Politikë

Përplasjet në Kryesi/ Maxhoranca i mbledh online komisionet, PD s'merr pjesë

Maxhoranca gjen zgjidhjen, i kalon online mbledhjet e komisioneve

E.K
Përplasjet në Kryesi/ Maxhoranca i mbledh online komisionet, PD
Ervin Mete duke raportuar online

TIRANË- Përplasja në Kryesinë e Kuvendit mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe punonjësve të Gardës, duke penguar mbajtjen e Komisioneve Parlamentare, ka detyruar maxhorancën që ti kalojë mbledhjet e tyre online. Kështu Komisioni për çështjet Ligjore që u ndërpre nga opozita ka vijuar online, ku raporton ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete për projektligjin e vitit 2024.

Deputetët e opozitës nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e mbledhjes online, pasi sipas tyre vendimi për ti kaluar mbledhjet në zoom është i paligjshëm dhe mund të bëhet vetëm në kushtet e emergjencës. Edhe Komisioni i Shëndetësisë u vendos që të mbahej online, ndërsa të njëjtin fat do të kenë edhe komisionet e tjera.

Gjatë ditës së sotme ishin parashikuar të mbaheshin mbledhjet e 5 Komisioneve Parlamentare, një pjesë e të cilave u ndërprenë për shkak të tensioneve me Gardën, që nuk lejuan të hynin në Kryesi deputetët e PD-së. Por pas përplasjeve edhe fizike, deputetët hynë nga dritarja në Kryesinë e Kuvendit, duke bllokuar komisionet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB