Aktualitet

Shpërthim në Metalurgjikun e Elbasanit, Policia: U shkaktua nga një shkëndijë

Sipas informacioneve paraprake nga policia, zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe policia ka bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit. 

F.m
Shpërthim në Metalurgjikun e Elbasanit, Policia: U shkaktua nga
Metalurgjik

ELBASAN- Një shpërthim i fortë ka tronditur Elbasanin këtë paradite. Zëri.ai mëson se shpërthimi ka nisur në zonën e Metalurgjikut. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa auto-ambulanca. Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me zjarrin që përfshiu paraditen e së hënës, një vend grumbullimi të skrapit në ish zonën e Metalurgjikut në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.


Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe policia ka bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:15, dyshohet se nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike, ka rënë zjarr në një pikë për grumbullimin e skrapit, në zonën e ish-kombinatit metalurgjik, në Bradashesh. Nuk ka shtetas të dëmtuar nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe me punonjësit e kompanisë që ka në pronësi pikën për grumbullimin e skrapit, kanë bërë të mundur zhvendosjen e mbetjeve, për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe të tymit. Ndërkaq, grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e zjarrit.

Poll

MOS HUMB