QAFË-BOTË-Pika kufitare e Qafë Botës do të funksionojë nga ora 07:00 deri në 21:00 me orën e Shqipërisë, pas rikthimit të orarit dimëror nga pala greke. Me orën e Greqisë, shërbimi do të ofrohet nga ora 08:00 deri në 22:00. Ndryshimi prek udhëtarët dhe automjetet që përdorin këtë pikë për të kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, në të dyja drejtimet.
Koha e funksionimit reduktohet me katër orë në ditë: hapja bëhet dy orë më vonë dhe mbyllja dy orë më herët krahasuar me orarin veror.
Në muajin maj orari ishte zgjeruar nga 05:00 deri në 23:00 me orën shqiptare, ose nga 06:00 deri në 24:00 me orën greke. Zgjatja ishte njoftuar në prag të rritjes së lëvizjeve gjatë verës.