LIVE UPDATES

'Territorialja' tek 'Ligjet'/ Tensione dhe debate...Mazhoranca nuk përfshin në rend dite draftin e PD, Manja: Flasim kur ta keni në tryezë

♦Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit. ♦Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet, tensionet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës. ♦Opozita kërkoi përfshirjen në rendin e ditës draftin e tyre, por mazhoranca e rrëzoi kërkesën. ♦Më pas, nisën debatet me opozitën që hodhi akuza për mënyrën se si janë zhvilluar konsultimet. ♦Teksa po diskutohej për shërbimet publike, demokrati Luçiano Boçi u përfshi në një debat me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja. ♦Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, gjithashtu kritikoi dhe ironizoi mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën po trajtohet reforma. ♦Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako në cilësinë e përfaqësueses së Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë paraqiti propozimet e kësaj shoqate në kuadër të diskutimeve për reformën Administrativo-Territoriale. ♦Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako në cilësinë e përfaqësueses së Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë ka paraqitur propozimet e kësaj shoqate në kuadër të diskutimeve për reformën Administrativo-Territoriale.

3 artikuj për këtë temë.
2 ORE ME PARE

Reforma territoriale/ Sako kërkon më shumë kompetenca për bashkitë: Çdo funksion i ri të shoqërohet me financim dhe staf (VIDEO)

'Territorialja' tek 'Ligjet'/ Tensione dhe
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako në cilësinë e përfaqësueses së Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë ka paraqitur propozimet e kësaj shoqate në kuadër të diskutimeve për reformën Administrativo-Territoriale.

Sako prezantoi propozimet e miratuara nga Asambleja e shoqatës dhe të dorëzuara dy bashkëkryetarëve të reformës në muajin qershor. Në fokus të tyre janë decentralizimi rritja e kompetencave të njësive vendore financimi i funksioneve të transferuara dhe shpërndarja më e barabartë e investimeve.

Gjatë fjalës së saj Sako theksoi se çdo përgjegjësi e re që i kalon pushtetit vendor duhet të shoqërohet me kompetenca të përcaktuara qartë financim dhe kapacitete njerëzore.

“Gjatë takimeve që kemi pasur me kryetarët e bashkive, kemi vënë theksin te funksionet dhe financat si çështje shumë të rëndësishme për shërbimin fundor të qytetarëve, sepse atyre nuk u intereson se kush e jep shërbimin, por e rëndësishme është që shërbimi me standard të shkojë edhe te qytetari me vendbanimin shumë të largët. Ne propozojmë që të ndalohet me instrument ligjor heqja e funksioneve dhe kompetencave të njësisë së qeverisjes vendore për çështje që shtrihen në territor nga qeveria qendrore. Duhet përcaktuar një metodologji e qartë e decentralizimit të një funksioni. Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia. Çdo funksion i ri që transferohet te bashkitë duhet shoqëruar me kompetenca të qarta, financim, standarde dhe kapacitete njerëzore. Duhen miratuar standarde kombëtare dhe vendore në harmoni me BE-në për shërbimet publike, të garantohet cilësi dhe akses i barabartë në shërbime në zona urbane dhe rurale. Njësitë administrative duhet të kenë më shumë kompetenca, të ofrojnë më shumë shërbime. Investimet të shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendosja e një rregullatori për shpërndarjen e investimeve do të bënte të mundur mbulimin me investime të të gjithë territorit.” tha Emiriana Sako./ZËRI

3 ORE ME PARE

Përplasje te "Ligjet"/ Boçi: Qytetarët e gjejnë vulën në SPAK, se janë 40 kryetarë atje, Manja: Ti shiko mos të vjen ndonjë ftesë

'Territorialja' tek 'Ligjet'/ Tensione dhe
luciano boci-ulsi manja

TIRANË- Diskutimet për Reformën Territoriake në Komision e Ligjeve, u shoqëruar me debate mes palëve. Një përplasje u regjistruar mes deputetit të PD-së, Luçiano Boçi, dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa po diskutohej për shërbimet publike.

Boçi iu referua kryetarëve të bashkive që janë përballur me drejtësinë, duke deklaruar se sot qytetarët “e gjejnë vulën te SPAK-u”, ndërsa Manja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se "secili ka llogarinë e vet me drejtësinë".

Pjesë nga debati:

Boçi: "Doja ta nisja te monologu juaj (Manja), ku qytetarët e gjenin kryetarin e komunës. Dhe e përcaktoje që do e gjenin vulën te turizmi. E di ku e gjejnë vulën sot qytetarët?  Te SPAK janë 40 kryetarë bashkish të proceduar”.

Manja: "Mos u merr me atë punë ti secili e ka llogarinë vetë me drejtësinë, ti shiko mos të marrësh vetë ndonjë ftesë për vete. Kur të të vijë shko atje"./ZËRI

6 ORE ME PARE

Debate te "Ligjet" për Territorialen/ Drafti i PD në rend dite? Manja: S'e kam në tryezë, Korreshi: S'po bëjmë byrek

'Territorialja' tek 'Ligjet'/ Tensione dhe
ulsi manja-saimir korreshi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e nismës për hartën e re territoriale të vendit, teksa debatet u shoqëruan me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. 

Mazhoranca po avancon me propozimin e saj për reformën e re territoriale, që parashikon kalimin nga 61 në 46 bashki, ndërsa opozita ka depozituar propozimin me 100 bashki dhe ka kërkuar të që të futet në diskutim. Kërkesa e tyre është rrëzuar pas 3 orësh diskutime mes palëve, çka ka shktuar tensione dhe debate mes tyre. 

Deputeti demokrati Oerd Bylykabashi kërkoi që të dyja nismat të trajtohen në të njëjtën procedurë, si dhe propozimi i opozitëës të kalojë përmes konsultimit publik. 

“Nisma juaj dhe nisma jonë, duhet të bashkohen. Duhet të bëhet edhe për nismën tonë procedurën e konsultimit publik që bëtë për draftin tuaj. Ju vratë konsensus se donit të nxirrnit hartën tuaj me 46 bashki. Bashkoni nismën tuaj legjislative, bashkoni dy nismat dhe bëni procedurë të njëjtë”, tha deputeti demokrat.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit Ulsi Manja, deklaroi se procedura do të vijojë mbi projektligjin e paraqitur nga Partia Socialiste, duke theksuar se nisëm e opozitës ende nuk e kanë në tryezë.

“Silleni nismën tuaj, kur ta kemi në tavolinë do flasim. Ky komision do të vijojë me shqyrtimin e projektligjit të sjellë nga Partia Socialiste”, u shpreh Manja.

Deputeti demokrati Saimir Korreshi mori pjesë gjithashtu në debate. Ai ironizoi mënyrën dhe shpejtësinë me të cilën po trajtohet reforma.

“Po se Byrek është ky, nga ata të ngrirët që e fut në furrë e del për 4 minuta? Kjo nuk bëhet më një ditë. Edhe Diella me AI të kishte ardhur, nuk do ishte bërë. Nuk mund t’ua themi këtë shqiptarëve. Është dhe ky varianti ynë tjetër. I mirë i keq, le ta shohim. Duhet dëgjuar varianti tjetër”, deklaroi Korreshi.

Drafti i mazhorancës parashikon shkrirjen e 15 bashkive, kalimin nga 61 në 46 bashki. Ndërsa nga ana tjetër, drafti i opozitës parashikon 100 bashki./ZËRI

Poll

MOS HUMB