Qytetërim

Fitorja ndaj Finlandës! Shqipëria një pikë larg Ligës B, vendosin golat e Muçit dhe Manajt

Sfida ndaj Bjellorusisë do të luhet të dielën e 15 nëntorit. 

F.I
Fitorja ndaj Finlandës! Shqipëria një pikë larg Ligës
pamje nga kombëtarja shqiptare

TIRANË-Shqipëria triumfoi 2-0 ndaj Finlandës, në duelin e vlefshëm për raundin e pestë në grupin C1 në Ligën e Kombeve. Kombëtarja kuqezi siguroi 3 pikët. 

Skuadra e Maran kaloi në avantazh falë një supergoli të Ernest Muçi, i cili me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur finlandezët. Shqipëria dyfishoi shifrat në pjesën e dytë me Rey  Manaj, që u tregua i saktë në goditjen me kokë. Shqipëria mban vendin e parë me 12 pikë, dy më shumë se Bjellorusia, rivali i ardhshëm i kuqezinjve. 

Për kombëtaren nevojitet vetëm një barazim për t’u promovuar në Ligën B si dhe të sigurojë play-offin e Kampinatit Evropian 2028. Sfida ndaj Bjellorusisë do të luhet të dielën e 15 nëntorit. 

MOS HUMB