Aktualitet

Intervista më interesante e dhënë ndonjëherë përballë SPAK

Kjo gjë i 'detyroi' gazetarët që ta pyesnin nëse dinte anglisht apo italisht, por sërish Bektashi heshti.

F.m
Intervista më interesante e dhënë ndonjëherë
Fatmir Bektashi

TIRANË- Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka preferuar të mos japë asnjë prononcim për gazetarët, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku dhe u paraqit sot, sipas urdhrit. Të gjithë gazetarët iu afruan me mikrofona në duar, në momentin që ai doli, por Bektashi vetëm tundte kokë në mënyrë mohuese pas çdo pyetjeje. Kjo gjë i 'detyroi' gazetarët që ta pyesnin nëse dinte anglisht apo italisht, por sërish Bektashi heshti. Më pas u largua duke lënë pas gazetarët duke qeshur.

Kjo është hera e parë që Bektashi paraqitet në SPAK, që kur GJKKO vendosi ndaj tij masën e sigurisë "detyrim paraqitje". SPAK kishte fletë-thirrje edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, por ky i fundit ka refuzuar të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore.

Në lidhje me aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Struktura e Posaçme Antikorrupsion arrestoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe vendosi detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha e biznesmenit Fatmir Bektashi.

Poll

MOS HUMB