LIVE UPDATES

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e Shqipërisë! Arrestimi i Hysenit? Kryeministri: Progres në 'sytë' e BE

♦Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërriti pasditen e sotme në Kryeministri, u prit nga kryeministri Edi Rama. ♦Von der Leyen dhe Rama zhvilluan konferencën e përbashkët, ku nuk munguan vlerësimet nga Presidentja e KE-së sa i përket procesit të anëtarësimit në BE, duke e cilësuar atë si një nga vendet kryesuese në këtë rrugëtim. ♦Nga ana e tij, kryeministri theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet një pikë e palëvizshme e axhendës së qeverisë dhe se Shqipëria.♦Gjatë fjalës së tij, Rama tha se e ka informuar atë për ecurinë e projektit të madh të investimit në Zvërnec. ♦Gjatë konferencës, nuk mungoi pyetja për arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. ♦Sipas kreut të qeverisë, 'ato që në vend interpretohen si regres, nga institucionet evropiane shihen si progres'. ♦Madje, ai shtoi se nuk ka ardhur asnjë shqetësim nga asnjë partner, ndërsa theksoi se kjo çështje i duhet lërë drejtësisë që të bëjë punën e vet. ♦Në përfundim të konferencës, Von der Leyen u largua nga Kryeministria. ♦Më pas pritet takimi me Presidentin Bajram Begaj. ♦Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. ♦Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur në Presidencë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me të cilën ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian reformat e ndërmarra dhe bashkëpunimin rajonal.

11 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Begaj pret Von der Leyen në Presidencë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në fund të 2027 (VIDEO)

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur në Presidencë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me të cilën ka diskutuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian reformat e ndërmarra dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjatë takimit Begaj vlerësoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet një prej objektivave strategjikë të vendit. Sipas tij, integrimi evropian nuk lidhet vetëm me anëtarësimin, por edhe me forcimin e institucioneve demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Presidenti theksoi se Shqipëria ka bërë përparim në procesin negociues dhe se rezultatet e Planit të Rritjes integrimit në SEPA dhe programit EU4Schools janë shembuj konkretë të përfitimeve që sjell ky proces.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”,  theksoi Presidenti Begaj.

Në vijim të bisedës Kreu i Shtetit vuri në dukje rëndësinë e sundimit të ligjit reformës në drejtësi dhe forcimit të institucioneve demokratike. Ai theksoi se rruga drejt BE-s duhet të mbështetet në rezultate konkrete dhe në zbatimin e standardeve evropiane.

“Ne besojmë, -u shpreh Presidenti Begaj,  se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vëtëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim”.

Gjatë takimit u nënvizua gjithashtu rëndësia e kontributit të Shqipërisë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Begaj riafirmoi angazhimin e vendit për të vijuar rrugën evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuar në mënyrë aktive në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës./ZËRI

2 ORE ME PARE

Përgjegjësi politike për emërimet? Rama: E imja është vetëm një, ajo e...(VIDEO)

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
edi rama

TIRANË- Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në drejtësi dhe çështja e përgjegjësisë politike ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Presidentes së KE, Ursula von der Leyen, dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës, Rama u pyet për përgjegjësinë politike lidhur me zhvillimet e fundit, emërimet e bëra nga qeveria referuar Vlora Hysenit në krye të SHISH, ndërsa kryeministri theksoi se prioriteti i tij është vijimi i reformës në drejtësi dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. 

Kreu i qeverisë u shpreh se ata që shkelin ligjin apo “tradhtojnë qëllimin e përbashkët” duhet të përballen me pasojat përmes institucioneve të pavarura të drejtësisë.

"Përgjegjësia politike, është një avaz i përsëritur në pafundësi, në mjedisin e diskutimit publik. Unë nuk pretendoj që të bëni të ndryshoni kuptim, por vetëm mund të përsëris, që përgjegjësia ime është një vetëm një, që reforma në drejtësi të mos ndalet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kërcënimet që i bëhen shtetit, të zhvillohet gjithnjë dhe më shumë si mision i sistemit. Gjërat që ndodhin sot dhe që bëhet sot, as që mund të imagjinoheshin, derisa bëmë reformën në drejtësi. Nëse pyetja juaj se për përgjegjësitë individuale të njëri apo të tjetrit, të përgjigjemi si në komunizëm, atëherë atë sistem e kemi ndryshuar...Ne kemi detyrë të përcaktojmë objektivat, të tregojmë çfarë duam të bëjmë me mbështetjen dhe fondet që mblidhen nga taksat dhe të japim llogari për mënyrën se si qeverisim. Ata që tradhtojnë qëllimin e përbashkët duhet të përballen me pasojat përmes sistemit të pavarur gjyqësor”, deklaroi kryeministri./ZËRI

3 ORE ME PARE

Korrupsioni nga zyrtarët e lartë? Ursula von der Leyen: Çështjet nën hetim, tregues se sistemi po funksionon

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. Presidentja e KE-së deklaroi se lufta kundër korrupsionjit mbetet një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit europian. E pyetur për korrupsionin te zyrtarët e lartë, Von der Leyen u shpreh se çdo çështje nën hetim, është provë se sistemi i drejtësisë po funksionon e po fuqizohet.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb të gjithë punës dhe për ne. Kur shohim çështje që po hetohen, janë provë që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit gjyqësor”, u shpreh Von der Leyen./ZËRI

 

3 ORE ME PARE

"Shqipëria do ta bëjë BE-në më të fortë", Von der Leyen në Tiranë: Jeni në vendet kryesuese të anëtarësimit

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
ursula von der leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Von der Leyen tha se Shqipëria është tashmë mes vendeve që po ecin më përpara në procesin e integrimit duke nënvizuar progresin e bërë në kuadër të reformave dhe zbatimit të Planit të Rritjes.

Sipas Von der Leyen, reformat nuk duhet të mbeten vetëm në nivelin e miratimit, por duhet të zbatohen në mënyrë të plotë. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë drejtësinë kuadrin zgjedhor dhe mbrojtjen e mjedisit si fusha ku kërkohet vijim i punës.

Kreu i Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu se zbatimi i reformave po ndikon në përafrimin gradual të ekonomisë shqiptare me tregun e përbashkët evropian. Në këtë kuadër ajo bëri me dije se Shqipëria pritet të përfitojë pagesa të tjera nga BE-ja në javët e ardhshme pas rezultateve të arritura deri tani.

Fjalimi i Von der Leyen
“Vërtet është një kënaqësi shumë e madhe që të jem në Tiranë. Përvoja ime është e tillë që Shqiptarët e mbajnë gjithmonë Europën në zemër. Shqipëria është në vendet kryesuese të procesit tonë të anëtarësimit. Unë vij rregullisht dhe bëj gjykim. Shqipëria ka bërë një ecuri fantastike.

Ky është një përparim shumë i rëndësishëm. Shqipëria është plotësisht e përafruar me politikën tonë. Prandaj dëshiroj që t’iu përçoj të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe europianë, që Shqipëria do e bëjë Bashkimin Europian më të fortë. Drejtësia, kuadri zgjedhor dhe mbrojtja e mjedisit, miratimi i reformave është i rëndësishëm, por edhe më i rëndësishëm është që ato reforma të zbatohen tërësisht.

Mesazhi ka të bëjë me rezultatet tona të planit të rritjes. Ne sjellim investime të BE në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, ju miratoni dhe ndërmerrni reforma. Ekonomia juaj mund të përafrohet gradualisht me tregun e përbashkët europian. Ju po ecni shumë mirë me planin e rritjes. Në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ne kemi arritur rezultate shumë të mira me tre reformat”, tha Von der Leyen./ZËRI

3 ORE ME PARE

Konferenca me Von der Leyen, Rama për arrestimin e Vlora Hysenit: BE e cilëson progres...drejtësia të bëjë punën e vet

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
von der leyen-edi rama dhe vlora hyseni

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. 

