
TIRANË – Më 23 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe zgjodhi në mënyrë rastësore qendrat e votimit që do i nënshtrohen procesit të këqyrjes paszgjedhore për zgjedhjet e 14 majit, por edhe ato të 23 shtatorit në Kukës.
KQZ ka nisur sot me hapjen e 10 përqind të kutive të votimit në të gjitha bashkitë.
Hapja e kutive të votimit synon kontrollin, nëse gjatë procesit të numërimit të votive ka pasur parregullësi.
Në këtë mënyrë, mund të verifikohet më lehtë nëse vota e qytetarëve është numëruar siç duhet apo komisionerët kanë devijuar vullnetin e zgjedhësve.
Rinumërimi i votave do bëhet nga specialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo praktikë është një ndryshim i viteve të fundit në Kodin Zgjedhor, përmes së cilit KQZ është e detyruar që pas zgjedhjeve të numërojë 10 përqind të votave, për të parë nëse ka apo jo abuzime./Zëri.ai/