Bota

Kosova vishet kuqezi për Ditën e Pavarësisë

Një flamur gjigant është vendosur në qendër të kryeqytetit të Kosovës ndërsa rrugët janë zbukuruar me flamurin kombëtar.

E.K
Kosova vishet kuqezi për Ditën e Pavarësisë
Flamuri kuqezi

KOSOVË- Prishtina vishet kuqezi në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Një flamur gjigant është vendosur në qendër të kryeqytetit të Kosovës ndërsa rrugët janë zbukuruar me flamurin kombëtar.

Më herët flamuri kuqezi u vendos dhe në Komunën e Luginës së Preshevës ndërsa një atlet, Erzen Zyberaj do niset nga Kosova drejt Shqipërisë në këmbë për të festuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar prezencën e tij në Vlorë, ditën e nesërme.

Kosova vishet kuqezi për Ditën e Pavarësisë
Flamuri kuqezi

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë./Zëri

Poll

MOS HUMB