MARTA KOS & EDI RAMA
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me momentet kryesore nga dy ditët e aktiviteteve në kuadër të Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku ishte e pranishme edhe komisionerja europiane për Zgjerimin Marta Kos.
Videon e shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin: “48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”.
Në përmbledhjen e publikuar janë përfshirë pamje nga takimet dhe aktivitetet e samitit, si dhe disa prej deklaratave të kryeministrit gjatë këtyre dy ditëve./ZËRI