Politikë

Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK, nuk flet para gazetarëve

Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha që nuk u paraqit në SPAK, biznesmeni Fatmir Bektashi ka zbatuar urdhrin e gjykatës dhe është paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore.

D.XH
Fatmir Bektashi paraqitet në SPAK, nuk flet para gazetarëve
Fatmir Bektashi

TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të hëne, pasi Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga ambientet e gjykatës, ku e prisnin mediat për një prononcim, Bektashi vendosi të mos flasë asnjë fjalë. Edhe pse gazetarët e pyetën nëse donte që komunikimin ta bënte në italisht apo anglisht, Bektashi vendosi 'të kyçte' gojën dhe të mos thoshte asnjë fjali në lidhje me paraqitjen e tij para Oficeres së Policisë Gjyqësore. 

 “Parli italiano? Do you speak english?”, pyetën gazetarët, ndërsa situata u përcoll me humor. 

Kjo është hera e parë që Bektashi paraqitet në SPAK, që kur GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje". 

SPAK kishte fletë-thirrje edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, por ky i fundit ka refuzuar të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore. Berisha ka mbledhur deputetët demokratë në Kryesinë e Kuvendit. 

Në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Struktura e Posaçme Antikorrupsion arrestoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe vendosi detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe biznesmenit Fatmir Bektashi./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB