Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit ajror në Bosnjë-Hercegovinë, ku rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian ka shkaktuar katër viktima.
Përmes një reagimi Nufi shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Italinë dhe Forcat e saj të Armatosura, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes për familjet e viktimave dhe personat e lënduar nga ngjarja tragjike.
Helikopteri italian ishte i angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
“Thellësisht i pikëlluar nga aksidenti tragjik që përfshiu një helikopter ushtarak italian, të angazhuar në kuadër të misionit EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë.
Mendimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të lënduarit.
Në këtë moment pikëllimi, Shqipëria qëndron krah Italisë dhe Forcave të saj të Armatosura, në solidaritet të sinqertë dhe miqësi të thellë”, thuhet në reagimin e ministrit Nufi./ZËRI