I pyetur nëse kishte biseduar me von der Leyen për arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, Rama deklaroi se ajo që në Shqipëri interpretohet si arsye për “të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi”, nga BE-ja shihet si progres dhe si pjesë e transformimit të vendit.

Sa i përket çështjes së Hysenit, kryeministri tha se ajo duhet t’i lihet gjykatës dhe se procesi do të tregojë nëse ka pasur apo jo çështje që kanë cenuar sigurinë kombëtare apo besueshmërinë.

"Pse Komisoni Europian, ngjarje që këtu trajtohen si arsye për të goditur dhe për të përhapur valë dëshpërimi, i shikon si arsye për ta konsideruar Shqipërinë një partner shumë serioz dhe një vend që aspiratetet e veta i ka të lidhura me provat e një lute pa komprosomi në ldurën kundër korrupsionit. Nga BE shikohet si progres dhe nuk është thjesht progres por një  transformim. Kështu që për sa më takon, jemi në rrugën e duhur dhe siç e thashë, deri dje korrupsioni ishte sistem sot ky vend ka një sistem që ka fituar aftësi vetëkorrigjuese dhe vetëpastruese falë ndarjeve së pushteteve ku secili bën punën e vet. Kjo çështje i duhet lënë gjykatës, procesi do të tregojë nëse ka apo jo gjëra që kanë cënuar çfarëdoqoftë siguri kombëtare apo besueshmëri. Një shqetësim i tillë që na vjen nga shpërndarësit, nuk ka ka ardhur deri tani nga asnjë partner. Prës që prokurorët të bëjnë punën e tyre të pa ndikiar dhe të dalë e vërteta.", tha Rama. /ZËRI

4 ORE ME PARE

"E informova Von der Leyen edhe për Zvërnecin", Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve të negociatave (VIDEO)

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
kryeminidtri i vendit edi rama

TIRANË-  Shqipëria synon të nisë mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian para përfundimit të këtij viti, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e procesit pritet të vijojë gjatë vitit të ardhshëm. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Tiranë.

Rama tha se qeveria ka një “vullnet të hekurt” për të çuar përpara procesin e integrimit, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes.

Gjatë takimit, kryeministri tha se ka informuar Von der Leyen edhe për ecurinë e projektit të shumëdiskutuar në Zvërnec. Sipas kryeministrit procesi ndodhet në pritje të studimit të thelluar mjedisor, ndërsa paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikohet informacioni dhe dokumentacioni i plotë për projektin në kuadër të rritjes së transparencës.

Rama foli gjithashtu për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke e cilësuar atë një prej pikave të pandryshueshme të bashkëpunimit me Bashkimin Europian.

Fjalimi i ktryeministrit Rama:
"Privilegj i veçantë që ta presim presidenten në Shqipëri në këtë tur tradicional të rajonit. Nuk e di ekzaktësisht arsyen përse turi nis gjithnjë nga Tirana por dua të besoj se nis nga “A”. Besoj po ashtu se përsëri në vizitën në Tiranë të presidentes dhe delegacionit të saj ka shumë përmbajtje pozitive në raport me objektivat e përbashkët që kemi.

Dua të konfirmoj edhe një herë edhe publikisht vullnetin tonë të hekurt për të çuar përpara të gjitha punët e një procesi që ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve. Përgatitemi që para fundit të këtij viti të nisim me mbylljen e kapitujve për të vijuar më pas me një pjesë të konsiderueshme të kapitujve në vitin e ardhshëm. Në programin e Planit të Rritjes ne kemi arritur të kapim disa objektiva ambiciozë dhe siç thashë me siguri presidentja do ta prekë këtë temë sepse ky është një nga risitë e mandatit të saj të dytë.

