Aktualitet

'I çoja supë..'! Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani

Ai u arrestua më 22 shtator me dyshimin se kishte ndihmuar Agasin, ku dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur Ergys Agasi ka hyrë në lokalin e bllokut qeveritar në Durrës, për të fshehur gjurmët e frekuentimit të tij në këto ambiente.

F.I
'I çoja supë..'! Ndihmoi Ergys Agasin gjatë
Ergys Agasi dhe Embro Sulejmani

TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Embro Sulejmanin, i akuzuar se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim nga autoritetet. Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij, duke i vendosur masën 'detyrim paraqitje'. 

Sulejmani, administrator i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, gjatë dëshmisë paraprake në GJKKO ka mohuar të ketë kryer ndonjë vepër penale, ku deklaronte se nuk e kuptonte se për çfarë krimi akuzohet. Ai u arrestua më 22 shtator me dyshimin se kishte ndihmuar Agasin, ku dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur Ergys Agasi ka hyrë në lokalin e bllokut qeveritar në Durrës, për të fshehur gjurmët e frekuentimit të tij në këto ambiente.

Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, Sulejmani kishte pranuar se e njihte Ergys Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi, si dhe kishte konfirmuar se i kishte dërguar ushqime gjatë kohës që ai ishte në kërkim.

“Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”,-ka deklaruar Sulejmani para gjykatës. 

MOS HUMB