Këtë nëntor, TEG feston 15 vjetorin e tij nën ritmin e lumturisë; një festë që do të kulmojë më 13–15 nëntor, me oferta ekskluzive në dyqane, si dhe me një program të dedikuar argëtimi për të gjithë familjen. Kjo fundjavë do të jetë një mundesi shumë e mire për të kombinuar blerjet tuaja të sezonit me argëtimin, duke festuar nën ritmin e lumturisë.
Çfarë ofertash gjen këtë fundjavë në TEG?
Për garderobën tuaj: Markat tuaja të preferuara në TEG si Fashion & Friends, Mango, Hugo, Alviero Martini, Levi’s, Koton e shumë të tjera, sjellin trendet e fundit të modës, dhe oferta ekskluzive që mund t’i gjeni vetëm në TEG! Nga kostumet në Cacharel e deri tek veshjet casual dhe sportive në Cohl’s, është e sigurt që në TEG do të jetë e lehtë të plotësoni look-un tuaj këtë sezon.
Për aksesorët që bëjnë diferencën: Nga syzet, çantat, bizhutë, e shumë të tjera, në TEG do të gjeni copëzat që shprehin më së miri stilin tuaj, me oferta të dedikuara në Max Optika, Pandora, Carpisa, Tumi, Top Optik dhe më shumë
Për më të vegjlit: Jo vetëm argëtim, por gjithashtu edhe shumë oferta ju presin në TEG për fëmijët, në marka si Kiabi, Petit Bateau, Sarabanda & iDO, Original Marines. Është koha e duhur për të gjetur veshjet dhe këpucët që do t’ju mbajnë ngrohtë dhe komod përgjatë muajve të ftohtë të dimrit.
Për bukurinë dhe kujdesin: Kiko Milano dhe Beauty & The City sjellin oferta të dedikuara për produktet që ju bëjnë të shkëlqeni çdo ditë. Ndërkohë, për kujdesin tuaj kanë menduar Yves Rocher, Farmacia TEG dhe L’Occitane, teksa Lush mirëpret fëmijët në një aktivitet të dedikuar për ta. Për meshkujt, Barber Hair Salon vjen me një ofertë të dedikuar për shërbimet dhe produktet e kujdesit të flokëve.
Për shtëpinë tuaj: Nëse po kërkoni për elektroshtëpiake, në Neptun keni mundësinë të përfitoni nga ulje deri në 65%. Dhe për ju që keni nisur përgatitjet për festat e fundvitit, në Jumbo ju presin produktet dhe dekoret festive me nje varietet si askund tjeter . Për mobilie, tekstile, dyshekë dhe artikuj të tjerë për shtëpinë, vizitoni JYSK, Top Shop, Dorelan dhe World Flex për oferta ekskluzive në produktet e shtëpisë.
Për një vakt të shijshëm: Mes blerjeve dhe festimeve, bëni një ndalesë te HEB’s për të shijuar menunë e dedikuar, që e gjeni vetëm në TEG. Pizza Hut vjen gjithashtu me një ofertë të dedikuar për picat e saj më të pëlqyera.
Programi i fundjavës
E premte, 13 nëntor, ora 18:00: Ndiqni “Marshimin e Lumturisë”, një eksperiencë e veçantë që do të përfshijë të gjithë qendrën në një ritëm që do të mbahet mend gjatë. Programi i mbrëmjes përfshin edhe një performancë speciale nga Talentet e TEG.
E shtunë, 14 nëntor, ora 18:00: Pas blerjeve, qëndroni për Spektaklin Ndërkombëtar të Akrobacisë dhe magjinë festive. Një mbrëmje që mund ta shijoni së bashku me të gjithë familjen.
E diel, 15 nëntor, ora 11:30: Niseni të dielën tuaj ndryshe në TEG me këmbëgjatët dhe kujtimet e veçanta që do të merrni pranë pasqyrës magjike.
Më 13, 14 dhe 15 nëntor, ju presim në TEG të festojmë ritmin e lumturisë!
Për të mësuar më shumë mbi programin e aktiviteteve dhe ofertat, ndiqni TEG në rrjetet sociale dhe vizitoni teg.al.
TEG është pjesë e Grupit BALFIN, një grup ndërkombëtar investimesh, me një portofol të diversifikuar dhe aktivitet në 14 shtete dhe 2 kontinente.