Politikë

“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula shpërthen ndaj gardistëve: Keni lujt mendsh

Sula është përplasur ashpër me punonjësit e Gardës

E.K
“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula
Deputeti Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula është përplasur ashpër me punonjësit e Gardës, në momentin që këta të fundit penguin deputetët e PD-së që të futeshin në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Sula iu drejtua ashpër punonjësve të gardës të cilëve mes të tjerave iu tha ‘jeni të përdhunuar të gjithë, shoqëri e frutrume’.

“Këta kanë lujt mendsh, nuk ma merrte mendja që do të arrinin deri në këtë pikë. Hapni derën sepse latë nam, ikën personat që ishin të përjashtuar”, u shpreh deputeti Dash Sula.

“Turp të keni, turp të keni, lëpiheni për një rrogë”, ishin vetëm disa nga thirrjet e deputetit Sula në drejtim të efektivëve të Gardës.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Garda ka marrë urdhër nga Kuvendi që të mos lejojë që të hyjnë në ambientet e Kryesisë 8 deputetët e opozitës që janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat.

Një pjesë e deputetëve të opozitës hynë nga dritaret në sallën e mbledhjeve të grupit të PD-së.

Çfarë ndodhi sot:

Deputetët e PD-së kishin njoftuar se do të mblidhnin grupin parlamentar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit në orën 10:15 të paradites së sotme, ndërkohë që Garda kishte marrë urdhër që të mos lejonte 8 deputetët e përjashtuar që të hynin në godinë. Deputetët e PD-së që janë përjashtuar për 10 ditë janë: Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja. Ndërkohë Gazment Bardhi deklaroi se ata janë përjashtuar nga seancat dhe mbledhjet e grupeve, dhe askush nuk mund iu heq atyre të drejtën për të përdorur zyrat e Kryesisë. /Zëri.ai

“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula“Lëpiheni për një rrogë”, Dash Sula

Poll

MOS HUMB