Politikë

Deputetët e PD në korridoret e Kuvendit, anulohet mbledhja e Komisionit të Jashtëm

Deputetët e Partisë Demokratike, pasi nuk u lejuan nga Garda të hyjnë në Kuvend, kanë hyrë nga dritaret. Ata penguan zhvillimet e punimeve në Komisionin e Jashtëm, atë të Ligjeve dhe Ekonomisë.

D.XH
Deputetët e PD në korridoret e Kuvendit, anulohet mbledhja e
Komisioni i Jashtem

TIRANË- Partia Socialiste ka anuluar punimet në Komisionin e Punëve të Jashtme. Shkak ishin tensionet e shkaktuara nga opozita, që është futur forcërisht nga dritaret, brenda Kryesisë së Kuvendit, aty ku po mbahej edhe mbledhja.

Më herët janë anuluar punimet në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Shëndetësisë.

Ç'ndodhi në Kuvend?

Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB