Bota

O’Brien paralajmëron: Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n

Gjatë një prononcimi me gazetarët ai tha se palët duhet të dialogojnë në mënyrë që si Serbia ashtu dhe Kosova të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

E.K
O’Brien paralajmëron: Shkaktimi i trazirave në veri të
Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

KOSOVË- “Shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n”, ky ishte mesazhi i fortë i bërë këtë të hënë nga Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Gjatë një prononcimi me gazetarët ai tha se palët duhet të dialogojnë në mënyrë që si Serbia ashtu dhe Kosova të shënojnë përparim në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

James O’Brien: Është e rëndësishme që të dyja palët ta kuptojnë se, nëse ndodh ndonjë trazirë në veri, kjo nënkupton përballje me NATO-n.

Aktualisht në Kosovë janë 4.687 trupa në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it. Tensionet në Veri të Kosovës u përshkallëzuan pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë efektivi I Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy kolegët e tij./Zëri

Poll

MOS HUMB