Për rajonin ka ardhur si mbështetje e madhe jo vetëm në aspektin financiar por mbi të gjitha në atë që quhet tashmë si një integrim gradual pa pritur që gjithçka të vijë në fund të procesit. E kam informuar presidenten e Komisionit qoftë për ecurinë e projektit të madh që ka shkaktuar aq shumë interes po e quaj ku tani jemi në fazën që presim së shpejti studimin e thelluar mjedisor.

E kemi informuar edhe për hapat që kemi hedhur për transparencën dhe ndërveprimin me publikun me mjetet e reja teknologjike. Në ditët e ardhshme do të ndezim pasqyrën me transparencën e plotë të të gjitha dokumenteve dhe procesin për projektin e shumëdiskutuar Zvërnecin.

Në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është pikë e palëvizshme për ne dhe BE kemi konstatuar faktin se tanimë është e qartë se nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi sot sistemi po e lufton korrupsionin. Faleminderit Ursula që je në Tiranë."/ZËRI

4 ORE ME PARE

Vizita në Tiranë, Von der Leyen vlerëson Ramën: Po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane në realitet

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
Ursula von der Leyen-edi rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është pritur këtë të mërkurë në Kryeministri nga kryeminitri Edi Rama. Në nisje të vizitës, përmes një postimi në 'X', Von der Leyen u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare "po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet". Presidentja e KE-së theksoi rëndësinë e reformave, nga drejtësia te mjedisi, si dhe të dialogut me shoqërinë.

"Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë", shkruan presidentja e KE-së.

/ZËRI

4 ORE ME PARE

Protestë në Bulevard gjatë takimit të Ramës me Von der Leyen, policia shoqëron një person (VIDEO)

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
FOTO NGA PROTESTA SOT

TIRANË- Protesta e zhvilluar në Bulevard, në kohën kur në Kryeministri po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shoqëruar me tensione.

Forca të shumta policie kanë krijuar një kordon përgjatë Bulevardit duke kufizuar lëvizjen e protestuesve dhe afrimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gjatë protestës efektivët kanë shoqëruar edhe një person, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë të vendosura në zonë./ZËRI

5 ORE ME PARE

Von der Leyen në Tiranë, protestuesit përplasen me policinë: Jo Bashkim Europian me Ramën (VIDEO)

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
protesta ne tirane

TIRANË- Pak para mbërritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njërën prej prej pankartave të grupit të protestuesve shkruhet “Jo Bashkim Europian me Ramën”. Ndërkohë, Policia e Shtetit vendosi një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë.

Në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie, teksa raportohet se gjatë protestës ka pasur edhe përplasje me policinë. Protestuesit e mbledhur para godinës janë përplasur me policinë, pasi forcat e rendit janë vendosur për të ndaluar avancimin e tyre dhe për të garantuar zhvillimin e takimit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor./ZËRI

5 ORE ME PARE

Ursula Von der Leyen mbërrin te Kryeministria, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
Ursula von der Leyen-edi rama

TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Vizita e shefes së Komisionit Europian zhvillohet këtë të mërkurë në mesditë, në kuadër të vizitës së saj në Tiranë.

Në qendër të takimeve pritet të jetë ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Agjenda:

16:30–Mbërritja në Kryeministri e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

17:30–18:00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./ZËRI

14 ORE ME PARE

Ursula von der Leyen sot në Tiranë, të parin takon Begajn, pasdite konferencë me Ramën

Ursula von der Leyen dhe Rama optimistë për anëtarësimin e
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANË-Në kuadër të turit ballkanik Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë. Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama, ku të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30.

Pas Tiranës, presidentja e KE do të vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajiç. 

Teksa pritet takimi i Von der Leyen me Ramën e Begaj, Bashkimi Evropian po harton një plan veprimi për anëtarësimin e Shqipërisë dhe tre kandidatëve të tjerë, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia. Planet parashikojnë një rrugë të qartë, hap pas hapi, drejt anëtarësimit, me reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave.

Sipas këtij plani, Shqipëria do të ketë një listë të qartë reformash dhe data orientuese për përfundimin e grup-kapitujve të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin.

Poll

MOS HUMB