Politikë

Komisioni i Ligjeve rifillon mbledhjen online

Në mbledhjen e Komisionit do të diskutohet për projektbuxhetin 2024.

Redaksia Zëri
Komisioni i Ligjeve rifillon mbledhjen online
pamje nga mbledhja

TIRANË- Ka rifilluar online mbledhja e komisionit të Ligjeve. Mbledhja u ndërpre pasi deputetët e PD-së krijuan kaos duke detyruar kryetaren e Komisionti që këtë herë të nisë online. Mbledhja nisi rreth orës 12:40 minuta dhe deputetët e opozitës nuk marrin pjesë.

Komisioni i Ligjeve rifillon mbledhjen online

Në mbledhjen e Komisionit do të diskutohet për projektbuxhetin 2024. Ministri i Financave, Ervin Mete po prezanton pr/buxhetin për vitin 2024. Në 2024 për drejtësinë jepen më shumë se 26 miliardë lekë, nga të cilat shpenzimet për personelin e drejtësisë janë 16 mld lekë. Ndërkohë është anuluar edhe mbledhja e Komisionit të Jashtëm. Edhe komisioni i Shëndetësisë u vendos që të mbahej online.

"Të nderuar, ju njoftoj që për mungesë kuorumi mbledhja e KPJ te orës 12.00 shtyhet. Do te njoftoheni se kur diskutimi i këtij projekt-ligji do te zhvillohet”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së sotme ishin parashikuar të mbaheshin mbledhjet e 5 Komisioneve Parlamentare, një pjesë e të cilave u ndërprenë për shkak të tensioneve me Gardën, që nuk lejuan të hynin në Kryesi deputetët e PD-së. Por pas përplasjeve edhe fizike, deputetët hynë nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit, duke bllokuar komisionet.

Poll

MOS HUMB