Aktualitet

Krim në familjen shqiptare në Itali, Eduart Xhani vret nënën e tij 39-vjeçare

21-vjeçari Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona. 

F.I
Krim në familjen shqiptare në Itali, Eduart Xhani vret nënën
pamje nga vendngjarja

ITALI-Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku djali ka vrarë me thikë nënën e tij. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 nëntorit në një shtëpi në Via Tagliata Traversa 2 në Chiari. 

Viktima është Meleqe Lusha, 39 vjeç, ndërsa djali i saj, 21-vjeçari Eduart Xhani, pas krimit është larguar nga banesa dhe më pas është vetëdorëzuar te karabinierët në Cremona. Nënë e bir jetonin në të njëjtën banesë. Familja është me origjinë shqiptare, ndërsa 21-vjeçari ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Detajet e krimit të rëndë ende nuk dihen, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

MOS HUMB