
TIRANË- Një çift të rinjsh kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, pasi janë përplasur nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Tiranë, pranë Liceut, në rrugën "Ismail Qemali". Dyshja po ecnin në këmbë në trotuar, kur një automjet tip “Mercedes Benz” që po udhëtonte me shpëjtësi të lartë, ka përfunduar në trotuar dhe i ka përplasur.

Të dy janë dërguar në spital, ndërkohë që raportohet se vajza është në gjendje të rëndë për jetën dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në "Spitalin e Traumës".
Ende nuk ka një njoftim nga ana e Policisë së Tiranës për ngjarjen, por dy djemtë që ndodheshin brenda mjetit mësohet se janë shoqëruar në polici.


