
PRISHTINË- Një furrë buke në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar pasi kanë konsumuar produktet e saj.
Sipas policisë së Kosovës, 20 persona shkuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kishin ngrënë në të njëjtën furrë buke, kjo bëri që autoritetet të nisin menjëherë hetimet.
“Efektivët kanë marrë në pyetje pronarin e furrës si dhe autoritetet përkatëse nisën hetimet për higjienën sanitare në furrë. Furra e bukës do të qëndrojë e mbyllur deri sa të dali një raport përfundimtar”, lajmëroi policia Kosovës.
Bëhet me dije se edhe personat e prekur do të merren në pyetje nga policia. /ZËRI