Qytetërim

Kuqezinjtë 'luftojnë' për vendin e parë, sot Bjellorusi-Shqipëri

Shqipërisë i mjafton një barazim për ta përfunduar grupin në krye dhe për t’u ngjitur drejtpërdrejt në Ligën B.

F.I

Kuqezinjtë 'luftojnë' për vendin e parë, sot

HUNGARI-Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të grupit në Ligën e Kombeve. Sfida nis në orën 18:00, në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, në Hungari.

Shqipërisë i mjafton një barazim për ta përfunduar grupin në krye dhe për t’u ngjitur drejtpërdrejt në Ligën B. Kuqezinjtë kryesojnë grupin me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, e cila mban vendin e dytë me 10 pikë. 

Ndërkohë, ylli i kombëtares Ernest Muçi do të mungojë sot në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në Hungari kundër Bjellorusisë. Stafi mjekësor i kuqezinjve nuk ka dhënë konfirmimin që 25-vjeçari të zbresë në fushë pas dëmtimit që mori kundër Finlandës. Bashkë me Muçin, për arsye taktike, trajneri ka vendosur të lërë jashtë Klevi Qefaliajn, ndërsa Ylber Ramadani mungon për shkak kartonësh.

Kuqezinjtë kërkojnë një tjetër fitore ndaj Bjellorusisë, ndërsa edhe një pikë do t’u mjaftonte për ta mbyllur me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve./ZËRI

MOS HUMB