër, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancën plenare të Kuvendit. Tashmë, pritet që projektligji pritet të kalojë tani në seancën e Kuvendit, e cila ka nisur në orën 09:00. 

Nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, vetëm pak ditë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 16 shtator./ZËRI

 

5 ORE ME PARE

Sot, seancë e jashtëzakonshme! Kuvendi i Kosovës pritet të 'ndizet' për ligjin e Speciales dhe zgjedhjen e Presidentit

Seancë e jashtëzakonshme: Kuvendi i Kosovës miraton në
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme plenare. Seanca pritet të nisë në orën 09:00, më 22 pika në rendin e ditës, por në fokus do të jetë shqyrtimi i nismës për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. 

Fillimisht, projektligji për Dhomat e Specializuara do të trajtohet fillimisht në orën 08:00 nga Komisioni parlamentar për Legjislacion. Një orë më pas, prite të shqyrtohet në seancën plenare.

Nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) më 21 shtator. Vendimi erdhi vetëm pas ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas nisëmës, parashikohet mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës, kufizimi i dënimit maksimal në 15 vjet dhe vuajtja e dënimeve në Kosovë, apo që personat e dënuar nga Dhomat e Specializuara të jenë subjekt i faljes presidenciale.

Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Por, një tjetër çështje për të cilën pritet të ketë tensione është ajo e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa ndodhemi një ditë larg afatit përcaktues. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në vendimin e saj të fundit, cakton 6 tetorin si ditën e fundit kur duhet të përfundojë procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës. 

Gjykata thekson se, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, atëherë shpërndarja e Kuvendit bëhet automatikisht, në bazë të Kushtetutës, dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB