Gentian Sala
TIRANË-Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Mësohet se dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij nga detyra. Arsyet e dorëheqjes së Salës mbeten ende të paqarta.
Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt të vitit 2025. Ai ka qenë më parë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019. Ai gjithashtu ka koordinuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.