
MOSKË - Rusia do të marrë pjesë në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) këtë javë, nëse Bullgaria lejon përdorimin e hapësirës së saj ajrore, tha të hënën ministri i jashtëm rus. “Maqedonia e Veriut na ka ftuar në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të OSBE-së. Bullgaria duket se i ka premtuar Maqedonisë së Veriut të hapë hapësirën e saj ajrore. Nëse funksionon, ne do të jemi atje”, tha Sergej Lavrov në një fjalim në një forum ndërkombëtar në Moskë.
Në shkurt 2022, BE-ja, si dhe shtetet individuale anëtare të BE-së, njoftuan se mbyllën hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, në përgjigje të luftës së Moskës kundër Ukrainës. Lavrov tha se Rusia ka marrë disa kërkesa dhe se në mbledhjen e OSBE-së, mund të flasë edhe me liderë të vendeve perëndimore.
“Sigurisht, ne do të takohemi me të gjithë”, shtoi Lavrov. OSBE do të mbajë këshillin e saj të 30-të ministror më 30 nëntor-1dhjetor në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup./Zëri.ai/