Aktualitet

Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses: Pezulloni dënimin tim dhe konfiskimin e pasurisë

Goro kërkon gjithashtu që të pezullohet dhe të mos zbatohet vendimi për konfiskimin e një pasurie të llojit apartament, derisa të shprehet në themel Gjykata Kushtetuese.

F.I
Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses: Pezulloni dënimin tim dhe konfiskimin
Jorgo Goro

TIRANË-Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg. Goro kërkon gjithashtu që të pezullohet dhe të mos zbatohet vendimi për konfiskimin e një pasurie të llojit apartament, derisa të shprehet në themel Gjykata Kushtetuese.

Ish-kryebashkiaku pretendon se procesi ndaj tij ishte antikushtetues dhe se shkeljet nuk u kryen vetëm nga Gjykata e Lartë, por edhe nga dy gjykatat më të ulëta, mes tyre Apeli i Posaçëm, i cili nuk kishte pranuar, në verën e vitit 2025, kërkesën e tij për t’u rigjykuar, pasi i ishin shkelur garancitë ligjore.

Jorgo Goro është arrestuar më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe më pas me masa sigurie dhe vendime të GJKKO-së, në lidhje me dy raste “shpërdorim detyre”. Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.

Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, dënim i reduktuar në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Jorgo Goro u gjet fajtor për veprat penale "shpërdorim detyre" dhe "tjetërsim të provave". 

MOS HUMB