Bota

Kaos në burgjet italiane, 9 efektivë të lënduar gjatë trazirave. Të dënuarit iu vënë flakën qelive, një i ri i jep fund jetës

Në total, në disa prej trazirave që ndodhën në burgje të ndryshme, 9 efektivë mbetën të lënduar

E.K
Kaos në burgjet italiane, 9 efektivë të lënduar gjatë
Foto ilustruese

ITALI- Sistemi i burgjeve në Itali është përfshirë nga trazira të shumta, që kanë çuar edhe në plagosjen e punonjësve të policisë. Sipas TGCOM, 6 efektivë policie në burgun e Torinos mbetën të plagosur, fatmirësisht jo në gjendje të rëndë, në përpjekje për të shuar trazirat që nisën pasditen e të enjtes në disa prej sektorëve të burgut. Dy oficerë të tjerë u asfiksuan si pasojë e tymit që u përhap, ndërsa nuk munguan as tentativat e arratisjes. Trazira ka pasur edhe në burgjet e Biella, Pescara dhe Taranto. Në Parma, më 15 gusht, një i burgosur bëri vetëvrasje.

Trazirat në burgun e Torinos

Incidentet, sipas informacioneve të para, kanë nisur pasdite e të enjtes, ku fillimisht janë përleshur 10 të burgosur në katin e tretë të pavijonit B. Të burgosurit nuk kanë pranuar të kthehen në qeli dhe njëri prej tyre i ka vënë flakën një dysheku. Ndërkohë, në pavijonin C shpërtheu një protestë. Në katin e tretë, përveç refuzimit të hyrjes në qeli, të burgosurit dëmtuan orenditë, dritat e neonit dhe sistemin e vëzhgimit me video. Në katin e dytë u dogjën dyshekë dhe objekte të ndryshme. Në fillim është spërkatur dyshemeja me vaj gatimi për të penguar ndërhyrjen e efektivëve. Për të përballuar situatën, u tërhoqën punonjës të lirë nga detyra dhe u sollën agjentë edhe nga institucione të tjera të vuajtjes së dënimit.

Përpjekja për arratisje

Gjatë trazirave ka pasur edhe një tentativë arratisjeje. Një njëzet e pesë vjeçar me origjinë marokene, duke përfituar nga konfuzioni, u ngjit në murin që kufizohet me oborrin dhe tentoi të arratisej. Alarmi u ngrit menjëherë dhe i burgosuri u gjurmua teksa po kërkonte një mënyrë për të kapërcyer murin rrethues. "Edhe në këtë rrethanë - komenton Vicente Santilli, sekretar rajonal i sindikatës së policisë së burgjeve Sappe - duartrokitjet tona shkojnë për personelin e policisë së burgjeve, të cilët kanë treguar, nëse është ende e nevojshme, aftësinë e madhe që i dallon dhe i lejon shtetit të menaxhojë me profesionalizëm situata operacionale jashtëzakonisht komplekse dhe të rrezikshme".

Trazira edhe në burgun e Biellës

Dy punonjës policie të burgjeve në detyrë në Biella u plagosën ditën e djeshme teksa tentonin të zgjidhnin një mosmarrëveshje mes të burgosurve. Njëri prej tyre është goditur me stol, kolegu i tij është goditur me grusht në fytyrë dhe shpatull.

Zjarr në një qeli në Pescara

Në burgun San Donato në Pescara "në mbrëmjen e 14 gushtit, 5 të burgosur me origjinë nga Magrebi, të cilët kishin promovuar tashmë situata dhe dinamika të tjera të ngjashme, u barrikaduan në protestë brenda qelisë së tyre, duke e shkatërruar plotësisht atë dhe duke ndezur një zjarr". Një nga 4 punonjësit e vuajtjes së dënimit që ndërhynë për të shuar incidentin u dërgua në spiral në gjendje të pavetëdijshme pas dëmtimeve që mori në shpatull.

Taranto, zyra e burgut e grabitur nga një i burgosur

Kaos edhe në burgun e Tarantos: ditët e fundit një zyrë e institutit të vuajtjes së dënimit është përmbysur nga një i burgosur nga Bari rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se ka dëmtuar monitorët e kompjuterit dhe ka hedhur disa karrige në ajër. Sipas sindikatës së pavarur të policisë së burgjeve (Sappe), 30-vjeçari ka reaguar në këtë mënyrë ndaj disa kontrolleve antidrogë të kryera nga punonjësit e policisë së burgjeve. Askush nuk u lëndua.

Parma, i burgosuri kreu vetëvrasje

Një i burgosur i ri në pritje të gjyqit i ka dhënë fund jetës në burgun e Parmës pasditen e 15 gushtit. Këtë e ka bërë të ditur Aldo di Giacomo, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së policisë së burgjeve SPP, sipas të cilit me rastin e djeshëm, numri i vetëvrasjeve që nga fillimi i vitit në burgje, ka shkuar në 67./ZËRI 

Poll

MOS HUMB