Politikë

VIDEO/ Tensione në Komision, Sula: Na dhunuat, turpi i zi! Koçi: Mos e kruaj me mua

Sula ankohet dhe për faktin që u është mbyllur dera e Kuvendit dhe se nuk u është lejuar që të futen brenda.

F.m
VIDEO/ Tensione në Komision, Sula: Na dhunuat, turpi i zi! Koçi: Mos
Tensione në Komision

TIRANË- Deputët e Opozitës kanë debatuar me tone të ashpra në Komisionin e Ligjeve. Në videon e siguruar nga Zëri.ai, shihet deputeti Dashnor Sula që debaton me Petro Koçin dhe Klotilda Bushkën. Sula ankohet dhe për faktin që u është mbyllur dera e Kuvendit dhe se nuk u është lejuar që të futen brenda.

“Po na rrahin o Arben, na dhunuan atje, çfarë bënoi more kështu? Të mos bërtas unë, çfarë duhet të bëj, të të shikoj ty se je i bukur??”- dëgjohet të thotë Sula.

“Turp të keni, turp, vetëm turp…ç’punë keni me ne. Si e mbyllët derën? Kush e mbylli? Keni humbur logjikën!”- shton Sula.

“Mos e kruaj shumë me mua,”- i kthehet Petro Koçi.

“E kruaj me ty dhe me kë të dua,”- thotë Sula dhe vijon debatin.

“Ç’punë keni me ne more, doni të merreni me Saliun, merruni me Saliun, doni të merreni me Nokën, merruni me Nokë, jo me ne,”- thotë Sula më tej.

Ç'ndodhi në Kuvend?

Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisionet ishin mbledhur online, por deputetët e Opozitës u futën nga dritarja dhe ndërprenë punimet.

Poll

MOS HUMB