
GAZA- Armëpushimi në Rripin e Gazës do të zgjatet dhe për dy ditë të tjera. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al Ansar. Ky i fundit bën me dije se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakort për zgjatjen e armëpushimit në Gaza me dy ditë të tjera.
Majed al Ansar: Shteti i Katarit njofton, si pjesë e ndërmjetësimit në vazhdim, është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin humanitar për dy ditë të tjera në Rripin e Gazës.
تعلن دولة قطر أن في إطار الوساطة المستمرة تم التوصل إلى اتفاق لتمديد الهدنة الإنسانية ليومين إضافيين في قطاع غزة.
— د. ماجد محمد الأنصاري Dr. Majed Al Ansari (@majedalansari) November 27, 2023
Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa 1 ditë më pas ushtria izraelite nisi bombardimet në Gaza. Më tepër se 17 mijë njerëz kanë vdekur nga luftimet, nga të dyja palët./Zëri