Bota

Bombardimet shkatërruan shtëpitë e libanezëve, Hezbollah: Do i rindërtojmë

Deputeti i Hezbollahut, Hassan Ezzer deklaroi se do dëmshpërblehen të gjithë libanezët, të cilëve iu janë shkatërruar banesat nga bombardimet e Izraelit.

D.XH
Bombardimet shkatërruan shtëpitë e libanezëve, Hezbollah: Do
Hezbollah

BEIRUT – Hezbollahu filloi të paguajë dëmshpërblime për të prekurit nga bombardimet, që kanë ndodhur javët e fundit në fshatrat kufitare të Libanit jugor. Kështu ka thënë deputeti Hassan Fadlallah në një deklaratë për mediat. Gjatë një mbledhje partiake, Fadlallah mësohet se ka thënë se partia e tij do të fillojë të paguajë kompensim, për ata persona, që janë prekur drejtpërdrejtë nga bombardimet izraelite në fshatrat kufitare.

Fadlallah tha se ndërsa incidentet në jug po ndodhnin, Hezbollahu po punonte për të vlerësuar dëmet, në mënyrë që të ofronte mbështetje me sa më shumë burime. I kontaktuar nga L'Orient Today, deputeti i Hezbollahut, Hassan Ezzedine (rrethi i Sour) tha se pagesat që do të fillojnë nga sot, do të bëhen gradualisht për ata që u janë dëmtuar shtëpitë dhe që jetojnë në fshatra. Sa për ata, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan (por nuk janë banorë të përhershëm), Ezzedine tha se do të paguhen në një fazë të mëvonshme. "Ata që jetojnë në shtëpitë e tyre në fshatrat kufitare do të kenë përparësi dhe gjërat si toka bujqësore e banesat e njerëzve që nuk jetojnë në shtëpitë e tyre do të paguhen më pas", tha Ezzedine. Lëvizja sipas deputetit synon t'u mundësojë banorëve, të kthehen në shtëpitë e tyre, sapo të përfundojë konflikti.

Ai shpjegoi se shumat do të ndryshojnë midis shtëpive dhe se një komitet nga partia e tij ka caktuar inxhinierë, të cilët do të vlerësojnë se sa kushton çdo riparim shtëpie e do të paguajnë në përputhje me rrethanat. Sipas Ezzedine, pronarëve të rreth 1,400 shtëpive do t'u paguhet kompensim. Ai shtoi se në këtë proces do të përfshihen edhe komunat e këtyre fshatrave.

L'Orient Today kontaktoi disa banorë të fshatit kufitar, shtëpitë e të cilëve ishin dëmtuar dhe të cilët thanë se nuk ishin kontaktuar ende. Kreu i komunës së fshatit kufitar të Libanit jugor, Dhaira (rrethi Sour) tha për L'Orient Today se në fillim të përleshjeve, Hezbollahu e kontaktoi atë dhe i tha se do të paguanin për dëmet. Ai i tha L'Orient Today të hënën se pagesat në fshatin e tij nuk janë bërë ende, por shtoi se shpreson se do të ndodhin. Përleshje të rënda kanë ndodhur që nga 8 tetori midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite në fshatrat kufitare libanezo-izraelite, të cilat rezultuan në shkatërrimin dhe dëmtimin e shumë shtëpive, ndërtesave dhe zonave bujqësore.

Hezbollahu ka humbur 86 luftëtarë që nga operacioni më 7 tetor, i cili u pasua të nesërmen nga përleshjet midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite. E hëna shënon ditën e katërt dhe të fundit të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili është aplikuar kryesisht në kufirin libanezo-izraelit, me disa përjashtime, pavarësisht se nuk ka asnjë marrëveshje aktuale midis Hezbollahut dhe Izraelit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB