
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë përplasur me punonjësit e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit. Deputetët e PD-së u paraqitën në hyrje të Kuvendit këtë mëngjes, pasi ishin thirrur nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cili do të zhvillonin mbledhjen e grupit. Por, duke qenë se tetë prej tyre janë përjashtuar pas trazirave në seancat plenare, Garda nuk i ka lënë të futen brenda. Nga ana tjetër, Komisioni i Ekonomisë sot është mbledhur online.
Në videon e siguruar nga Zëri.ai dëgjohen deputetët që kërkojnë me ngulm të futen brenda.
“Hapeni ore, Garda, hapeni derën,”- thotë Albana Vokshi.
“Çfarë do hapin, ata kanë mbledhjen private. S’e kuptoni këtë. E kanë vend privat tani. Ore mos do ndërtoni dhe ndonjë pallat këtu?”- dëgjohet të thotë Salianji.
VIDEOJA nga momenti: