TIRANE- Embro Sulejmani, administratori i agroturizmit "Kodra e Kuajve" është njëherazi edhe administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja e arrestimit të tij. Sulejmani dyshohet se ka fshirë kamerat e sigurisë në momentin kur Ergys Agasi është arrestuar, për të fshehur gjurmët e frekuentimit të tij në këto ambiente.
Po sot, SPAK arrestoi shefin e Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi, ndërsa kreu kontrolle te banesa e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe ka lëshuar një masë "arrest shtëpie" ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
SPAK dhe BKH nuk e kanë ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit pasi ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtarë në Baku të Azerbaxhanit./ZËRI