Aktualitet

Përplasi çiftin pranë Kryeministrisë, në pranga shoferi (EMRI+FOTO)

Bëhet me dije se në pranga është vënë Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç.

Redaksia Zëri
Përplasi çiftin pranë Kryeministrisë, në pranga
Jorgaq Thengjilli

TIRANË-Shoferi i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”, që përplasi ditën e sotme një çift të rinjsh pranë Kryeministrisë, është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Bëhet me dije se në pranga është vënë Jorgaq Thengjilli, 21-vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, pranë Liceut, në rrugën "Ismail Qemali". Dyshja po ecnin në këmbë në trotuar, kur një automjet tip “Mercedes Benz” që po udhëtonte me shpëjtësi të lartë, ka përfunduar në trotuar dhe i ka përplasur. Çifti i të rinjve momentalisht ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spitalin e Traumës.

Përplasi çiftin pranë Kryeministrisë, në pranga

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën "Ismail Qemali", duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB