Bota

Akuza e rëndë: Izraeli po ‘vjedh’ organet e palestinezëve

Organizata Euro-Med Human Right Monitor tha se ka raporte, që flasin për vjedhje të mundshme të organeve jetësore, të palestinezëve të vdekur nga ana e Izraelit.

D.XH
Akuza e rëndë: Izraeli po ‘vjedh’ organet e
Viktimat palestineze

GAZA - Një akuzë e rëndë vjen për Izraelin. Një organizatë joqeveritare ka akuzuar shtetin izraelit se vjedh organet në trupat palestinezë. Shqetësimet rreth 'vjedhjes së organeve' nga forcat izraelite nga palestinezët e vdekur u ngritën nga Euro-Med Human Rights Monitor. Kjo e fundit bëri thirrje për një hetim të pavarur ndërkombëtar.

Euro-Med Human Rights Monitor tha të dielën se kishte "shqetësime" për vjedhjen e mundshme të organeve nga kufomat palestineze, pas raporteve nga profesionistë mjekësorë në Gaza, të cilët ekzaminuan disa trupa, pasi u liruan nga izraelitët. OJQ-ja pretendoi se ka dokumentuar se forcat izraelite konfiskuan dhjetëra trupa të vdekur nga spitalet al-Shifa dhe indoneziane në Gazën veriore, së bashku me të tjerë në jug.

Ata gjithashtu pretenduan se Izraeli kishte zhvarrosur dhe konfiskuar kufomat nga një varr masiv që u hap më shumë se 10 ditë më pare, në një oborr në al-Shifa. Profesionistët mjekësorë thuhet se gjetën organe vitale, të tilla si mëlçitë, veshkat dhe zemrat, së bashku me kokleat dhe korneat, që mungonin, të cilat OJQ-ja i quajti "prova" të vjedhjes së mundshme të organeve. Vjedhja e organeve nuk mund të provohet apo të kundërshtohet vetëm nga ekzaminimi mjeko-ligjor, pasi trupa të shumtë iu nënshtruan operacionit para vdekjes, cituan mjekët në disa spitale të Gazës.

Një ekzaminim i plotë i kufomave të gjetura nuk është i mundur duke pasur parasysh sulmet intensive izraelite në Gaza. Kjo pason komentet e zyrtarëve palestinezë shëndetësorë në Gaza se ata nuk mund të numërojnë më as të vdekurit, sepse sistemi shëndetësor i enklavës është rrënuar. Izraeli është akuzuar prej kohësh për marrjen e organeve.

Vitet e fundit kanë qarkulluar raporte se Izraeli po përdor në mënyrë të paligjshme kufomat palestineze. Në librin e saj ‘Mbi trupat e tyre të vdekur’, mjekja izraelite Meira Ueiss pretendoi se organet u morën nga palestinezët e vdekur midis viteve 1996 dhe 2002 dhe u përdorën në kërkime mjekësore në universitetet izraelite dhe u transplantuan në trupat e pacientëve izraelitë.

Mësimet fetare hebraike lejojnë transplantimin e organeve, nëse është nevoja për të shpëtuar jetë. Një hetim i diskutueshëm i televizionit izraelit në vitin 2014 përfshinte rrëfimet nga zyrtarë të rangut të lartë se lëkura u mor nga trupat e palestinezëve të vdekur dhe punëtorëve afrikanë për të trajtuar izraelitët, si prsh ushtarët me lëndime e të djegura. Drejtori i Bankës Izraelite të Lëkurës zbuloi se rezerva e vendit për "lëkurë njerëzore" arriti në 17 metra katrorë - një numër i madh në krahasim me popullsinë e Izraelit. Izraeli akuzohet edhe se mban eshtrat e palestinezëve të vrarë më 7 tetor.

Izraeli mendohet të jetë qendra më e madhe për tregtinë e paligjshme globale të organeve njerëzore, sipas një hetimi të vitit 2008 nga rrjeti amerikan CNN. Euro-Med Monitor pretendoi se Izraeli është një nga nyjet më të mëdha në botë për tregtinë e paligjshme të organeve njerëzore nën pretekstin e sigurisë.

Organizata i kërkoi vendit të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe përsëriti domosdoshmërinë e respektimit dhe mbrojtjes së trupave të të vdekurve gjatë konflikteve të armatosura. Konventa e Katërt e Gjenevës e vitit 1949, të cilën Izraeli nuk e ka ratifikuar, kërkon që luftëtarët të respektojnë dinjitetin e të vdekurve, duke përfshirë parandalimin e plaçkitjes, gjymtimit ose çdo trajtim mosrespektues të trupave të tyre.

Trupat palestineze thuhet se po mbahen nga forcat izraelite

Euro-Med akuzoi gjithashtu Izraelin se mban eshtrat e dhjetëra palestinezëve të vrarë gjatë operacionit të tij ushtarak në Gaza që nga 7 tetori, megjithëse disa i janë dorëzuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. "Kjo konsiderohet nga disa një praktikë ndëshkuese për t'u mohuar familjeve mundësinë për të varrosur të dashurit e tyre. Izraeli ka një histori të gjatë të mbajtjes së trupave të palestinezëve të vdekur", tha Euro-Med Monitor. Organizata pretendon se Izraeli mban eshtrat e të paktën 145 palestinezëve në morgjet e tij dhe afërsisht 255 në të ashtuquajturat "Varreza e Numrave", një vend pranë kufirit jordanez, që është i ndaluar për publikun.

Refuzimi i dorëzimit të trupave të të vdekurve te familjet e pikëlluara për të kryer varrimin mund të jetë një dënim kolektiv, i cili përsëri është i ndaluar sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, theksoi monitoruesi Euro-Med. Varrosja e të vdekurve konsiderohet një detyrë themelore dhe domethënëse fetare në Islam, e cila mbart një rëndësi të thellë kulturore dhe shpirtërore. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB