Politikë

U thirr nga SPAK, Rakip Suli: Më lini t’u shërbej qytetarëve

Suli është shprehur se për Shqipërinë është një ditë e mirë që njerëzit me pushtet të japin llogari përpara drejtësisë

E.K
U thirr nga SPAK, Rakip Suli: Më lini t’u shërbej
Rakip Suli

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli ka folur shkurtimisht para gazetarëve, pasi u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. Suli tha se është një lajm i mirë që SPAK po vepron tek personat me pushtet, dhe se të gjithë duhet të japin llogari. Suli qëndroi në SPAK për rreth 90 minuta, ndërkohë që nuk u shfaq në prani të ndonjë avokati mbrojtës.

Rakip Suli: Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë sepse po jep shpresë të shqiptarët. Shyqyr që erdhi dita që të japim të gjithë llogari. Më lini që t'iu shërbej qytetarëve, ky është misioni im. Do të vij në SPAK sa herë që të jetë e nevojshme.

Rakip Suli është kallëzuar nga banorët e Kamzës për shkelje dhe për korrupsion. Kallëzimi është depozituar nga avokatja Adriana Kalaja, e cila ka raportuar se në SPAK kanë dorëzuar auditimin e KLSH, ku janë konstatuar shumë shkelje.

SPAK ka regjistruar procedimin penal për akuzat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorimi i detyrës”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai drejton Kamzën në mandatin e tij të dytë si kryebashkiak./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB