Bota

Flavio Bolsonaro zhvendoset në Miami pas humbjes së zgjedhjeve, SHBA pritet t’i japë vizë familjes

Udhëtimi drejt SHBA-së vjen pas humbjes së garës presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silvës ndërsa emri i tij është përfshirë edhe në një hetim për pastrim parash.

M.K.
Flavio Bolsonaro zhvendoset në Miami pas humbjes së zgjedhjeve, SHBA
Flavio Bolsonaro

 

SHBA- Senatori brazilian Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami në Shtetet e Bashkuara, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij. Udhëtimi drejt SHBA-së vjen pas humbjes së garës presidenciale përballë Luiz Inácio Lula da Silvës ndërsa emri i tij është përfshirë edhe në një hetim për pastrim parash.

Sipas raportimeve mediatike, familja Bolsonaro pritet të pajiset me viza amerikane. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit i ka konfirmuar CNN-it se dokumentet e udhëtimit do t’u lëshohen atij dhe familjarëve të tij.

Largimi nga Brazili vjen në një moment delikat për senatorin, pasi autoritetet gjyqësore i kishin tërhequr pasaportën me qëllim parandalimin e largimit të tij nga vendi. Megjithatë rrethanat se si ai arriti të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara mbeten të paqarta pasi ai përballet me një hetim për pastrim parash./ZËRI

MOS HUMB